Forumi Kuq E Zi
Akti që ndryshoi rrjedhën e historisë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Akti që ndryshoi rrjedhën e historisë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Akti që ndryshoi rrjedhën e historisë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Akti që ndryshoi rrjedhën e historisë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Akti që ndryshoi rrjedhën e historisë 553447_487029977975095_1990784796_n

Akti që ndryshoi rrjedhën e historisë

Ky akt mëshire ndoshta mund të jetë më shkatërruesit në histori. Nga arkivat gjermane është zbuluar se një gazetë ka raportuar ndihmën që një djalë 4-vjeçar i ka dhënë një moshatari të tij.

Fëmija i shpëtuar – për të cilën historianët besojnë se ishte Adolf Hitler – u shpëtuar nga ujrat e akullt të lumit Inn në Gjermani në janar të vitit 1894.

Sipas Max Tremmel, djali që ka shpëtuar Hitlerin është Johann Keuhberger, i cili më pas u bë prift. Hitleri kurrë nuk e ka treguar këtë histori por tashmë një copë gazete e “Donauzeitung – Dunube” e vitit 1894 e dëshmon një gjë të tillë.

Lajmi tregon se Keuhberger shpëton moshatarin e tij që më pas do të bëhej monstra më e rrezikshme që ka njohur njerëzimi.

https://kuqezi.albanianforum.net/

okl01

okl01
Antar Special
Antar Special
Po ta dinte ai i shkreti se cfar do behej ai qe po shpetonte ai un ve bast qe nuk do e kishte shpetuar hahah

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
ahahaha per ta shpetuar jo e jo po do hidhej e do e mbyste me zor ahahaha

https://kuqezi.albanianforum.net/

okl01

okl01
Antar Special
Antar Special
E po te kishte vdekur ai qe ateher kushedi sa do ishte popullsia e botes tani

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pa dyshim që njeriu ka qenë përherë një nga faktorët kryesorë që ka krijuar historinë e njerëzimit. Përplasjet, konfliktet individuale apo masive gjithnjë janë bazuar në shkaqe ekonomike, shoqërore, politike, fetare dhe shumë të tjera.



Në këtë kontekst e shohin të vlefshme të shikojmë njërën prej luftërave që kanë ndikuar në rrjedhën e historisë.



Pa dyshim që ashtu siç përmendet edhe sot ndikimi që pati shteti Huno-Turk i kryesuar nga sovrani Atila në Evropë, po aq kanë ndikuar rajonin dhe trajtësimin e hapësirës gjeografike të Evropës edhe fitoret që korri sulltani selçukas-turk Alparslan, sidomos fitorja që korri në Betejën e Malazgirtit.



Andej nga fundi i shek.10-të dhe fillimi i shek.11-të, disa fise Turke-Ouze të Azisë Qendrore fillojnë e avancojnë drejt perëndimit për në Anadoll, duke kaluar nga Horasani dhe Azerbajxhani, të cilat kanë qenë edhe atdheu i parëi turqve në Azinë perëndimore që nga mijëvjeçari i tretë p.e.s. Më vonë, në shekujt e 7-të e të 8-të turqit përparuan drejt perëndimit dhe në brendësi të Evropës duke kaluar në veri të Detit Kaspik. Në fund të shekullit të 10-të duke kaluar nga pjesa jugore e të njëjtit det vijnë në Anadoll, të cilin e bëjnë atdhe të tyre. Kështu Turqit Azinë Qendrore e bëjnë Atdhe, kurse Anadollin e bëjnë mëmëdhe të tyren dhe do të ndikojnë edhe në historinë turke dhe botërore.



