Forumi Kuq E Zi
Njeriu që nuk mund ta varnin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Njeriu që nuk mund ta varnin Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Njeriu që nuk mund ta varnin Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Njeriu që nuk mund ta varnin Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Gjatë 100 viteve të fundit, legjendat përreth John "Babbacombe" Lee, kanë marrë dhenë. Legjenda urbane, shfaqje fantazmash dhe rrëfime për ndërhyrje të mbinatyrshme kanë shkuar shumë përtej asaj që mund të imagjinonte shumëkush në South Devonin e shekullit 19.

Lee, që mori nofkën "Njeriu që s'mund të varej" u bë i njohur kur u dënua për vrasjen e punëdhënëses së tij, Emma Keyse, si dhe zjarrvënie në shtëpinë e saj në babbacombe, e quajtur Luginëza.

Mike Holgate nga Torquay, një ekspert mbi çështjen e John Lee ka thënë: "gjatë gjyqit, prokurorët e paraqitën si një të çmendur që ishte në gjendje të thyente me sëpatë kokën e një plake, e më pas t'i priste fytin me thikë.

Gjykatësi, tek jepte vendimin me vdekje, habitej se sa i qetë kish qëndruar Lee gjatë të gjithë gjyqit. Thuhet se ai pasi është përkulur pak përpara, ka thënë: "Arsyeja përse jam kaq i qetë është se besoj tek Zoti, dhe Ai e di që jam i pafajshëm".

"Thuhet se ai i ka rrëfyer kapelanit të burgut se fajtori i vërtetë ishte i dashuri motrës së tij, Elizabeth Harris, i cili qe kuzhinier tek Luginëza".

Në rregjistrin e guvernatorit të burgut thuhet se, mëngjesin e ekzekutimit, teksa Lee afrohej në qepenin e trekëmbëshit, u tha dy rojeve se kish ëndërruar tri herë që shuli ish tërhequr dhe të tre herë nuk kish lëvizur nga vendi".

Lee ishte i vetëm në trekëmbësh, por sa herë që bëhej përpjekje për të hapur qepenin, ai ngecte. Pas çdo përpjekjeje të dështuar, qepeni testohej dhe hapej normalisht, por kur para tij qëndronte Lee, dera nuk hapej. Kjo ndodhi tre herë, me po të njëjtin rezultat.

Ka zëra që thonë se, përgjatë të gjithë provës së trekëmbëshit, një dorashkë e bardhë zinte vend në qepen deri kur i dënuari rikthehej në qeli.

Sekretari i brendshëm i tha Parlamentit se, nuk priste që një njeri të përballej "dy herë me shërbimin e vdekjes së afërt".

Lee nisi një dënim me burgim 23-vjeçar në Exeter dhe që nga ajo ditë, legjendat për jetën e tij u përhapën kudo. Shtrigania dhe yshtje djallëzore përmendeshin sa herë që flitej për arratinë e Lee prej vdekjes. Miq të tij thoshin se kishin paguar bujarisht një shtrigë të bardhë për ta shpëtuar nga litari.

Të tjerë njerëz rrëfenin histori se si nëna e Lee kish vizituar varrezën e kishës pranë shtëpisë së saj në Abbotskerswell, kish recituar Lutjen e Perëndisë mbrapsht dhe i kish kërkuar Djallit që t'i shpëtonte të birin.

Në vitin 1905, teoria e shtriganisë fitoi besueshmëri nga një burim befasues - Arkduka i Westminsterit, basil Wilberforce. Në kohën e vrasjes ai kish qenë një vizitor i rregullt në Babbacombe, ku kish folur në takime të organizuar nga një fqinje e njohur e Emma Keyse, Zonja Mount-Temple nga Shkëmbi i Babbacombes.

Njeriu i Kishës ishte kapelan në Dhomën e Ulët të Parlamentit dhe ai kundërshtoi fuqimisht një fushatë në rritje për lirimin e Lee. Ai informoi Sekretarin e Brendshëm se i njihte mirë si familje dhe ata ishin një familje shtriganësh e shtrigash në Dartmoor. Mrekulli apo magji, ngjarjet në trekëmbësh hodhën dyshime në mendjet e shumë njerëzve mbi fajësinë e Lee.

Botuesi i 'The Times', i cili derdhi vrer kundër vendimit të Sekretarit të Brendshëm për të anuluar dënimin me vdekje të Lee, tha se historia e tij "do të nxiste njerëz budallenj e supersticiozë që të besonin, pavarësisht provave të qartë, se Lee ishte dënuar gabimisht".

Pas lirimit, Lee shkoi në Londër ku u arratis bashkë me një banakiere, duke braktisur bashkëshorten që po priste fëmijën e dytë. Më pas, u duk se u zhduk pa gjurmë - thuhet se ka qenë në Australi, Amerikë dhe Kanada - dhe Mike Holgate vetëm së fundmi ka zbuluar se Lee ka vdekur në 1945. Varri i tij u gjet në një varrezë në Milwakee. Të dhënat tregonë se Lee vdiq në moshën 80-vjeçare në 19 mars 1945.

