E vërteta mbi Maqedoninë antike
E vërteta mbi Maqedoninë antike
Kohët e fundit ka pasur një rritje të vëmendjes e të veprimtarive mbi maqedonasit antikë, e
shoqëruar me angazhime, prononcime e deklarata të shumta, kryesisht të akademikëve, studiuesve,
antropologëve, linguistëve e politikanëve dhe ca “dr shkencash”, si V. Tuperkovski e Fërckovski e
të tjerë. Ky angazhim mund të ketë shumë arsye e mund të lidhet me veprimin dhe ndikimin e
shumë faktorëve, e në radhë të parë të kontestit rreth emrit në mes republikës së Greqisë dhe
republikës së Maqedonisë, me dëshirën që sa më parë të jetë e mundur një zgjidhje përfundimtare
Të gjithë faktorët marrë si tërësi kanë ndikuar në krijimin e një klime të nxehtë këtu në Maqedoni,
çka u ka dhënë mundësi çarqeve ekstreme apo dhe grupeve kriminale për të ndërmarrë herë pas here
veprime, siç qenë rastet në 2001 në Manastir, Prilep, Strugë, etj , dhe ditëve të fundit në një fshat të
Manastirit (duke u bazuar në raportin e gazetarit, zot. Qenan Hasani), veprime të cilat shkojnë në
dëm të stabilitetit , të harmonisë e të ardhmërisë në Maqedoni , duke rrezikuar këtu proçesin e nisur
për ndërtimin e një Maqedonie multietnike , ashtu siç duhej të ishte në realitetet demokratike, bile
siç parasheh edhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit. Në pështjellimin(anarkinë) e në padurimin që po
përjetojnë të gjitha palët politikanët, studiuesit dhe ndonjë ekspert , si : profesorët Turpukovski e
Fërckovski me shokë, e kanë quajtur të arsyeshme që të nxjerrin nga arsenali i tyre i vjetër e ta
hedhin përsëri në qarkullim tezën mbi të drejtën historike që gjoja sllavomaqedonasit paskan mbi
Maqedoninë. Kësaj here ishin disa akademikë e historianë në Institutin e Historisë Nacionale
Maqedonase në Shkup, deklaratat dhe disa botime të kohëve të fundit , duke iu rikthyer përsëri
kësaj teze të vjetër, duke deklaruar se maqedonasit paskan të drejtën e vet historike mbi
Maqedoninë.E zbërthyer me pak rrjeshta kjo do të thotë se:
"Maqedonia antike historikisht paska qenë tokë sllavomaqedonase “, ndërkohë që shqiptarët na
qenkan të ardhur e të vendosur aty gjatë shekujve të fundit , si rrjedhojë e shpërthimit demografik si
dhe përkrahjes së dhënë nga Perandoria Osmane ".Unë, Nebi Dervishi pedagog në Universitetin
Shtetëror të Tetovës , që nga viti 1996 e kam ligjëruar "Historinë e Maqedonisë Antike" prandaj,
duke u bazuar në dokumente, burime të autorëve antikë dhe të arriturat më të reja të historiografisë
botërore, e në këtë kuadër edhe të asaj shqiptare, do të shprehem në formën lakonike , këto të gjitha
janë: gënjeshtra me bisht! Sepse, faktet historike që përbëjnë të drejtën dhe të vërtetën historike janë
kokëforta. Ato, nuk mund të ndryshohen as të interpretohen sipas interesave dhe dëshirave të
historianëve, akademikëve, studiuesve dhe politikanëve sllavomaqedonas.Referimi dhe pretendimi
për një të drejtë që nuk e kanë pasur kurrë dhe nuk u takon, tregon më së paku miopi ose
shkurtëpamësi politike dhe varfëri intelektuale, mungesë guximi për t’u përballur me historinë, por
edhe me problemet e sotme që e preukupojnë Maqedoninë. Besoj, se as vetë akademikët Bllazhe
Ristevski e Dr. Turpukoski dhe studiues e historianë të tjerë maqedonas nuk mund ta mohojnë
faktin se sllavomaqedonët, ashtu si edhe sllavët e tjerë të jugut (serbë, kroatë, sllovenë, malazezë e
bullgarë ), kanë ardhur në Ballkan në shekullin VI-VII, ndërkohë që shkencat arkeologjike ,
gjuhësore e historike si dhe historiografia botërore e ka provuar më se njëherë se shqiptarët janë
pasardhës të ilirëve, e këta të fundit të pellazgëve, "popull të mbirë nga toka ", sipas babait të
historisë Herodotit (shek V. p.e.s ), kanë qenë të pranishëm në këto treva që në periudhën e lashtë
historike, ashtu si në mesjetën e hershme e të vonshme, me një vazhdimësi të pandërprerë të jetës e
të qytetrimit të tyre .Është e vërtetë se në shekujt e mesjetës një pjesë e trevave etnike shqiptare u
pushtuan nga Serbia, por ky pushtim qe i përkohshëm dhe zgjati për një pjesë të territorit rreth dy
shekuj e gjysmë, që nga viti 1195 deri më 1455. Edhe pushtimi turk ndonëse solli një tëkurrje të
trevave të tjera lindore dhe Kosovës, nuk mundi të ndryshojë strukturën etnike shqiptare e të
popullsisë së saj. Edhe për këtë periudhë kohore disa studiues maqedonas si Jovan Trifunoski në
radhë të parë në “studimin” “ Albanskpërpjekëje me argumenta bajate se gjoja shqiptarët në Maqedoni , janë të ardhur, sepse e vërteta
sado e hidhur qoftë për atë edhe për të tjerët, por JO nuk mund të mbulohet “dielli me shoshë”.
