Forumi Kuq E Zi
Albpetrol, 80 mln lekë vëllait të Lulzim Bashës, shkelet ligji Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Albpetrol, 80 mln lekë vëllait të Lulzim Bashës, shkelet ligji Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Albpetrol, 80 mln lekë vëllait të Lulzim Bashës, shkelet ligji Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Albpetrol, 80 mln lekë vëllait të Lulzim Bashës, shkelet ligji Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
TIRANE- Studioja ligjore që ka marrë tenderin pa garë të kompanisë shtetërore “Albpetrol” kundër kompanisë “ARMO sha” dhe që përton nga buxheti shtetit 80 milionë lekë është “Optima Legal& Finances” dhe ka pjesë të stat të saj vëllain e kryebashkiakut Lulzim Basha. Fitimi i 80 milionë lekëve(të vjetra) nga kjo kompani është bërë pa garë dhe ky fakt është bërë i ditur nga vetë “Albpetrol”.

Kjo kompani është themeluar në vitin 2008, sot ajo zotërohet nga dy aksionarë që kanë përkatësisht nga 50 përqind aksione. Ata janë Ilir Daci dhe Glon Bakalli. Daci është një jurist që më herët ka punuar në disa studio të njohura avokatie në Tiranë. Ndërsa Bakalli është një sipërrmarës, ai është shqiptar por me shtetësi italiane dhe është pronar dhe bashkëaksionar në të paktën tetë kompani të regjistruara në Tiranë. Përsa i përket studios ligjore "Optima Legal& Finances", në faqen elektronike të kësaj kompanie spikat prezenca e Erlindi Bashës. Ai është vëllai i kryebashkiakut Lulzim Basha. Në faqen elektronike të stafit të kompanisë Erlindi Basha renditet si pjesë e stafit të juristëve të kësaj kompanie. Por duket se Erlindi Basha ka një lidhje edhe më të fortë me këtë kompani sesa thjesht jurist. Erlindi Basha, përveçse një jurist i thjeshtë te "Optima" zotëron edhe një kompani të vetën për "konsulencë ligjore". Duket se dypunësimi i vëllait të kryebashkiakut nuk është një problem, pasi edhe kompania "Optima Legal& Finances" ku ai figuron thjesht jurist, por edhe studioja e tij private ligjore ndodhen ekzaktësisht në të njëjtin vend, ekzaktësisht të regjistruara me të njëjtën adresë: "Rruga Dëshmorët e 4 Shkurtit, Sky Tower, Kati 8/3"

PËRFAQËSIMI
Studioja ligjore e pajtuar pa garë nga "Albpetrol" duket se për shumë kohë ka qenë studioja e preferuar e Ministrisë së Ekonomisë dhe drejtorive të saj. Me një kërkim të thjeshtë në internet me emrat e juristëve të kësaj studioje, zbulon se ata kanë qenë shpesh herë përfaqësues të AKBN-së (Agjencisë së Burimeve Natyrore) si dhe enteve të tjera të ministrisë së Ekonomisë në gjyqet që ky institucion ka patur me palë të ndryshme. Kjo studio ligjore shfaqet aktive në përfaqësimin e Ministrisë së Ekonomisë në të gjitha shkallët e gjyqësorit ku janë gjykuar mosmarrëveshjet e kësaj ministrie me biznese të ndryshme të cilat kanë hedhur në gjyq ministrinë ose anasjelltas.

KOMPANIA
Studioja ligjore "Optima Legal& Finances" është një kompani e themeluar në korrik të vitit 2008. Fillimisht në këtë kompani përveç dy aksionarëve Daci dhe Bakalli ka qenë prezent në paketën e aksioneve dhe shtetasi Dael Dervishi. Ai është djali i ambasadorit shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi, i cili është diplomat karriere i mbështetur nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Nga ekstrakti në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se Dael Dervishi i ka shitur të gjitha aksionet e tij në vitin 2009 dhe paketën e aksioneve që prej asaj kohe e kanë kontrolluar shtetasit Ilir Daci dhe Glon Bakalli. Zyrtarisht kompania ka si objekt të aktivitetit të saj kryerjen e shërbimeve dhe asistencës ligjore ne fusha të ndryshme të së drejtës. "Ky aktivitet kryhet duke përfituar të ardhurat nga ushtrimi i këtij aktiviteti si dhe çdo veprimtari tjetër te natyres financiare e tregtare për permbushjen e aktivitetit të shoqerisë, në përputhje me Ligjin Shqiptar", - shkruhet në ekstraktin e kompanisë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons