Ky është fosili i parë i zbuluar i plotë, ku mosha e tij daton në thellësi të historisë së epokës së Devonio të epërme.
Ekipi i shkencëtarëve nga Muzeu Kombëtar i Historisë së Natyrës në Francë, pohojnë në raportin e tyre të publikuar në revistën shkencore “Nature”, se zbuluan skeletin e parë të plotë të një insekti që daton nga epoka e epërme e Devonio, pra me moshë 365 milionë vjeçare.
Vemja e insektit me krahë, Strudiella devonica, u gjend nga anëtarët e ekipit të Andre Nel, në krahinën Namir të Belgjikës.
Trupi i insektit është i përbërë në pjesë: nga kraharori që ndahet me kokën dhe pjesën e barkut, ndërsa ai disponon tre çifte këmbësh dhe antenash.