Kësaj radhe nuk do të merrem me Jovan Trifunoskin , i cili bënë punën e argatit me porosi të
“Francuska 7” dhe të Akademisë së shkencave të Serbisë që u ka kaluar koha .oto stanovnishtvo u Makedoniji “, Beograd 1988 , bënë
MAQEDONIA NË PIKËPAMJE GJEOGRAFIKE, ETNIKE DHE GJUHËSORE.
Sot, kur themi Maqedoni, kuptojmë pjesën qëndrore të Siujdhesës Ballkanike që formon një
trekëndësh , kryet e të cilit ndodhet në Grykën e Kaçanikut , dhe baza formohet në bregun e detit
Egje, nga ana perëndimore ka malet e Pindit, nga lindja e ka lumin Mesta (Karasu), të cilit që moti i
thoshin Nestos, nga jug-perëndimi ka malet e Olimpit. Por, para se të formohet mbretëria e Filipit II
dhe e Lekës së Madh, Maqedoni i thoshin vetëm asaj cope që ndodhet midis Vardarit (Axios), lumit
të Janinës dhe kodrinave të Vodenës, Negoshit e të Karaferjes (Mehdi Frashëri, Historia e Lashtë e
Shqiperisë , Tiranë 2000, f .166 ).
Tri vëllazëritë më të mëdha të Arbërisë, janë :
Iliria, Epiri dhe Maqedonia, këto tri fjalë janë shqip:
“I lirë“ është mbiemër që s’ka nevojë ta shqipërojmë veçanërisht, se kuptimi i saj është Qiltrazi.
“Epir” është fjala “E epër”. Sikur themi edhe sot: Dibër e Epër, Reka e Epërme , Pollogu i Epër etj .
Me dialektin toskërisht “e sipërme”, po forma e vjetër duhet të ketë qenë ajo që është në gegërishte,
“E epër”.
Emri Maqedoni siç thonë historiografët grekë, vjen nga fjala “emathja”, që ka qenë emër i krahinës,
ku është formuar shteti i Maqedonisë antike. Fjala shqip “E madhe “ ose nga “Ematje” si dhe Matja
ose Mati në Shqipërinë e Mesme, mbiemrat e gjuhës shqipe kanë një karakteristikë që asnjë gjuhë
evropiane nuk i ka: çdo mbiemër ka një shenjë përpara, kur emri është i gjinisë femërore përdoret
“e” , kur emri është i gjinisë mashkullore përdoret “i”.
Arbëria e vjetër:
pasi që emri Shqipëri është emër i ri , ndaj lashtësisë së kombit tonë, për Shqipërinë e vjetër
përdorim fjalën Arbëri, sepse kjo fjalë i përfshinë të gjitha viset ku kanë jetuar (banuar) gjithë
vëllezërit arbërorë.
Arbëria ndahet në tri pjesë të mëdha:
1.Iliria, 2.Epiri, 3.Maqedonia.
A. ILIRIA, shtrihej që nga lumi Shkumbin e arrinte gjer në Fjume (Rijeka e sotme), dhe kjo ndahej
në disa pjesë:
Iliria e poshtme, Dalmacia, Peonia dhe Dardania.
Iliria e poshtme shtrihej nga Shkumbini e gjer në Kotorrin e sotëm, prej andejmi e gjer në Fjume, si
edhe sot quhet Dalmaci .
Që nga Qupërlia e sotme e deri në malet që u thoshin “Skardos”, quhej Peoni, e që nga Drini e deri
në Serbi, quhej Dardani .
B. EPIRI, që quhej edhe Pellazgji që në lashtësi ndahej në :
1.Molosia- që sot formojnë malet e çarkut të Pogonit e të Kurendës,
2.Thesprotia- që është Çamëria e sotme me lumin Thiami, lumin e Kallamasë,
3. Kaonia- që përfshinë Labërinë deri në Vjosë .
Bregu i Vjosës së epërme, quhej Atiantanija .
C. MAQEDONIA, nga jugu shtrihej prej maleve të Olimpit dhe nga gjiu i Thermaik, d.m.th. nga
limani i Selanikut dhe nga Halqidhiqia.
Nga ana perëndimore fillonte me malet e Pindit, nga lindja malet e Rodopit dhe nga veriu malet
Skarde .
Maqedonia, atëherë ndahej në disa pjesë të cilat janë këto:
1. Pieria, që shtrihej nga kufiri i Thesalisë, nga degët e Olimpit që ishin afër detit, dhe vinte gjer në
Haliakmonin e poshtëm (Bistrica e Sotme ) dhe përfshinte viset jugperëndimore të golfit Thermaik
Pempleia, Labetneon dhe Heraklion.
