Itali, indiani vret gruan shtatzënë, “ishte moderne”
Një indian që jetonte prej shumë vitesh në Itali, u arrestua për vrasjen e së shoqes shtatzënë, e cila ishte shtrënguar në fyt dhe ishte hedhur në lumë. Sipas Policisë italiane, indiani 36-vjeçar edhe pse kishte shumë vite në Itali, jetonte ende me zakonet dhe ritet indiane dhe ishte shumë xheloz për gruan e tij të dytë, pasi ajo vishej në mënyrë perëndimore. 27-vjeçarja indiane, Balvinde Kaur, 3-muajshe shtatzënë, jetonte në qytezën Fiorenzuola me bashkëshortin dhe djalin e tyre 5-vjeçar. Ajo ishte shpallur e zhdukur prej 15 ditësh, por pas dyshimeve të Policisë mbi të shoqin dhe arrestimin e tij, i riu indian që punonte në një fermë e pranoi krimin.