Zbulimi, Epoka e Gurit ishte 20 mije vjet më e hershme
Disa objekte që vërtetojnë lindjen e kulturës moderne rreth 44 mijë vjet më parë janë gjetur në Border Cave, në Afrikën e Jugut
Kultura e njeriut modern ka lindur shumë më përpara sesa mendohej: saktësisht. plot 44 mijë vite më parë. Këtë e tregojnë objektet e zbuluara në shpellën e Border Cave, në Afrikën e Jugut, që janë analizuar nga një grup ndërkombëtar. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, PNAS.
Nga ana tjetër, datimi i këtyre gjetjeve ka mundësuar kthimin gati 20.000 vjet prapa kundrejt fazës së fundit të Epokës së Gurit. "Kërkimi ynë provon se Epoka e Gurit daton në Afrikën e Jugut shumë më herët nga sa besohej dhe përkon thuajse në të njëjtën kohë të ardhjes së njerëzimit modern në Evropë - ka shpjeguar Paola Villa, kërkuese në Universitetin e Kolorados dhe specialiste në "Museum of Natural History" -. Diferencat teknologjike dhe kulturore midis dy zonave janë shumë të forta, gjë që tregon se njerëzit e dy zonave zgjodhën rrugë shumë të ndryshme për evoluimin teknologjik e shoqëror", ka vijuar Villa.