2. Elime, shtrihej në perëndim të Pierias dhe përfshinte bërrylin e madh të Haliakmonit të mesëm (
Bistricës ), në jug kishte malet që u thoshin Kambunia, në perëndim malet e Gramozit të cilëve u
thoshin edhe Boion dhe ato male që u thoshin Tymphe.
Qytetet më me rëndësi ishin:
Aeane, Eratira dhe Elimee.
3. Emathia, quhej edhe Maqedoni.
Kjo zonë shtrihej nga ana e jugut kishte Haliakmonin e poshtëm , nga lindja e verilindja kishte
lumin Ludia dhe nga perëndimi malet Bermion.
Qytetet më të rëndësishme ishin: Edhise, Kition , Beroea.
4. Eordee, kjo zonë shtrihej në perëndim të zonës së tretë , d.m.th. e Matjes, përfshinë edhe liqenin
që i thoshin Begoritti .
Në breg të këtij liqeni gjendej qyteti Arnissa .
5. Oresti, që formonte pjesën perëndimore , përfshinte Haliakmonin e Epërm dhe ndodhej midis
maleve të Gramozit dhe vargut të Pelisterit. Qytetet më me rëndësi të kësaj zone janë: Celetron dhe
Argos.
6. Bottiee, gjendej në mes lumit Aksios (Vardar ) dhe Kudies.
Kjo zonë shtrihej deri në Liqenin e Janiës.
Qytet më me rëndësi ishin:
Pella, Amidon , Kyrros , Europos , Atalantee , Gortinie, Idomen, katër qytetet e fundit ndodheshin
në bregun e lumit Akcios(Vardar ).
7. Lynkesti:
shtrihej në lindje të maleve të Pelisterit në fushën e Manastirit e të Follorinës .
Qytet më i rëndësishëm ishte Heraklee .
8. Almopie:
kjo zonë shtrihej midis maleve Pajkon dhe Lincestit.
Dy qytetet me rëndësi ishin Apsalo dhe Orma.
9. Pellagonia:
shtrihej në veri të Lyncestit.
Qytete me rëndësi ishin Stimvara , Atalkomen , Bryani dhe Stobi .
10. Mikdonia:
formonte bregun lindor të Vardarit, përreth këtij lumi përfishinte dhe golfin (gjiun) Thermaik që në
antikitet i thoshin Gjiut të Selanikut , dhe zgjatej deri në Halqidiqje, ku përfshinte edhe dy liqenet,
Bolbe dhe Korones .
Qytetet më me rëndësi ishin: Thesaloniqi, Therma, Apolonia, Arthusa.
11. Halqidiqia:
kjo zonë përbëhej prej siujdhesës me këtë emër e cila lidhej në tokë - vargmalet që quheshin me
ermin Anthemus .
Qytetet më me rëndësi ishin: Olynthi , Potida dhe Stagiri .
12. Bizalti:
kjo zonë ndodhej midis lumit Strimon dhe maleve që u thoshin Bertisko .
Qytetet më me rëndësi ishin: Berge, Ossa, Cedili dhe Argili .
13. Sintiku: shtrihej në veri të Bizaltit, e rethuar me malet Orbel e Mesapi e Cercim Disoro.
Qytetet më me rëndësi ishin: Herakle dhe Garesko.
14.Odomantiku: shtrihej midis Nestros dhe Strimonit.
Qytetet më me rëndësi ishin Skotussa dhe Sirio.
15. Edonidi: shtrihej midis buzës së detit Odmantikut dhe lumit Nestos . Malet e Pangjes që nxirrej
ari përfshiheshin në këtë zonë. Kjo zonë kishte shumë koloni greke.
Qytetet më me rëndësi ishin : Amfipoli, Eion, Pergama, Filipes.
Para se të arrijmë në thelbin e çështjes, për të mos e ngatërruar çështjen (tezën) pikë së pari duhet të
dimë se në Maqedoni që nga kohët e vjetra ka pasur koloni greke, për të cilat nuk ka aspak dyshim
nga askush. Këto koloni janë më tepër afër detit dhe dallohen nga emrat e qyteteve menjëherë, sepse
kanë ngjyrime greke . Qytetet e Maqedonisë që ndodheshin në brendësinë e këtij vendi, kanë emra
që i afrohen më tepër shqipes se sa greqishtes. Së pari fillojmë nga emrat e kryeqyteteve të
Maqedonisë, e para ka qenë: Evise , emër i cili është thjesht shqip dhe që i përgjigjet traditës
historike sipas së cilës stërgjyshi i Filipit II dhe Aleksandri duke qenë pranë një princi ilirian, u
ndanë me lejen e këtij dhe sipas dhuratës që i bëri princi duke i thënë se do t’u jepet një dhi dhe gjer
ku të qendronte kjo, atë tokë do t’ua falte atyre d.m.th se fusha e dhisë u bë vendi i kryeqytetit
maqedonas .
