Mënyrat për t’u bërë më i zgjuar
Megjithatë, një studim i publikuar sot në revistën “Science and Medicine” argumenton se inteligjenca nuk është vetëm një dhunti e lindur, por ajo mund të stërvitet, ashtu siç stërvitisim muskujt e zakonshëm të trupit.
Më shumë se sa koefiçenti i zgjuarsisë, aftësia jonë mendore përcaktohet nga sa e vendosim në përdorim trurin. Revista ofron dhjetë mënyra për të fuqizuar kapacitetin tonë mendor.
1. Rritja e dozës së konsumuar të vitaminës B9 është një prej mënyrave për të vonuar plakjen e trupit. Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë ngrënë shumë fasule, spinaq apo mëlçi viçi apo derri kanë në plakje një tru deri në shtatë vjet më të ri se sa mosha e tyre reale.
2. Gjimnastika është një mik shumë i mirë i trupit. “Shumë analiza neurologjike tregojnë se lëvizja fizike i bën shumë mirë materies gri të trurit”, deklaroi John Ratey, një profesor psikiatër në Universitetin e Harvardit. Ata që merren vazhdimisht me sport kanë më shumë aftësi për t’u përqendruar dhe memorizuar.
3. Dietat e hekurta nuk duhen ndjekur, pasi ato mund të shkaktojnë efekte të rënda në funksionimin e trurit, duke provokuar depresion apo humbje të stimës vetjake. Aftësitë për t’u përqendruar bien deri në 30% tek njerëzit që ndjekin një dietë në mënyrë veçanërisht drastike.
4. Një studim japonez ka treguar se si të bësh vrap për 2-3 herë në javë, për të paktën 30 minuta, në një hark prej të paktën tre muajsh, përmirëson dukshëm aftësitë konjitive të trurit tonë.
5. Llafazanët nuk janë të tillë rastësisht, ata kanë në përgjithësi kapacitete më të mëdha mendore, pasi të flasësh sa më shumë ndihmon në bërjen e “gjimnastikës së trurit”.
6. Neurologët këllishojnë fuqimisht që njerëzit të stërvisin kujtesën e tyre. Një mënyrë e mirë është të shikosh për një minutë një listë me 10 fjalë. Pas 20 minutash duke u marrë me diçka tjetër, duhet të rikthehesh të shkruash atë që kishe lexuar.
7. Videolojrat i bëjnë mirë trurit të njeriut, pasi e bëjnë atë më elastik përsa i përket reflekseve, në kapacitetin reaktiv, përpunimin e situatave dhe në zgjerimin e fushëpamjes.
8. Sipas Siegfried Lehrl, një kërkues i Universitetit Erlangen në Gjermani, të shkëputesh për pushime më gjatë se 14 ditë nga puna, mund të ulë përkohësisht deri në 20 pikë koefiçentin e zgjuarsisë.
9. Gjumi i drekës apo dremitjet e shkurtra në momente të tjera të ditës i mjaftojnë trurit për t’u relaksuar. Fjetja për intervale të shkurtra përveç gjumit të dakës i bën mirë kujtesës sonë.
10. Të flasësh sa më shumë gjuhë të huaja i jep trurit fleksibilitet dhe aftësi reaguese më të mira përballë situatave të papritura. Sipas studimit të Universitetit të Tel Avivit, të flasësh disa gjuhë kontribuon në mbajtjen e elasticitetit të trurit, madje edhe në moshë të avancuar.