Forumi Kuq E Zi
 Historia e vërtetë e krishtlindjeve Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Historia e vërtetë e krishtlindjeve Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 Historia e vërtetë e krishtlindjeve Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Historia e vërtetë e krishtlindjeve Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Historia e vërtetë e krishtlindjeve

Një mix traditash


Krishtlindjet kanë patur një histori të gjatë dhe të shumëllojshme. Janë festuar nëpër shekuj nga popuj të ndryshëm, në kohëra të ndryshme, në vende të ndryshme dhe në mënyra shumë të ndryshme.

Mesi i dimrit ka qenë prej kohësh një kohë për të festuar në të gjithë botën. Shumë shekuj përpara mbërritjes së njeriut me emrin Jezu Krisht, evropianët e hershëm festonin dritën dhe lindjen në ditët më të errëta të dimrit. Shumë njerëz ngazëlleheshin dhe gëzonin gjatë solstikut dimëror, atëherë kur më të keqen e dimrit e kishin lënë tashmë pas dhe kur prisnin tanimë ditë më të gjata dhe më shumë orë me dritën e diellit.

Në Skandinavi, norvegjezët festonin Julin që nga 21 dhjetori, solstiku dimëror deri në fund të janarit. Duke vlerësuar rikthimin e diellit, etër dhe bij sillnin në shtëpi trungje të mëdhenj, të cilëve më pas u vinin flakën. Njerëzit festonin deri kur trungu digjej plotësisht, gjë që mund të kërkonte deri 12 ditë. Norvegjezët besonin se çdo shkëndijë prej zjarrit përfaqësonte një gic apo viç të ri që do të lindte vitin e ardhshëm.

Fundi i dhjetorit ishte koha e përsosur për festime në shumë zona të Evropës. Në atë kohë të vitit, shumica e bagëtive thereshin, kështu që do të duhej të ushqeheshin gjatë dimrit. Për shumëkënd, ishte e vetmja kohë e vitit kur kishin bollëk me mish të freskët. Veç kësaj, pjesa më e madhe e verës dhe birrës që bëhej gjatë vitit më në fund fermentohej dhe ishte e gatshme për t'u pirë.

Në Gjermani, njerëzit nderonin perëndinë pagane Oden gjatë pushimeve të mesit të dimrit. Gjermanët ishin të tmerruar prej Odenit, teksa besonin se ai fluturonte natën nëpër qiell për të vëzhguar njerëzit e tij dhe më pas vendoste se kush do të kish begati dhe kush do të zhdukej. Për shkak të pranisë së tij, shumë njerëz zgjidhnin të qëndronin brenda.

Saturnalia

Në Romë, aty ku dimri nuk ishte aq i egër, festohej Saturnalia - një ditëpushimi në nderim të Saturnit, perëndisë së bujqësisë. Duke filluar nga java e solstikut dimëror dhe duke vazhduar për një muaj, Saturnalia ishte një kohë hedoniste, kur kish me bollëk ushqime dhe pije dhe kur rendi normal shoqëror romak përmbysej. Për një muaj, skllevërit bëheshin zotër. Fshatarët merrnin komandën e qytetit. Bizneset dhe shkollat mbylleshin me qëllim që të gjithë të argëtoheshin.

Gjithashtu, në kohën e solstikut dimëror, romakët festonin gjithashtu Juvenalian, një festë ku nderoheshin fëmijët e Romës. Veç kësaj, pjestarë të klasave të larta shpesh herë festonin ditëlindjen e Mithrës, perëndia e diellit të papushtueshëm, në 25 dhjetor. Besohej se Mithra, një perëndi-fëmijë, kish lindur nga një shkëmb. Për disa romakë, ditëlindja e Mithrës ishte më e shenjta ditë e vitit.

Në vitet e parë të krishtërimit, Pashkët ishin festa kryesore; ditëlindja e Jezusit nuk festohej. Në shekullin IV, njerëz të Kishës vendosën të caktojnë si ditë feste lindjen e Krishtit. Fatkeqësisht, Bibla nuk e përmend ditën e lindjes së tij, një fakt që puritanët e përdorën më vonë për të hedhur poshtë ligjshmërinë e festimeve.

Ndonëse disa prova tregojnë se ai mund të ketë lindur në pranverë (përse barinjtë do të ishin duke kullotur bagëtitë në mesin e dimrit?), papa Juliusi i zgjodhi 25 dhjetorin. Besohet gjerësisht se Kisha e zgjodhi këtë datë në një përpjekje për të adoptuar dhe përthithur traditat e festivalit pagan të Saturnalias.