Kryeqyteti i dytë i Maqedonisë ka qenë Pela .
Dhe, kjo një fjalë shqipe për të cilën s’ka nevojë ta zbërthejmë.
Disa thonë se ajo shkruhet me dy “LL” prandaj nuk rrjedh nga “Pela”, por sido që të jetë gjuha
shqipe ka dhe “L”-në e trashë, pra “LL”- në.
Veç kësaj, rrënja e fjalës “pelë” i afrohet më tepër rrënjës shqipe, kemi fjalën “pjell”, “pjellore” dhe
fjalët “pellet “, “pellon” që përdoret vetëm në Myzeqe .
Tani do t’i marrim emrat e krahinave me rradhë:
ELIME: çuditërisht fjalë shqipe, se në librat klasike greke shkruhet me “y” e cila mund të këndohet
edhe “Elyne, fjalë që ka formën shqipe dhe me shenjën e mbiemrit femëror “e” lyme ose lime, njëra
nga të lyerat , tjetra nga të limuarit .
Edhe emri i qytetit Eane , rrjedhë nga fjala Anë .
Vargu i kodrinave dhe i maleve që shtrihen mbi Vodenë, Negoshë, Karaferie, quheshin që moti
brigje .
Emri i vjetër i Karaferjes është shkruar Beroja, e cila në gjuhën shqipe ka kuptimin e një dhie ose
dele që nuk ka pjellë.
Emri i liqenit që ndodhet në veri të maleve të Halqidiqjes , është Bolbe.
Në gjuhën shqipe e sidomos në djalektin (të folmen) e Elbasanit ka kuptimin e njollës, leqes ose
gjësë së turbullt . Sipas mendimit të Louis Beloev-it, fjalët ( emrat) Pellagonia dhe Argo janë
shqipe.
Pellagonia vjen nga plakomia dhe Argo nga argoma.
Të këtillë emra janë shumë, që kanë një karakter më shumë shqip se sa greqisht .
Shpesh herë në historiografinë botërore shtrohet pyetja:
Kush ishin Maqedonët e lashtë?
Kësaj çështjeje të ndieshme më së miri i përgjigjet studiuesi dhe historiani i madh kroat Dr . Petar
Lisiar, në veprën “ Grçi i Rimjani” (Greqia e Roma ), ku midis tjerash thotë:
“ Maqedonët e lashtë janë popull indoevropianë që janë formuar nga grupe etnike ilire dhe
pjesërisht nga fise trake dhe më pak helene, rreth shekullit të VIII p.e.s , të cilët formuan shtetin e
tyre në territorin: në veri të Tesalisë rreth lumit Haliakomona, (Bistrica e sotme), në prapashpinën e
gjirit të Termeit (Selanikut)”, ndërsa në " Historinë e Popujve Jugosllavë " ( Historia Naroda
Jugosllavie ), V. I, Zagrep 1953 f. 21 lexojmë se :
“maqedonët e lashtë janë padyshim me prejardhje ilire ndërsa më vonë helenizohen.”
Pra, maqedonët antikë (greqisht Makedones) janë popull i ri indoevropian të cilët u formuan nga
grupet etnike ilire dhe të tjera dhe rreth shek. VIII p.e.s, themelojnë shtetin e tyre në territorin:
në veri të Thesalisë , rreth lumit Haliakomona dhe në prapashpinë të gjirit të Termeit.
Në veri kufizoheshin me fiset tjera ilire të Linkestëve, Pellagonëve dhe Peonëve, në lindje arrinin
deri tek lumi Struma, ndërsa në perëndim deri te malet e Pindit. Maqedonët e lashtë nuk përmenden
në këngët (Epet) e Homerit në “Iliadën” as në “Odisea”. Dëshminë më të vjetër letrare të emrit “
maqedon “, e gjejmë në shënimet mitike të Hesiodit se :
“Maqedoni është i biri i Eolit”. Kjo është gojëdhënë mitike mbi lidhjet e maqedonëve me eolët
grekë, ndoshta me emrin e Tesalëve fqinjë .
Sipas Herodotit , Doret rrëzë Malit Pind, dikur quheshin Maqedon .
Nuk është pa vlerë (rëndësi) thënia e Herodotit mbi vëllezërit Temenidë , të cilët vijnë nga Arga e
vendosen në Iliri e me pas në Maqedoni, dhe aty falë rrethanave momentale themelojnë shtetin e
tyre maqedonas. Sipas një legjende thuhet se aty nga fundi i shekullit VII p.e.s në atë kënd të Ilirisë
së lashtë , ku sot gjendet kufiri mes Bullgarisë, Greqisë dhe Shqipërisë, jetonin tre vëllezërit
Temenid: Gauani, Eropi dhe Perdika. Ata, pretendonin se kishin prejardhjen nga heroi i Argivit,
Temeni i biri i Aristomakut, i Kleodemit, i Hylosit i Herakliut të fuqishëm ose i Herkulit siç e
thërrisnin romakët, pra biri i perëndisë më të lartë, i Zeusit.
Thuhet, se tre vëllezërit kishin ardhur nga Argosi që ndodhej në bregun lindor të Peloponezit.
