Qytetarët e Bosnjës dhe Herceovinës janë tmerruar nga historia e babait nga Liskovaci tek Cazini, në veriperëndim të vendit, i cili tetë vite rreshta i ka keqtrajtuar seksualisht tri vajzat e tij të mitura.
Policët e Cazinit e arrestuan boshnjakun 47-vjeçarin, baba i pesë fëmijëve, pasi policia u lajmërua nga vajza më e madhe, e cila është e martuar dhe jeton në rajonin e Kladushës së Madhe.
Prokurori kompetent është duke hetuar rastin, ndërsa siç shkruan “Dnevni Avaz”, deklaratat i kanë dhënë fëmijët, por jo edhe nëna e tyre. Babai maniak po mbrohet me heshtje.
Fqinjët e tyre thonë se vajza e ka lajmëruar policinë për të mbrojtur motrën e mesme. Vajza e madhe ishte përdhunuar nga i ati që nga viti 2005 e deri në vitin 2008, duke e kërcënuar me forcë fizike dhe duke e lidhur me litar për shtrati.
Vajzën e vogël e kishte përdhunuar në mënyrë të njëjtë në vitin 2011 dhe 2012. Vajzën e mesme ka tentuar disa herë ta përdhunojë, për çka ajo ka ikur nga shtëpia.
Është tragjike që nëna e vajzave e dinte se çfarë po bënte burri i saj përbindësh, por ka heshtur gjatë gjithë kohës. Pas arrestimit të burrit, ajo përfundoi në spital.