Femrat zvicerane, të cilat martohen me shtetas të huaj, preferojnë në radhë të parë italianët pastaj gjermanët dhe menjëherë pas tyre, kosovarët.
Sipas të dhënave që raporton albinfo, 1045 zvicerane janë martuar me italianë, 913 me gjermanë dhe 525 me kosovarë. Më tutje vijnë francezët me 458 dhe turqit 432.
Këto shifra dalin nga shënimet e Entit Federal për statistikë, në kategorinë për çiftet dynacionale. Të dhënat flasin për vitin 2010 ndërsa ato të vitit 2011 nuk janë publikuar akoma.
Nga ana tjetër, preferencat e meshkujve zviceranë për bashkëshortet e tyre ndryshon shumë nga ajo e femrave.
1 115 zviceranë gjatë vitit 2010 janë martuar me femra gjermane, 548 me braziliane, 464 me italiane , 437 me tailandeze dhe 382 me franceze.
Sipas statistikës gjatë vitit 2010 në Zvicër janë lidhur 15 328 martesa dynacionale. 8 328 martesa i kanë lidhur me gra të nacionaliteteve të huaja burrat zviceranë, ndërsa 7 000 gra zvicerane kanë marrë burra të huaj.