Përderisa edhe në këtë pjesë të Ilirisë gjendej një vend i quajtur Argos emër që në gjuhën
maqedonase d.m.th, “fushë” ka mundësi që lidhja me Argosin e Peloponezit t’i përkas një faze më
të hershme të historiesë së familjes. Vëllezërit Timenidë, shtegtojnë drejt lindjes në kërkim të fatit.
Më në fund arritën në një vend sipër në veri të gjirit të Tesalonikit, hynë në shërbim të sundimtarit
të një qyteti të vogël të quajtur Lebea, të cilit nuk mund t’i përcaktohet vendndodhja .
Sipas gojëdhënës, Gauni ruante kuajt e sundimtarit, Eropi ruante lopët dhe Perdika më i riu dhe me i
zoti i të treve mbikqyrte dhitë, derrat dhe kafshët tjera të imta . Pas disa kohësh ranë në sy se kulaqi
i Perdikës së hijshëm, racioni i ushqimit qe edhe më i madh se sa i shërbyesve të tjerë.
Sundimtari i fisit dyshoi për ndonjë ( lidhje ) hatërllëk dhe e pyeti të shoqen e cila piqte dhe ndante
bukën, se si t’a shpjegonte këtë?! Ajo, iu përgjigj me gjakftohtësi se edhe asaj i kishte rënë në sy kjo
dhe i dukej një mrekulli!...
Kulaqi zmadhohej, sa po e prekte dora magjiplote e djaloshit. Sundimtari i Lebeas u përgjigj ftohë
se atij nuk i pëlqenin magjitë dhe urdhëroi djaloshin e hijshëm (Perdiken ) dhe vëllezërit e tij të
shporreshin që andej sa më parë.
Tre vëllezërit, thanë pothuaj se njëzëri se ishin gati të niseshin po t’ua paguante hakun e premtuar.
Në vend të përgjigjes sundimtari i fisit duke treguar një njollë dielli që binte në tokë prej oxhakut të
rrumbullakët të çatisë u tha me ironi:
" ky është i tëri shpërblimi që meritoni"!
Merreni po ua jap!
Legjenda në vazhdim thotë se:
dy vëllezërit më të mëdhenj shtangën nga kjo përgjjigje e poshtër (e pa pritur), ndërsa Perdika që
ishte shkaktari, e vizatoi një çark ( rreth ) në tokë dhe e rrethoi njollën e diellit.
Pastaj, i tha sundimtarit se qe i kënaqur me pagën dhe se tani e tutje, ai dhe vëllezërit do t’a mbanin
veten si zotrinj dhe pronarë të asaj toke brenda viseve që i përkisnin sundimtarit.
Që ta merrte në dorëzim, ai hyri brenda rrethit u këthye me fytyrë nga dielli dhe e zbuloje tri herë
“parzmin”. Sundimtari i Lebeas nuk e vuri re gjestin kuptimplot të Perdikës.
Sapo të tre vëllezërit u nisën për në rrugë, dikush i tregoi atij çfarë kishte ndodhur.
Sundimtari menjëherë dërgoi në ndjekje të tyre, njerëzit e tij me urdhër që t’i sulmonin dhe t’i
vrisnin, por pasi ata e kishin kapërcyer lumin një stuhi që shpërtheu papritur e bëri të pamundur
kalimin. Kështu, ndjekësit u detyruan që të hiqnin dorë nga ndjekja e mëtejshme.
Vëllezërit u ndalën në një breg të përmendur i cili për shkak të trandafilave plotë erë kishte marrë
emrin "Lulishtet e Midas", rrëzë Malit Bermion ku shtrihej një rrip toke e mrekullueshme.
Këtu vëllezërve u vajti mbarë, ata u bënë njerëzit më të rëndësishëm të bregut.
Perdika u zgjodh udhëheqës i asaj treve, e cila sa vinte e zgjerohej dhe menjëherë mori në zotërim
pronat e sundimtarit të Lebeas. Ka të ngjarë që Perdika u martua me të bijën e mbretit të vdekur.
Jo vetëm miti , por edhe gojëdhëna tregon se shtëpia mbretërore e Maqedonisë antike, pra dinastia e
Argeadëve e ka zanafillën te Perdika . Ka qenë i fuqishëm edhe mendimi tradicional mbi elementin
grek në përbërjen etnike të maqedonasëve të lashtë.
Për këtë, disa studiues mendojnë se maqedonasit e lashtë kanë qenë grekë të cilët për shkak të
izolimit të tyre në aspektin kulturor ngelën pas grekëve që shtriheshin në jug.
Disa të tjerë janë të mendimit se maqedonasit antikë janë një përzierje e fiseve ilire dhe helene.
Paraprakisht, populli i lashtë maqedonas nuk ka qenë grek ose helen e cila gjë provohet me
argumentet e poshtëshënuara:
1. Në fjalimet e oratorit grek me famë Demostenit, shohim shpeshherë fjalën “barbar” e cila në
greqisht është sinonim me fjalën “i huaj”.
