Prodhohet vera e parë nga domatja
E tëra filloi me një recetë të vjetër familjare deri të cilën gati rastësisht e kishte gjetur stërgjyshi i kanadezit Pascal Miche, i cili tashti komercializon 34 000 shishe të këtij eliksiri në pronën e tij në Quebec.
Ky 40-vjeçar kanadez me prejardhje nga Belgjika ka një vresht të pazakonshëm, ku nuk kultivon hardhinë e rrushit, por disa lloje të domates që ai vet i ka përzgjedhur.
Ky ish mish-shitës thotë se kultivimin e domates së verës e ka filluar para shtatë vjetëve.
“Doja të përfundojë atë që stërgjyshi im e ka filluar në fillim të viteve të ’30-ta të shekullit të shkuar”, tha për agjencinë e lajmeve AFP Miche, i cili domates së tij i përkushtohet po aq sikur vreshtarët që e kultivojnë rrushin e tyre.
Ai verën e tij, për prodhimin e së cilës në një cikël i nevojiten nëntë muaj, e ka quajtur “Omerto”, sipas stërgjyshit të vet.
Kjo verë me ngjyrë ari përmban 18 për qind alkool dhe nuk ka fare shije të domates, kurs shitet me çmim prej 25 dollarëve kanadezë për një shishe.
Ai shpreson që së shpejti këtë verë të fillojë ta eksportojë edhe në SHBA dhe Evropë.