Rreth 1 mijë serbë janë mbledhur në fshatin Rudare në very për të mbrojtur një barrikadë, raportojnë mediat serbe. Ata janë mbledhur pasiqë kanë dëgjuar një sirenë nga konvoji i KFOR-it që ishte nisur në atë drejtim për të larguar barrikadën.
Komandanti i forcave të KFOR-it ka biseduar me Dragisha Milovic duke i kërkuar që barrikada të hjeket mirëpo ai ka kundërshtuar duke thënë se kjo mund të bëhet vetëm me miratimin e këshilltarëve komunalë.
KFOR ka thënë se duhet të lirohet rruga dhe se në të ardhmen aty do të ketë një ekip të KFOR-it.