Një skelet 700 vjeçar është vendosur në Muzeun Historik Kombëtar në Bullgari dhe është menduar të jetë i një personi të frikshëm ose më saktë i një vampiri potencial.
Sipas zakoneve pagane në atë kohë, njerëzit që konsideroheshin të këqinj thereshin me një shufër hekuri direkt në zemër me qëllim që pas vdekjes të mos kthehen si Vampir.
Dy skelete të tilla janë gjetur në një manastir në qytetin Sozopol, pranë Detit të Zi dhe do të shfaqen javën e ardhshme në Muzeun Historik Kombëtar në Bullgari.
"Ky ishte një besim pagan i përhapur në tokat bullgare të shekujve 12 dhe 14-të. Njerëzit ishin shumë supersticiozë në atë kohë. Në të gjithë vendin ne kemi gjetur mbi 100 varreve të tilla 'vampir' nga fisnikë kryesisht nga mesjeta" tha kreu i Muzeut Historik Kombëtar Bozhidar Dimitrov.