Studimi, të paralizuarit kanë shpresa për të ecur sërish
Shkenca po përparon me hapa galopantë dhe këtë e vërteton dalja në treg e shumë medikamenteve që po shërojnë ato sëmundje, që deri më sot kanë qenë të pashërueshme. Po këtë herë një lajm tejet motivues dhe i mirëpritur vjen për personat të cilët qëndrojnë në karrige me rrota, duke mos pasur asnjë shpresë se një ditë mund të ecin. Një grup i kërkimeve në Ecole Polytechnique Federale nga Lausanne, në Zvicër, të udhëhequr nga Gregoire Courtine, kanë qenë në gjendje të kthejnë këtë proces duke bërë një eksperiment tek minjtë të cilët kanë pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore.
Studimi, i publikuar sot në revistën Shkenca, ishte pikënisje e pesë viteve më parë në Universitetin e Zürich-ut dhe u përfundua me sukses në një laborator në Lozanës.
Ajo që mund të quhet mrekulli e shkencës është në fakt rezultati i një terapie të bazuar në një kokteil të kimikateve dhe stimulimit elektrik, i ndihmuar nga përdorimi i një rrjete teli robotik për të ndihmuar lëvizjen e minjve.
Ne e dimë se truri dhe palca kurrizore, në sajë të neuroplastikës, janë në gjendje për të shëruar. Problemet e vërteta janë hasur në prani të lëndimeve të rënda, të cilat edhe pas plasticitetit të palcës kurrizore nuk janë kthyer në normalitet.
Por nga kërkimet e Courtine dhe kolegëve, u demonstrua se në rrethana të caktuara plasticiteti mund të ndodhë edhe shërimi i rasteve më të rënda të lëndimit. Dhjetë minuta pasi minjve ju bë injeksioni i stimuluar me elektroda të futura në hapësirën epidurale të shpinës, ata dërgojnë sinjale elektrike përmes fibrave nervorë të neuroneve. Kështu mundësohej shkëmbimi i mesazheve mes trurit dhe shpinë.