E quajtur fillimisht Festa e Lindjes, kjo traditë u përhap në Egjipt në 432 dhe në Angli në fundin e shekullit VI. Deri në fundin e shekullit VIII, festimi i Krishtlindjeve ishte përhapur deri në Skandinavi. Sot, në kishat ortodokse greke dhe ruse, Krishtlindjet festohen 13 ditë pas 25 dhjetorit, që njjihet edhe si Dita e Pagëzimit të Tri Mbretërve. Besohet se kjo është dita kur tre njerëzit e mençur gjetën Jezusin në Grazhd.

Duke vendosur Krishtlindjet në të njëjtën ditë me festivalet tradicionalë të solstikut dimëror, liderët e Kishës rritën shanset që krishtlindjet do të përqafoheshin lehtë, por hoqën dorë nga mundësia për të diktuar se si do të festoheshin. Deri në Mesjetë, Krishtërimi kishte zëvendësuar në pjesën më të madhe fenë pagane.

Në Krishtlindje, besimtarët shkonin në Kishë, më pas festonin të shfrenuar në një atmosferë karnavalesh. Çdo vit, një lypës ose student kurorëzohej "Zoti i çrregullit" dhe ata që festonin luanin rolin e të sunduarve. Të varfërit shkonin në shtëpitë e të pasurve dhe kërkonin ushqimet dhe pijet e trye më të mirë. Nëse pronarët nuk përmbushnin kërkesën, vizitorët i terrorizonin me çapkënllëqe. Krishtlindjet u shndërruan në atë periudhë të vitit kur klasat e larta i shlyenin borxhin imagjinar ose real shoqërisë duke argëtuar qytetarët me më pak fat.

Krishtlindje "të paligjshme"

Në shekullin XVII, një valë reformash fetare ndryshuan mënyrën se si Krishtlindjet festoheshin në Evropë. Kur Oliver Kromuelli dhe forcat e tij puritane morën kontrollin e Anglisë në 1645, ata u betuan që të hiqnin qafe dekadencën në Angli dhe si pjesë e kësaj përpjekjeje, shfuqizuan festimin e Krishtlindjeve. Me kërkesë popullore, Karli II u rikthye në fron dhe bashkë me të u rikthye edhe festa popullore.

Separatistët pelegrinë anglezë që erdhën në Amerikë në 1620 ishin edhe më ortodoksë në besimet e tyre puritanë se sa Kromuelli. Si rezultat, në fillim në Amerikë Krishtlindjet nuk ishin ditë feste. Nga viti 1659 deri në 1681, festimi i krishtlindjeve ishte në fakt i paligjshëm në Boston. Çdokush që shfaqte frymë Krishtlindjesh gjobitej me pesë shilinga. Në të kundërt, në vendbanimin e Xhejmstaun, kapiteni Xhon Smith raportonte se Krishtlindjet festoheshin dhe kalonin pa asnjë incident.

Pas Revolucionit amerikan, traditat angleze dolën nga moda, bashkë me festën e krishtlindjeve.