Në muajin gusht të vitit 1071 ushtria e Alparslanit ishte përqendruar në pjesën lindore të qytetit të sotëm të Mushit (Mus). Dhe me datë 26 gusht u zhvillua Beteja e Fushës së Malazgirtit (Malazgirt Meydan Muharebesi) e cila do të ndikonte të tërë Azinë Perëndimore, Lindjen e Afërt, Mesdheun Lindor dhe sigurisht edhe historinë e Evropës. Beteja e Malazgirtit është një nga 'luftërat më të mëdha e të rëndësishme' që u hapi turqve rrugët për në Anadoll dhe Evropë, luftë që me përfundimet e saj do të kushtonte shumë edhe historisë botërore.



Tani le të shikojmë një zhvillim tjetër që ka ndryshuar drejtimin e historisë së njerëzimit, pra një "ngadhënjim" të madh. Nëpër regjistrat e historisë data 29 maj e vitit 1453 ka hyrë si datë kur historia botërore ka "ndryshuar epokë".Dita e martë, pra 29 maji i vitit 1453 ishte dita kur, kryeqyteti Konstantinopolis, që përbënte pjesën e fundit të Perandorisë Romake të Lindjes, ishte ngadhënjyer nga osmanlinjtë. Konstantinopoli, që dikur lavdërohej se po qëndronte në këmbë si vazhdim i "Romës së Madhe", tani përpiqej të qëndrojë në këmbë si qyteti i vetëm i Romës Lindore. Qyteti nuk do të rezistonte dot përballë rrethimit të madh të sulltanit osman Mehmeti II. Me këtë fitore që korri Mehmeti II meritoi titullin Fatih, pra "ngadhënjimtar". Ky zhvillim njëkohësisht përbën edhe mbylljen e periudhës së Mesjetës dhe fillimin e Epokës së Re. Kështu turqit hodhën një hap tjetër të madh që do të ndikonte historinë botërore dhe skalitën në memorien e Evropës një "ngadhënjim" të madh.



Një ngjarje tjetër qe ka ndikuar historinë botërore dhe të gjithë njerëzimin ka ndodhur në vitin 1914 në Sarajevë dhe kjo ngjarje ka qenë një atentat i rëndësishëm. Në fakt rajoni i Bosnjë-Hercegovinës pati hyrë nën sovranitetin Turk qysh në fundin e viteve 1380 dhe ishte një rajon që pati kontribuar shumë me njerëz të përgatitur në udhëheqjen e shtetit Osmano-Turk.



Mirëpo 500 më vonë, në vitin 1908 ky rajon aneksohet nga Perandoria Austro-Hungareze dhe serbet që jetonin në këtë rajon do të bënin çmos me anë të akteve terroriste që të bashkoheshin me Serbinë.
Kështu organizata e fshehtë shtetërore "Dora e Zeze " e Serbisë, e cila ishte një shërbim informativ që kishte gisht prapa çdo akti terrorist, me dt.14 qershor të vitit 1914 i jep një të riu me emrin Gavrilo Prinçip një armë në dorë dhe e ngarkon me detyrë që ti bëjë atentat Kryedukës Franz Ferdinad të Austrisë. Në fakt Gavrilo Princip ishte një i ri i prekur nga tuberkulozi dhe atij i kishin mbetur edhe disa muaj jetë.



Organizata "Dora e Zezë " në Ballkan organizonte lëvizje "Sllaviste" dhe kështu angazhonte në këtë lëvizje të rinj që ishin prekur nga e njëjta sëmundje. Dhe kështu atentati u krye. Fuqitë Evropiane, të cilat kishin 15-20 vjet që po polarizoheshin duke bërë aleanca të fshehta me njëra-tjetrën, tani duke nxjerrë si pretekst atentatin e Sarajevës, i shpallën luftë njëra-tjetrës.Në historinë e njerëzimit kjo do të ishte Lufta e I Botërore e filluar nga evropianët. Nga njëra anë do të radhiteshin Anglia me aleatet e saj, kurse nga ana tjetër Gjermania. Kështu atentati i Sarajevës do të behej shkak i "garës se re për hegjemoni e kolonizim në botë". Kështu njerëzimi do të hynte në një lufte me përmasa Botërore.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons