U zbulua arma e fundit sekrete e Hitlerit
Dëshmi të reja kanë dalë në dritë kohët e fundit, përsa i përket sekretit të bindjes unike e të pa thyeshme të ushtrisë së Hitlerit. Bëhet fjalë për disa substanca të fshehta, që janë përdorur nga ushtria e Hitlerit. Këto substanca përdorshin me qëllim për të mbajtur në nxitje trupat ushtarake, thuhej një artikull të Daily Mail.
Sipas gazetës, mjekët, të cilët kanë punuar për diktatorin, u kanë dhënë drogë trupave ushtarake pa dijeninë e tyre, për të qenë të egër, të pamëshirshme, për t’i bërë ballë betejave, e për t’i radhitur në rangun e burrave të Rajhut të Tretë dhe për t’i kthyer ata në “makineri të vërteta lufte”.
Artikulli i gazetës Daily Mail, thotë se, sekreti, ishte pilula “Pervitin”, komponenti kryesor i së cilës ishte methamphetamini.
Prodhimi i këtyre tabletave u mundësua gjatë viteve 1939 deri më 1945 dhe arriti shifrën 200 milionë, thuhej në një hulumtim të Shoqatës Mjekësore Gjermane.
Duke marrë këto pilula, ushtarët ktheheshin në “Super Heronj”, pasi ata nën ndikimin e substancave të ndryshme, u kishin një mbi besim vetes së tyre, si dhe këto pilula reagonin në mënyrë të atillë mbi trupin e ushtarëve saqë ata humbitnin çdo lloj ndjenje njerëzore.
Sipas reportazhit të Daily Mail, në janar 1942, një grup ushtarësh gjerman (ishte i rrethuar nga Ushtria e Kuqe) u përpoq të tërhiqej, për të shmangur rrethimin nga armiku dhe nga temperatura tejet e ftohtë, e cila arrinte në -30 gradë Celsius.
Kur mjekët u dhanë atyre pilulat, pas pak ushtarët filluan të ndjehen… ndryshe, humbën ndjenjën e frikës dhe në vend që të vazhdonin me zmbrapsjen, ata morën kuroj dhe ndryshuan drejtim.
Sipas analistëve gjermanë, kjo ishte arma e fundit e fshehtë e Hitlerit.