I ndryshon statusin në Facebook, burri kërkon divorc
Facebook-u është tashmë rrjeti social që po sjell shumë problem në jetën në çift. Madje ai është cilësuar si shkaku kryesor i shumë divorceve në çift. Rrjeti social lejon shumë personave të ndryshojnë identitet, apo edhe të bëjnë pabesi nga më të shumëllojshmet. Martesa e çiftit indian, protagonist i kësaj historie, megjithatë, ka të ngjarë të përfundojë për shkak të Facebook-ut, megjithëse asnjëri prej të dyve nuk ka tradhtuar. Madje bashkëshorti i ka kërkuar edhe divorcin. Kjo gjë ka ndodhur pasi nusja e tij, 28 vjeçare i ka ndryshuar atij statusin në Facebook nga “single” në “i martuar”.
Kjo gjë e ka irrituar pa masë dhëndrin 31 vjeçar saqë nuk e ka menduar dy herë dhe i është drejtuar gjykatës për divorc, duke i nxjerr pikërisht këtë gjë si motiv. Ai, në fakt, iu justifikua gjykatës duke thënë se ai thjesht harroi për të rinovuar statusin. Në përgjigje të kësaj, gjykatësi i dha çift gjashtë muaj kohë për t'u konsultuar me një këshilltar martese.