Por sigurisht që legjenda nuk vdiq bashkë me të, sepse kohët e fundit, Mike ka rregjistruar një seri rrëfimesh drithërues për Njeriun që s'mund ta varnin. Ai thotë: "Një ngjarje e çuditshme iu shtua misterit më shumë se një shekull më vonë, kur u hap një pub me emrin John Lee në Babbacombe në Waster, në vitin 1989. "Në fillim të qershorit, tabela e varur e klubit që mbante logon e një njeriu të varur u rrëzua tre netë rresht pa asnjë arsye.

Në po atë javë, Steve Harley dhe grupi i tij Cockey Rebel, ishin në një koncert në Exeter. Sapo ishte thënë se kantautori i talentuar do të luante rolin e John Lee në një film. Një plazh i vogël pranë Brixhamit ishte zgjedhur si vendndodhje e skenave të filmit, aty ku do të ndërtohej një vilë viktoriane për të rikrijuar skenën e vrasjes. Kërkimet e vazhdueshme të prodhuesve të filmit kishin zbuluar fakte të rinj për vrasjen dhe ishin përfshirë në skenar, i cili kishte dy funde të mundshëm.

Producenti i tha medias: "Kam jetuar kaq gjatë me këtë, dhe nuk heq dorë deri kur të kem zbuluar të vërtetë. Fatkeqësisht, e vërteta nuk doli asnjëherë në shesh, sepse filmi u braktis i ndjekur shumë shpejt nga mbyllja e pubit Babbacombe. Ndoshta të dy projektet kishin bezdisur shpirtin e trazuar të John Lee.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Lugati figurë mitike, njeriu i vdekur që zgjohet nga varri. Dhampiri është i vetmi që mund të mbys ë dhe të çlirojë individët nga lugati.Poashtu lugati mund te largohet ne menyren me te përsosur ne bazë të lutjeve.
Lugati
Figurë e besimeve popullore shqiptare. Shpirti i të vdekurit, burrë a grua qoftë, që ka qenë njeri i keq, me veti e zemër të ligë, ngrihet Lugat. Mbase këtë do të thotë edhe ajo pjesë e besë së Mujit, që mbaron me vargun: “Zirma, tokë, përjashta në natë të vorrit!” Lugati pra është kufomë, dhe ka thonj shumë të gjatë. Në Kosovë besonin se Lugat ngrihej edhe i vdekuri që nuk i është vënë pranë fillorja e pushkës, masha, drapëri ose ndonjë hekur tjetër, sepse, me sa duket, hekuri i mban larg të gjithë shpirtërat, të mirë a të këqinj qofshin ata.

Shëmbëllyeshëm me Kosovë, në Shqipërinë e Veriut gjithmonë vinin në varr një lopatë ose shatë, gjersa të kalbej trupi përfundimisht, më qëllim që djalli të mos vinte aty rrotull dhe ta merrte të vdekurin. Sepse, sipas besimeve popullore, djalli hyn në trupin e të vdekurit dhe del jashtë varrit. Që ta parandalonin këtë gjë, në Kosovë shkonin dhe e ruanin varrin e të vdekurit për tri netë rresht, sepse mendohej se gjatë këtyre tri netëve do të vinte djalli, natën e parë i veshur me petka të bardha, të dytën me të kuqe dhe të tretën me të verdha. Në Korcë, të vdekurin nuk e linin natën vetëm, sepse kishin frikë se po ta kapërcente një mace, ai do të ngrihej si Lugat. Lugati ringjallej pas shtatë ditësh, shkonte natën në shtëpinë e tij dhe hante pak miell. Po të ishte grua, merrte ushqime, plackiste ç’të gjente dhe i fuste në varrin e saj.
Të premten nuk dilte, por tre-katër netët në vazhdim shkonte dhe trazonte në shtëpinë ku kish vdekur. Kur të gjallët bëheshin të vetëdijshëm për të, e kuptonin se do të kishte qënë “ajo”. Në Poliçan besohej se Lugetërit shfaqeshin vetëm midis muslimanëve, kurse në Kurvelesh vetëm midis të krishterëve. Lugati mund të marrë trajta të ndryshme: trajtë caliku (shakulli), që rri në kuzhinë, në shtrat ose mbi menderin ku flenë gjindja, të një thithlope të madhe, të një qeni, që rri në fund të shtratit të së shoqes, të njeriut, ashtu siç ka qenë edhe në gjallje, por i mbështjellë me qefin. Në kësi rastesh lëviz duke u tërhequr zvarrë, me dashjen e tij, ose po sepse e heqin zharg dreqërit. Në ferrat që has në udhë lë gjithandej copa qefini.

