Forumi Kuq E Zi
Tragjedia e Himarës, familja e studentes: Tmerri me vajzën 12 ditë në koma Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tragjedia e Himarës, familja e studentes: Tmerri me vajzën 12 ditë në koma Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Tragjedia e Himarës, familja e studentes: Tmerri me vajzën 12 ditë në koma Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tragjedia e Himarës, familja e studentes: Tmerri me vajzën 12 ditë në koma Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Tragjedia e Himarës, familja e studentes: Tmerri me vajzën 12 ditë në koma Eriselda_Gubere
Eriselda Gubere (djathtas)

Asnjë reagim 12 ditë pas aksidentit. 21-vjeçarja po trajtohet në Vjenë. Nga çasti në çast, prej 12 ditësh, presin me ankth një lajm të mirë. Atë që do t’i njoftojë se Eri ka hapur sytë dhe ka njohur të ëmën, e cila që prej së enjtes i ndodhet pranë në spitalin e Vjenës, në Austri.
Familjarët e Eriselda Guberes nuk reshtin së lotuari për 21-vjeçaren, e cila i mbijetoi aksidentin fatal të ndodhur në Qafën e Vishës në Himarë. Në fshatin Shakuj të komunës Kolonjë në Lushnjë gjendja është e nderë, ndërsa luten që Eriselda të dalë nga koma. Studentja, edhe pse midis të gjallëve, nuk ka mundur t’i shohë në sy prindërit, nuk ka mundur t’u flasë. Në shtëpinë e familjes Gubere, në njërën nga dhomat e kësaj godine flenë dy fëmijët më të vegjël të Kadri dhe Fatmira Guberes, një djalë dhe një vajzë. Po aty gjendet edhe shtrati i Eriseldës. Sipër tij qëndron një arush dhe një elefant lodër, si dhe fotografitë e vajzës. Për familjen modeste ka qenë gjithmonë ëndërr arsimimi i fëmijëve dhe Eriselda, vajza e tyre e parë, ndiqte studimet për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Elbasan. Sot, pas 12 ditësh, familjarët e Eriseldës, mes shpresës dhe lotëve, herë të fshehur e herë jo, presin daljen e saj nga koma dhe rinisjen e ëndrrave që ajo kishte thurur, të bëhej mësuese e mundësisht afër fshatit të saj, me qëllim që t’i shërbente komunitetit që e rriti. Familjarët e saj tregojnë ditët e tmerrit të pritjes, por nuk mund të harrojnë dhe momentin që solli tragjedinë. Nusja e xhaxhait të Eriseldës, Sadetja, rrëfen çastet e hidhura me të cilat u përballën familjarët e 21-vjeçares kur morën vesh lajmin e kobshëm. Tani, shpresa e vetme pritet nga Vjena, ku ndodhet prej disa ditësh Eriselda, bashkë me shoqen e saj, Florie Peçin.
Si u njohët me ngjarjen e rëndë? Kush ju njoftoi?
Dëgjuam në televizor që kishte rënë autobusi me studentë. Ishte ora rreth 17:00, kur dëgjuam që po bëhej nami në lajme. Sa nuk kemi vdekur. E dinim që vajza ishte nisur në ekspeditë. Këtu ishim unë dhe mamaja e vajzës, kunata ime, Fatmira. U alarmuam pastaj. Mblodhëm njerëz e të afërm dhe u nisëm.
Menduat që kishte mbijetuar apo… ?
Nuk dinim asgjë. Të afërm të familjes kishin folur me policinë dhe kur ne ishim rrugës për në Vlorë, na thanë në telefon që vajza ishte gjallë.
Po pastaj çfarë bëtë?
Na thanë që duhej të merrte shërbim më të specializuar dhe do e nisnin në Tiranë, prandaj duhej që ta prisnim ose ta gjenim në Tiranë. Dhe kështu ndryshuam rrugën.
Kur e morët vesh që ishte në koma?
E mësuam në spital, por s’e mbaj mend se kush e mori vesh i pari, se ishim të çorientuar.
E keni vizituar këtu në spital përpara se të ikte në Austri?
E vizitonim me radhë, por ajo s’reagonte fare.
Kur u nis mamaja e vajzës dhe kush e kërkoi të nisej?
Mbrëmë u nis. Shteti i mori përsipër shpenzimet. Ne vetëm na thanë nga Ministria e Shëndetësisë së do të çonin familjarët në Austri, në spitalin ku ndodhet Eriselda dhe Fatmira u nis për në Rinas.
Po tani si po e përjetoni gjithë këtë histori të mbesës suaj?
Ah, ta dini. Unë kam bërë për këta fëmijë më shumë se sa vetë prindërit e tyre. Ja, edhe tani kujdesem. Ajo na e ka lënë vendin bosh. Askush nuk i prek gjërat e Erit. As vendin që ajo fle nuk e prek njeri. Ja, siç e shikoni është i paprekur. Nuk e besojmë dot këtë që i ndodhi vajzës sonë. Ishte mirë e bukur. Kishte edhe ajo ëndrra. Mezi presim të na vijë. Duam të gëzojmë për të. Duam ta shohim nuse Erin tonë.panorama

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons