Qeveria amerikane: Zombie-t nuk ekzistojnë
Pak dite me parë në rrugët e Majemit, një i ri i hëngri fytyrën një të pastrehi. Të martën një student në Amerikë pranoi se kishte vrarë shokun dhe i kishte ngrënë zemrën dhe trurin. Në Kanada po ashtu një ish- aktor porno vrau shokun e tij dhe ia dërgoi gjymtyrët kabinetit qeveritar dhe partive.
Për këtë arsye pas një serie incidentesh të tmerrshme, ku përfshihen kanibalizma, qeveria amerikane është detyruar të nxjerrë një njoftim se nuk ekzistojnë zombie-t.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se nuk ekziston asnjë virus apo ndonjë kusht për të ngjallur të vdekurit.
Kjo nuk është hera e parë që qeveria amerikane lëshon të tilla paralajmërime.