Vetë gërthet me zë të tmerrshëm. Lugati u shfaqet në shtëpi të vet gruas dhe shërbëtorëve të gjalljes. Nga shëmbëlltyrat që ka më shumë qejf të marrë janë ato të koteleve dhe të koneve. Punët e Lugatit janë të shumta, por më tepër i pëlqen të veja në qilar dhe të përziejë gjalpin, orizin, sheqerin dhe miellin në magje, të cjerrë gratë në fytyrë, të bezdisë bagëtinë, të përmbysë qypat e butet. Në trajtë të vërtetë njeriu, ashtu siç ka qenë para se të vdiste, i rrëfehet vetëm të shoqes, së cilës i hyn në shtrat. Në këtë mënyrë mund të lindet një Vampir. Ardhja e Lugatit në shtëpi mund të kuptohet nga lehjet e qenve, që zënë kuisin. Në këtë kohë del një njeri nga të shtëpisë dhe pyet: Cili je? Lugati thotë emrin e vet dhe i lutet që t’ia bëjë hallall të drejtën, ose fajet që ka bërë në gjallje.

Deri sa njeriu i shtëpisë t’i thtë se ia bën hallall, Lugati vjen kurdoherë natën dhe shqetëson njerëzit duke u ankuar. Tregojnë se një herë zuri dashuri në një vajzë, së cilës i shkonte natën dhe e stoliste me rroba të mira e me gjerdane. Kur e morën vesh prindërit, e cuan vajzën në një fshat tjetër, po Lugati e ndoqi edhe aty. Atëherë thirrën një hoxhë, i cili e këndoi, duke e mërguar Lugatin në një tjetër vend. Në një fshat tjetër, Lugati vente natën në një shtëpi të këtij fshati, hapte dyert dhe bënte dëme.

Atëherë të zotëte e shtëpisë thirrën priftin, i cili u that ë bëjnë një kulac, ta mbështjellin me një pëlhurë të bardhë dhe ta varin te pragu i derës. I porosity që aty të varnin edhe një bastun, dhe të mbërthenin në të gjitha dyert lloj-lloj letrsh të bardha, të kuqe, të verdha, të zeza etj. Natën erdhi Lugati, mori kalucin, e co-rri pëlhurën edhe një letër dhe shkoi. Që atëherë s’u duk më. Atëherë i morën letrat dhe një e hodhën në udhëkryq, një në një mulli të shkretë, një tjetër që ta hanin egërsirat dhe tjetër në vreshtë.

Në veriun e Shqipërisë Lugatit i mveshin zënjën e hënës: Lugetërit hanë hënën dhe prandaj malësorët qëllojnë me pushkë në drejtim të saj kur ajo zihet. Për ta zhdukur Lugatin, është zakon që të nxjerrin kufomën nga varri dhe ta djegin. Ndër Shqiptarët e Strugës, ku Lugati mund të marrë edhe trajtën e një plëndësi, përdoret një mënyrë tjetër vrasjeje: ai përvëlohet me ujë të valuar. Sipas tyre, Lugatin mund ta pikasin vetëm qentë që kanë katër sy, dy aty ku i kanë të gjithë qentë, dhe dy të pavërejtshëm në vetulla.
Në jug të Shqipërisë shkonin të premten t’ia zbulonin varrin, i vinin përsipër një turrë me shkarpa, gjysëm oke parafinë nën to, dhe pastaj e digjnin. Por ky veprim ndërmerrej vetëm kur i pllakoste ndonjë fatkeqësi e madhe. Në Korcë këto veprime i bënin të shtunën, kur besohej se Lugati fle. Shkonin dhe hapnin varrin e atij që s’i kish mbushur të dyzetat dhe pot a gjenin në këmbë e digjnin, duke u kujdesur që të mos i linin as shenjë as nishan, se besonin se ngjallej prapë. Këto mënyra të luftimit të Lugatit kanë gjegjëset e tyre edhe në mesin e ilirëve. Kështu ndoshta për tu mbrojtur nga shpirtërat e këqinj të të vdekurve, kufomat e disa të vdekurve nuk i fusnin në varr në pozicion normal, por i vendosnin përmbys, me kokë të ndarë nga trupi ose dhe me gjysmë trupi. Lugatin e bashkojnë me shpirtin e ajrit. Quhet edhe Luvgat-i, Lugjat-i, Kullunxh-i (Mbiudh e Maqellarës-Dibër), Zhikul (arbëreshët e Greqisë), Shikul (arbëreshët e Greqisë), Labic, Vapir-i (Cabej), Baba-u (Santa Sofia d’Epiro, Kozencë), Arman-i (B. Bilota), Arman’je (P. Camodeca: Dizionario), Avi/s-zi (Frascineto), Bobok, Bobua, Bun, Bjukull, Hje, Korrobac, Kukubin, Papacom, Pehmë, Spamëndall, Stihji, Shkërba, Umbër, Facom, Kuk, Kukuban, Garramac, Duarlidhur (euf., Kuteli). Del edhe në toponimi: Ara e Lugatit (Kosovë), Sylugati (fshat në Elbasan, përmendet në shek. XV).

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons