Studimi: Kush ha thonjtë apo çamçakëz, ndihmon trurin
Sjelljet e përsëritura që bëjmë shpesh me gojë, të tilla si përtypja e çamçakëzit ose ngrënia e thonjve, në dukje si të shpifura, shkaktojnë në fakt një përfitim mbi trurin.
Kjo pohohet nga një studim i kryer nga Universidad del Pais Vasco.
Sipas tij, këto aktivitete, kryhen automatikisht ose të pandërgjegjshme nën stres ekstrem emocional, por në bazë të studimit të lartpërmendur, rezulton se ato në fakt, lehtësojnë pasojat e ankthit.
Studimi paraqet gjithashtu faktin se zakoni që kanë brejtësit kryesisht (minjtë), për të bluar me dhëmbët e tyre, mund të jetë i përshkruar si një “mekanizëm lirimi”, i zhvilluar në mënyrë të pandërgjegjshme për të zbutur efektet e stresit.
Kjo tregon se ekziston një lidhje e rëndësishme midis lirimit të dopaminës në shumë zona të trurit, pra lëndës, që rehabiliton efektet e ankthit dhe stresit.