Shumica e njerëzve ndoshta nuk e dinë që ekziston një lloj kafeje që quhet Kopi Luwak dhe është kafeja më e shtrenjtë në botë.
Bëhet fjalë për një lloj të veçantë kafeje, shumë të shtrenjtë, e cila në fakt, është rezultat i një procedure shumë “ekzotike” të prodhimit dhe përpunimit. Kjo kafe kaq e veçantë, aromën e saj e ka falë jashtëqitjes së maces së egër!
Po, kjo kafe prodhohet nga jashtëqitja e disa llojeve të ndryshme macesh të egra që ndodhen në Sumatra, Iava, Bali dhe në Timorin lindor (aty kafeja quhet kafe-laku).
Edhe pse është e pabesueshme, prodhuesit e kafesë në këto zona i përdorin macet e egra, të cilat i mbajnë në disa kafaze të veçantë, ku i ushqejnë me kokrra të pabëra kafeje. Kokrrat e kafesë kalojnë në sistemin tretës të maceve, por ato nuk mund t’i tresin kokrrat e pabëra të kafesë dhe i nxjerrin jashtë, bashkë me jashtëqitjen e tyre.
E gjithë kjo procedurë nëpërmjet sistemit tretës së maceve, përbën atë që “ekspertët” e quajnë të veçantë, që i jep kafes një aromë dhe shijet tjetër.
Prodhuesit e kafes, çdo ditë veçojnë kokrrat e kafes nga jashtëqitja, më pas i pastrojnë, i lajnë, i thajnë në diell dhe i pjekin.
Kjo pra, është procedura për këtë kafe të veçantë që prodhohet në sasi të vogla dhe është shumë e rrallë, por shumë e shtrenjtë njëkohësisht.
Ndiqeni procedurën në foto:
A.Observer