Në fakt, Kongresi ishte në seancë në 25 dhjetor 1789, Krishtlindjet e para pas Kushtetutës amerikane. Krishtlindjet u shpallën festë federale vetëm në 26 qershor 1870.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Si e festonin antiket.
Ne Persine antike, solstici i dimrit u celebronte duke kenduar himnin qe tregonte lindjen e botes. Ne Aleksandri te Egjyptit ajo pati shprehjen me te plote, para epokes kristiane, ne festen e madhe te lindjes se Horus. Statujat e perendise nene Iside, me vogelushin ne preher ose duke i dhen gji, u sillnin ne proçesion naten fushave nen driten e pishtareve.
Ne Romen pagane te njejten domethenje kishin festat e dimrit qe celebroheshin dy ose tre shekuj para lindjes se Krishtit, te njohura me emrin Saturnali ose festat e Saturnit. Saturnalet romake kishin fillim me 19 dhjetor dhe zgjateshin deri me 25 dhjetor. Ishin festa gezimi, riperteritjeje, shprese per te ardhmen dhe ne kete rast ribeheshin kontratat bujqesore. Ne rrjedhen e pesedhjetvjeçarit te fundit para lindjes se Krishtit u fut ne Rome kulti i Zotit Diell, mbase i perhapur nga trupat e reklutuar ne Siri dhe nga sklleverit orientale.
Ne Romen antike perandorake, nga vitet 243 e 366 pas Krishtit, miq dhe kusherinj shkembenin urimet e para per te festuar "dies natalis" (diten e lindjes se Krishtit) ne nje nate te ftohte dimri.
Urimeve i shoqeroheshin shporta frutash, embelsirash dhe dhuratash te çfardolloj tipi sepse lindja e Jezusit dhe pervjetori i ngjitjes ne fron te perandorit te beheshin simboli i nje begatie qe duhet te kishte vashduar per te gjithe vitin.
Rreth 1800 ky rit gjeti personifikimin e tij ne nje plak te forte me mjeker te bardhe, rezident ne Polin e Veriut, qe i ndihmuar nga "gnomi"(personazhe perrallash) te shumte, bente lojra per t'i shperndare si dhurata ne naten e Krishtlindjeve, me ndihmen e nje slite te terhequr nga drere fluturues dhe duke kaluar nga oxhaqet e shtepive.
Ne histori, ekziston realisht nje personazh me keta karakteristika. Behet fjale per Shen Nikollen. Lindur ne Patara, ne Turqi, nga nje familje e pasur, ne shekullin e IV u be peshkop i Myra-s dhe mori pjese ne Koncilion e Nicea-s ne vitin 325. Kur vdiq eshtrat e tij u vendosen ne Myra, deri ne 1087 kur u moren nga nje grup kavaljeresh italiane te hequr si tregtare dhe u derguan ne Bari ku ruhen deri ne ditet e sotme.
Nje nga legjendat me te famshem, e konfermuar nga Dante ne Purgatorin (XX, 31-33) tregon qe Shen Nikolla, i prekur nga lutjet e nje njeriu te mire qe s'kishte mundesi te martonte tre vajzat e tij sepse kishte rene ne mjerim, vendosi ti hidhte per tre nete me radhe, nga nje dritare gjithnje e hapur te keshtjelles, tre thaset me monedha qe do te benin pajen e vajzave. Naten e pare dhe te dyte gjerat ndodhen sipas planit, dhe naten e trete shen Nikolla gjeti dritaren mbyllur. I vendosur per te mbajtur fjalen, plaku me mjekerr te bardhe u kacavjerr mbi çatite dhe hodhi thesin me monedha nepermjet oxhakut, ku ishin varur rrobat per t'u thare, duke bere te lumtur njeriun e mire dhe tre vajzat e tij.
Ne versionet e mepasme, te thjeshtuara per femijet, Shen Nikolla dhuronte ushqim familjeve me te varfera duke ja hedhur anonimisht nepermjet oxhaqeve ose dritareve te tyre. Sipas legjendave te tjera, ketij shenjtor i kishte rene ne dore nje objekt mitik, "Sacro Graal", qe, veç te qenurit pergjegjes per aftesite e tij per te dhuruar me bollik, qe dhe shkaku i hapjes se varrit te tij (nga kavaljeret italiane) per urdher te papa Gregorit VII. Ne çdo rast Shen Nikolla u be ne fantazine popullore "sjelles dhuratash", detyre e kryer fale nje gomari ne naten e 6 dhjetorit (Shen Nikolla, pikerisht) ose deri edhe ne naten e krishtlindjeve.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Si u be festa pagane kristiane.
