Një dëshmi të fuqishme e cila vërteton “ekzistencën e përbindëshave zvarranikë” detarë të cilët kanë një rol primarë në çdo legjendë dhe mit, gjeti një çift në Florida të Amerikës.
Ndërkohë që po shëtisnin bregdetin e Floridës, ata zbuluan një krijesë të çuditshme e të pa njohur detare, e cila ishte nxjerrë nga deti në breg.
“U gjend papritur para këmbëve tanë”, deklaroi Carolyn Hoffman, duke shtuar: “Nuk kam parë kurrë më parë një gjë të ngjashme, veçse në legjenda me përbindësha dhe fotografi që i përkasin atyre”.
Krijesa e rrallë detare, duket se i përket familjes “regalecus” dhe jeton në thellësi të mëdha në oqeane. Sipas specialistëve dhe disa historianëve të cilët studiuan këtë specie të rrallë, bëhet fjalë për një pasardhës të përbindëshave legjendarë të deteve dhe oqeaneve, të cilët për shekuj me radhë tmerronin detarët.