20-vjeçarja dënohet me vdekje, do ta qëllojnë me gurë…
Një e re nga Sudani, që mendohet të ishte rreth 20 vjeçe, u dënua me vdekje për tradhti, dhe mbahet e lidhur me zinxhirë, në burg, bashkë me foshnjen e saj, thanë avokatët e saj. Por nuk munguan as akuzat nga organizmat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
E reja, sipas gjykatës sudaneze, do të goditet me gurë deri në vdekje. Ajo quhet Idisar Sarif Abdala dhe u dënua më 22 prill, sipas shkresave zyrtare, raporton agjencia Reuters. Ndërkohë që reagime ka nga e gjithë bota, ende nuk dihet se kur do të zbatohet ky vendim i tmerrshëm i gjykatës sudaneze.
Rrahjet me kamxhik janë dënimet më të zakonshme që jepen nga gjykatat në Sudan, për krime si konsumi i alkoolit dhe tradhtia, por dënime si goditje me gurë për vdekje, rrallë jepen.
Pas grushtit të shtetit në vitin 1989, Sudani adoptoi ligje me bazë sarinë. Edhe pse qeveria u përpoq që të përmirësonte pamjen e jashtme të vendit para ndërkombëtarëve dhe të shkëputej nga ekstremistët islamikë, Sudani mbetet një nga vendet e paktë në botë, që aplikon vdekjen me gurë.