Ky akt mëshire ndoshta mund të jetë më shkatërruesit në histori. Nga arkivat gjermane është zbuluar se një gazetë ka raportuar ndihmën që një djalë 4-vjeçar i ka dhënë një moshatari të tij.
Fëmija i shpëtuar – për të cilën historianët besojnë se ishte Adolf Hitler – u shpëtuar nga ujrat e akullt të lumit Inn në Gjermani në janar të vitit 1894.
Sipas Max Tremmel, djali që ka shpëtuar Hitlerin është Johann Keuhberger, i cili më pas u bë prift. Hitleri kurrë nuk e ka treguar këtë histori por tashmë një copë gazete e “Donauzeitung – Dunube” e vitit 1894 e dëshmon një gjë të tillë.
Lajmi tregon se Keuhberger shpëton moshatarin e tij që më pas do të bëhej monstra më e rrezikshme që ka njohur njerëzimi.