Krishterimi futi ne konceptet fetare te saj tradita popullore ekzistuese dhe ndodhi keshtu qe dita e festes se zotit diell dhe bujqesor te Egjyptit e te Persise, qe koinçidonte ne solstizin e dimrit, u be Krishtlindja e krishtere: statuja e Iside-s qe i jep gji Horus-it u be ajo e madones qe i jep gji Jezusit te vogel. Mirepo, nuk qe e lehte fiksimi i dates, 25 dhjetori, nga momenti qe tregimi evagjelik i Sh. Lukes, me i ploti mbi argumentin, duke treguar mbi barinj qe kalonin naten jashte, evokonte me shume nje ambient pranveror, dhe jo te ftohtin e periudhes dimerore. Pastaj ishte tradita kristiane e meparshme qe fiksonte lindjen e Krishtit ne nje dite pranvere: Klementi i Aleksandrise e kishte vendosur me 19 prill, te tjere themelues te kishes 18 prill, te tjere akoma 29 maj dhe 28 mars. Ish pas shume diskutimesh dhe hezitimesh dhe peshkopet e Romes zgjodhen 25 dhjetorin. Data u nxorr duke llogaritur vitet e Krishtit mbrapsh, duke u nisur nga shifra "magjike" 33, sa jane vitet qe djali i Zotit do te kishte kaluar mbi toke. Duke qene e fiksuar me pare vdekja e Krishtit me 25 mars, duke supozuar qe te kishte ndodhur 33 vjet ekzakt pas ringjalljes, qe keshtu ishte fiksuar dhe ajo me 25 mars, lindja nuk mund te mos kishte ndodhur se jo 9 muaj me pare, dmth, 25 dhjetor.
Krishtlindjet ne ditet e sotme.
Festa e lindjes se Jezusit, Krishtjindjet, siç e njohim sot, eshte bere festa me e madhe zyrtare e krishterimit vetem ne kohe relativisht te aferta. Gjurmet e para te saj si festim kristian jane hasur rreth shekullit te trete pas Krishtit dhe afirmimi perfundimtar i tij vem ne mes te shekullit te katert. Kjo feste u fut ne Antiokia vetem rreth vitit 375 pas Krishtit dhe ne Aleksandri vetem pas 430. Keshtu si festohet ne ditet e sotme, Krishtlindjet vijne nga tradita borgjeze te shekullit te kaluar: brere te mbushur me drita, shirite e zilka (qe ne te kaluaren ishin embelsira); babagjyshe me slita dhe drere jane tradita nordike. Krishtelindjet perfshijne nje periudhe fesimesh te panderprera qe nga solstizi i dimrit deri ne epifani (6 janar). Kjo e fundit qe per kristianet orientale eshte dita e lindjes eshte futur ne perendim vetem ne nje kohe te dyte, me permbajtje fetare dhe vlera te ndryshme mbi te cilat ka mbizoteruar kujtimi i dhuratave te magjistareve ne shpellen e Betlemmit. Ne Itali, psh, ka lindur figura e befanes, nga tradita popullore te meparshme, qe, gjysem lypese e gjysem shtrige, duke kaleruar bishtin e fsheses shperndan dhurata (ne origjine ishin te varfera, si portokalle e fruta te thata) nerpmjet oxhaqeve.
Ne shekullin XVI, pas Reformes, shenjtoret nuk shiheshin mire ne Europe. Prandaj ishte e nevojshme qe dikush te mirte vendin e Shen Nikolles dhe te shperndante dhuratat e krishtlindjeve. Ne Angli nje plak i qeshur personazh i lojrave te femijeve, i njohur si Gjyshi i Krishtlindjeve, e mori persiper. Edhe Franca zgjodhi babagjyshin e saj, ndersa ne Gjermani xhezu femija, shperndante dhuratat.
Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes emri i tij u kthye ne Kris Kringle, por pioneret hollandeze sollen ne Amerike Shen Nikollen (Sinter Klass) dhe e therriten Santa Class, qe ne anglisht u kthye shume shpejt ne Santa Claus. Shkrimtaret dhe artiste trasformuan peshkopin ne nje figure me mjekerr te bardhe, pallto dhe kapuç. Asnjeri e di se si kali i bardhe i Shen Nikolles te jete trasformuar ne grup dreresh, mirepo nje liber i shekullit XIX tregon nje illustrim ne te cilen ai shfaqet vetem me nje dre. Me 1882 Dr. Clement Clarke Moore shkruajti nje poezi per femijet e tij mbi Santa Claus ne te cilen pershkroi 8 dre duke i vente te gjitheve emra. Ne Suedi, perkundrazi, eshte akoma i paraqitur rrethuar me kapronj. Babo natale anglez mori aspekte te ngjashme me kunderfiguren amerikane, dhe sot Babagjyshi i krishtlindjeve dhe Santa Claus jane bere i njejti person.
Kjo eshte historia e Krishtlindjeve. Eshte nje histori e bukur, poetike, e krijuar nga njerezit per ti bere vend pak shprese e gezimi edhe ne zemren e dimrit me te forte, kur duket qe gjithçka te jete e vdekur dhe sterile por perkundrazi fara fillon te hedh rrenje ne toke dhe ka fillim revolucjoni i stinave dhe vrapi i shpejte, i lumtur i diteve drejt lulezimit te pranveres.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons