Verën e vitit 1998, shkencëtarë Rusë, të cilët po studionin një zonë 300 kilometra në jugperëndim të Moskës për mbetjet e një meteoriti, zbuluan një sop shkëmbi ku prej tij veçonte një vidë.
Gjeologët llogarisin se mosha e shkëmbit arrin nga 300 deri në 320 milionë vjet.
Në ato kohë jo vetëm që nuk ekzistonin qenie inteligjente në planetin tonë, por…
as edhe Dinozaurët nuk ishin shfaqur ende në sipërfaqe të tokës. Vida, në të cilën duket qartë koka dhe kundërvidha e sa saj, ka gjatësi 1cm dhe diametër prej 3cm.
Shkencëtarët menduan fillimisht se vida i përkiste një makinerie të ndonjë fermeri.
Por, vida ishte e ngurtësuar në shkëmb.
Një “gabim” i mundshëm u përjashtua, pasi siç dhe treguan studime dhe të më vonshme, vida ndodhej aty për një periudhë shumë të madhe kohe, saqë atomet e hekurit të vidës dhe atomet e salikonit (që është përbërësi kryesor i shkëmbit), janë derdhur me njëri-tjetrin në të dy materialet.
Rrezet X zbuluan se brenda në shkëmb gjenden dhe vida të tjera të ngjashme, siç… gjithashtu dhe dy të vogla me formë sferike që kanë nga një vrimë katrore.
Sublimi u studiua në shumë laboratorë të universiteteve të ndryshme të Rusisë -siç ai i Gjeologjisë, Paleontologjisë, Mineralogjisë dhe u vërtetua se vida ndodhej e ngjitur në trupin e saj para se ajo të derdhej në shkëmb.
Të gjithë shkencëtarët që studiuan këto zbulime, janë të bindur se vida është krijuar teknikisht dhe se ajo nuk përbën produkt të një dukurie natyrore./albobserver/