Kjo fjalë kundër maqedonasve është përdorur dy herë nga ana e historianit grek Tucididit , si një
fjalë që ka dalur nga goja e Bresidas në kohën e luftës së Peloponezit (431-404 p.e.s.)
2. Në kohën kur persianët sulmuan Greqinë duke kaluar prej Maqedonisë, mbreti i këtij vendi
megjithëse mbeti asnjanës, neutral, i vëllai natën u dha lajmin grekëve për lëvizjen ushtarake të
persianëve të Darit të I-ë. Si shpërblim kundrejt këtij shërbimi grekët i dhanë titullin:
Philohelen, d.m.th filogrek, titull që u jepej të huajve kur i shërbenin Greqisë.
3. Grekët, sado që të kishin qeveri të ndryshme, pra polise (Qytet-shtete) por kishin edhe mbledhje
fetare e nacionale të ndryshme, ku merrnin pjesë të gjithë grekët, por, të huajt ishin të ndaluar të
merrnin pjesë.
Në këtë mënyrë maqedonasit si të huaj nuk figuronin në mbledhjet panhelenike (gjithë greke) që
quhej “ Amphyction”. Filipi II, i ati i Lekës së Madh me fuqinë e armëve u bë anëtar i kësaj
mbledhjeje.
4. E tërë popullata që formote kombin Helen (grek) kanë pasur tradita, mitologji, histori, etj, .
Maqedonasit antikë të tilla gjëra nuk kanë pasur.
5. Në kohën e Aleksandrit kur dënohej ndonjë gjeneral, sipas zakonit lipsej të gjykohej para ushtrisë
dhe të mbronte veten, kur gjenerali Filota u gjykua përpara ushtrisë deshi të fliste në dialektin e
athinës d.m.th me dialektin atik, por Leka i Madh i tha të fliste maqedonisht .
Nga kjo merret vesh se populli i Maqedonisë i përfaqësuar në këtë rast prej ushtrisë ka pasur në
gjuhë të veçantë dhe kësisoji gjuhën kulturale të Athinës nuk e merrnin vesh .
Atëherë, del çështja se ç ’janë maqedonasit kur nuk kanë qenë grekë? Gjeografi dhe historiani i
madh grek, Straboni nga Ponti (63 p.e.s. - 20 e.s.) thotë se:
,,Maqedonia formon një paralelogram, i cili zgjatet deri në adriatik, duke marrë edhe korfuzin
brenda e duke vazhduar udhën egnatia”.
Sipas thënieve të Strabonit:
,,Ndenjësit e këtyre vendeve përdorin një gjuhë, një rrobe dhe njësoj kësule”.
Profesor Oto Muleri thotë:
,, mbretërit e këtyre tri provincave: Epir, Iliri dhe Maqedoni:vishnin një lloj rrobash dhe ishin
lidhur me krushqi e me gjini përherë në mes tyre, kështu nunela e Aleksandrit të Madh ishte iliriane
dhe e ëma, Olimpia, prej Epiri nga dera e Pirros”.
Historiani romak, Kurt Rufi, që jetoi dhe punoi në shekullin I-rë të e.s., në veprën e tij ,,Historia e
Aleksandrit të Madh”, në 10 libra, në mes tjerash gjejmë të dhëna shumë interesante për studimin e
periudhës së Lekës së Madh, ku ndër të tjera mësojmë se:
,,Gjuhën e Aleksandrit ushtarët e tij helenë nuk e merrnin vesh.
Ndërkaq, përsëri, Straboni, thotë:
... Akoma edhe sot, Maqedoninë dhe një pjesë të thesalisë e mbajnë barbarët si molosë dhe
thesprotë e të tjerë".
Dion Kasi (155 - 235 e.s.), histirian i madh grek i epokë së Perandorisë Romake, me
veprën,,Historia Romake”, në 80 libra, që dallohet për pasuri faktesh dhe pë pëshkrimin e gjërave.
Për historinë e Ilirisë vepra e Dion Kasit, ka një rëndësi të madhe sepse në të gjejmë një mal të
dhënash mbi fushatën e Pirros në Itali, mbi luftërat iliro-romake qëndresën e ilirëve kundër
pushuesve romakë.
Ndër të tjera po veçojmë:
... vetëm ky vend që quhet Maqedoni ish i ndenjur (banuar - n.d.) prej barbarëve: ilirinj dhe
bardhë”.
Kronisti bizantin Halkokondili thotë, KËTA TRIMA QË QUHEN ARBANË JANË NJË POPULL
MAQEDONAS”.
Sa i përket gjuhës maqedone Otfried Muller në veprën e tij ,Ueber die Wohnsitz, die Abstammung
und die altere Geschicht des Makedonischen Volkes” (1825), thotë:
"maqedonasit në vend që të flasin si grekët e tjerë, shkronjave: f, h, th u thonë b, g, d ashtu si popujt
barbarë, fqinjët e maqedonasve, e sidomos ilirianët”.
Historia e lashtë e Maqedonisë antike është pak e njohur.
Megjithatë, veprat e pakta të shkruara burimore, si edhe materialet e gjetura arkeologjike na japin
dëshmi e mundësi për të gjykuar për historinë e Maqedonisë së lashtë.
