Është përkujtuar sot në Vlorë 15 vjetori i të mbyturve të Otrantos. Familjarë dhe të afërm të të mbyturve të Otrantos ditën e sotme i janë bashkuar dhe deputetët e Vlorës, si dhe përfaqësues të bashkisë së Vlorës. Po ashtu në paraditen e sotme kanë mbërritur dhe tre pjesë të anijes Katri i Radës, të cilat do të përdoren si objekte për një monument i cili mendohet të ngrihet dhe në Vlorë. Tre pajisjet të cilat kanë ardhur nga Brindisi kanë qenë të shoqëruara nga artistët shqiptarë Arta Nguci dhe Arben Beqiraj të cilët do të punojnë për ngritjen e këtij monumenti.
Rreth orës 10:00 në ambientet e portit të Vlorës në kalatën zero kanë ardhur për të hedhur lulet në det në kujtim të të mbyturve të Otrantos. Katri i Radës u nis nga ky mol ku sot u hodhën buqeta me lule në orën 15:00 mbas dite më 118 persona në bord midis tyre të gra dhe fëmijë.
Ishte anija ushtarake Sibila që goditi këtë anije të vogël 23 metra të gjatë e cila nga ka mundur të qëndrojë në ujë, dhe për më pak se 5 minuta ajo është mbytur. Nga 118 persona në bord 84 prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë, dhe 34 prej tyre kanë jetuar, ku nga këta 34 dy prej tyre ishin gra. Nga nxjerrja e trupave në det 60 prej tyre janë gjetur dhe 24 trupa nuk janë gjetur.
Pasi kanë hedhur lulet në det kanë folur me Pushime Cala përfaqësuese e të mbyturve të Otrantos si dhe deputetët e Vlorës dhe prefekti. Më pas tre pajisjet e Katrit të Radës janë vendosur në sheshin e Skelës, aty ku mendohet të ngrihet dhe monumenti në kujtim të tragjedisë së Otrantos. /A.Peçi/