Plot 35 milion dollarë për të blerë një makinë Ferrari
Një Ferrari klasik, i prodhuar enkas për Stirling Moss, është shitur për një shifër të çmendur: plot 35 milion dollarë. Ferrari 250 GTO i vitit 1962 ishte në pronësi të biznesmenit britanik Eric Heerema. Ai tani ka kaluar në pronësi të një biznesmeni amerikan.
Në total javët e fundit janë shitur në ankande 8 makina klasike Ferrari, që kapin vlerën 150 milion dollarë.
Prezantuesi anglez, Chris Evans shiti makinën e tij Ferrari për 27 milion dollarë përpara pak ditësh, duke fituar plot 10 milion dollarë në dy vjet.
Një shitës tha se çmimet po kapin qiellin dhe të kesh në pronësi një Ferrari të tillë të bën milioner në vend.
“Në vitet ’80 dhe ’90 ishte ndryshe. Njerëzit merrnin borxh për të paguar makinat. Por tani paguajnë cash. Në vitin 1996 kisha në shitje 20 makina që vlenin 20 milion sterlina. Nëse do i kisha tani, do i kisha shitur mbi 200 milion sterlina,” tha ai.