Historia e Maqedonisë antike kryesisht ndahet në dy periudha:
a. periudha legjendare (që mbështetet kryesisht në të dhënat gojore (deri në vitin 500 p.e.s.),
b. periudha historike fillimi i shek. V p.e.s. - ( deri në vitin 148 p.e.s.).
Rrënjët e popullit të lashtë maqedonas, zënë fill në fillim të mijëvjeqarit të parë p.e.s., por ende janë
të mbuluara me misteriozitetin e parahistorisë. Për fat të mirë shumë shkrimtarë të antikitetit i kanë
shënuar ose evidentuar gojëdhënat, mitet dhe legjendat, që megjithëse janë pak narrative
(përshkruese), o pak a shumë me karakter mitik (legjendar), megjithatë ato na japin të dhëna tepër
me rëndësi për errësirën parahistorike maqedonase.
Sipas gojëdhënës, Eponimi - udhëheqësi fisnor i maqedonasve të lashtë është Maqedoni.
Për origjinën e tij, burimet ofrojnë versione me bollëk e të llojllojshme si: Heroi mitik (legjendar),
themeluesi i Maqedonisë ishte bir i Perëndisë së Zeusit të fuqishëm (mendimit, trurit), zotit suprem
të të gjithë hyjnive dhe perëndeshës së kohës, Hronosit.
Legjenda thotë se:
nëna e tij ka qenë Tija, e cila ishte e bija e Denkalionit dhe Pirit.
Këta të dy (Denkalioni dhe Piri), i lindën Amfiktion, Helenin dhe Magnetin.
Edhe Maqedoni ka pasur dy djemë:
Pierin dhe Emat - in, heronjt eponim të dy krahinave në Maqedoninë antike, Pieria dhe Ematia.
Sipas një legjende të dytë:
Maqedoni, ka qenë biri i Perëndisë së Egjyptit, Ozirisit, ndërsa për vëlla ka pasur Anubisin.
Atributi karakteristik i Maqedonit ka qenë Ujku, ndërkaq i vëllai i tij Anubisi ka pasur Qenin.
Ozirisi, ia lëshoi pushtetin e Egjyptit Izidës, duke u nisur për pushtime të reja, i shoqëruar nga dy
djemtë e tij, Maqedonin e Anubisin.
Në Thraki, Ozirisi arriti të vras mbretin Likurg, të cilin e zëvendësoi me të birin Makedonin, i cili u
bë mbret i kësaj treve.
Vendi ku sundonte i biri i Ozirisit u quajt MAQEDONI.
Sipas një legjende tjetër Maqedoni ishte njëri prej 50 bijëve të mbretit Liakon, që sundonte në
krahinën e Arkadis[ (Peleponezit).
Legjenda e katërt thotë se Maqedoni ishte njëri prej bijëve të Eol - it, eponim i heroit të Eolëve,
ndërsa vëllezër të tij ishin:
Pieri, Magneti, etj.
Kuptohet, se në këto raste duhet të jemi tepër të kujesshëm në orvetjet për të interpretuar gojëdhënat
e legjendat e lashta, edhe pse përvoja na ka mësuar se secila prej tyre, përmbanë një fije shkëndije të
vërtetë. Domethënia linguistike e emrit Maqedon është si vijon:
Emri Maqedoni rrjedh nga Makednos, që e hasim për herë të parë te Homeri, me kuptimin: ,,shtrat i
mirë” ose ,,tridhje, i lartë ose i ngushtë”.
Këto fjalë e kanë të njejtën rrënjë me fjalën ,,makro” ose i lartë.
Shtesa Maked - onia është sufiks me prejardhje ilire ose thrako - frige, që e definon tërë emrin
Maqedoni, që do të thotë: "tokë e lartë".
Me një fjalë, emri Maqedoni do të thotë: vend i lartë, kodrinor - malor, e cila kishte të bëjë,
parasëgjithash, në një rajon të Maqedonisë së Epërme në rajonin e Orstidës (Kosturit), prej nga nis
dinastia e parë mbretërore maqedonase e Argeadëve, e cila kohë pas kohe i ka zgjeruar territoret me
pushtime të tjera. Në bazë të analizave paleo - linguistike, madje edhe të burimeve historike,
legjendave të lartëshënuara, gojëdhënave dhe gërmimeve arkeologjike, studiuesit seriozë, që nuk
janë të paktë, që merren me gjenezën e popullit të lashtë maqedonas kanë ardhur në disa teza.
Studiuesja, Barbara Jelavich (,,Historia e Ballkanit”, V I,Tiranë 1999, f. 20) do të shprehet:
"rrënjët etnike të maqedonasve të lashtë qenë sipas të gjitha gjasave ilire, megjithëse në atë kohë
shtresa e lartë kishte rënë nën ndikimin e kulturës greke”.
Albanologu shqiptar, prof. Eqerem Çabej (,,Studimet gjuhësore”, III,Tiranë, 1976, f. 52) thekson:
,,Prandaj në Ballkanin e vjetër më shumë se me kufi gjuhësorë, kemi të bëjmë me kufi kulturash.
Duke shiquar çështjen në dritën e këtij realiteti, do të përfundojmë se krahas me dy gjuhët klasike të
Gadishullit u mbajtën gjallë, sidomos nëpër krahinat malore, elementi autokton edhe në shekujt e
më pastajmë".
Këtë gjë e vënë re që në shek. XIX, historiani i madh Teodor Momzeni, në veprën kapitale
,,Historia e Romës” (f. 185), në mes tjerash shton se:
,,viset ballkanike që në kohën romake krahinat e brendshme të maqedonisë krahas greqishtes dhe
latinishtes, duhet të jetë e ruajtur edhe gjuha e popullit, ilirishtja”.
Studjuesit, Todi Dhamo dhe Faik Lama, njohës dhe ekspertë të historisë së antikitetit Ballkanik, në
veprën ,,Historia e Kohës së Vjetër” (V. II, Tiranë 1992, f.128), në mes tjerash do të shprehen:
"popullsia e maqedonisë që përbëhej nga fise ilire, thrakase dhe nga disa fise të afërm me grekët,
banorët e Maqedonisë flisnin një gjuhë të afërt me greqishten, por megjithatë të pakuptimshme me
grekët..."
Studiuesi arbëresh nga Zara, Aleksandër Stipçeviq, në veprën ,,Ilirët” në faqen 39 do të shprehet se:
" në viset e brendshme jetojnë një varg fisesh, disa prej të cilëve na janë fare mirë të njohura nga
burimet historike dhe epigrafike.
Duke shkuar nga jugu kah veriu i hasim së pari Maqedonët, për karakterin etnik të të cilëve është
diskutuar shumë në shkencë.
Grekët, deri në shek. VI-V p.e.s. i rradhisnin në mesin e popujve barbarë".
Në vitin 1854, albanologu i famshëm gjerman Hahni, që me të drejtë shikohet si themeluesi i
shkencave albanistike, i formulon këto teza:
Epirotët dhe Maqedonët edhe në kohën e Strabonit ishin jogrekë ose barbarë,
Epirotët, Maqedonët dhe Ilirët janë farefis në mes tyre,
Ka shumë shenja që shqiptarët e maqedonët përbëjnë thelbin e fisit tireno - pellazgjik, skajet e
mëtutjeshme të të cilit në Itali e në Thraki hyjnë brenda në histori,
Ilirishtja, është gjuhë pellazgjike në një kuptim më të gjërë.
Me këto teza albanologu gjerman Hahn, te ilirët, si paraardhës të shqiptarëve, përfshinë edhe
Epirotët e Maqedonët e lashtë, pra të gjithë këta popuj i bënë të ardhur nga pellazgët.
Teza e afërsisë së Epirotëve, Ilirëve dhe Maqedonasve është sot një mendim i pranuar pothuajse
gjithkund, sepse edhe ato pak dëshmi që kanë ngelur nga gjuhët e këtyre popujve, flasin qartë për
një afërsi të tillë. (Prof. E. Çabej, Studime gjuhësore, III, f. 43 - 44).
Në fillim të shek. XX Mis Edit Durham, në ,,Brenga Ballkanike” (Tiranë, 1998, f. 7 - 8) do të
shkruante: "dihet se Gadishulli Ballkanik në krye është banuar nga fise ilire, trake e maqedonase,
popuj barbarë, pra jogrekë.Ishin një mori fisesh të egra nga prijësit e tyre që duhet të kenë qenë
mjaft të afërt si racë.
Trajta e gjuhëve të tyre nuk njihet.
Herodoti thotë se:
" në qoftë se trakasit do të kishin qenë nën sundimin e një personi të vetëm ose të bashkuar me njëri
- tjetrin, për mendimin tim, do të ishin të pathyeshëm. por, kjo ishte e pamundur.
Dhe ai, (Herodoti ka plotësisht të drejtë në vlerësimin që u bënë këtyre popujve.
Filipi II i Maqedonisë i shkriu këto fise të egra në një fuqi të vetme, ndërsa trakët, maqedonët e
ilirët u bënë themel i ushtrisë ngadhnjimtare të Aleksandrit të Madh. Ballkani është vendi ,,i
perandorive të një njeriu”, perandori të cilat rrojnë sa është gjallë njeriu që e kanë në krye. Vetë
perandoria e Aleksandrit nuk e pati jetën e gjatë, pasi vdes në vitin 323 p.e.s. Megjithëse ka kaluar
një kohë e gjatë ende është i gjallë në mesin e njerëzve, gjaku i të parëve u vlon në deje.
Besoj se tashmë nuk vihet në dyshim fakti se shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë të
atij populli të egër e primitiv të Ballkanit. Aleksandri i Madh ishte maqedonas dhe Olimpia, nëna e
tij ishte princeshë Epirote, pra s’ka dyshim se Aleksandri ishte shqiptar. Deri këtu jemi në rregull,
por gjithnjë është thënë se nga i ati kishte prejardhje greke, vërtetë të largët, por që grekët e kanë