Rrjeti social Facebook ka ndryshuar sërish disa detaje nga formati i tij. Bëhet fjalë për rreth 60 aplickacione të reja që do të futen në përdorim ditët e fundit. Një nga elementët më të dukshëm është ai i muzikës.
Programi “Listening With Yours Friends”, krijon mundësinë që të dëgjoni muzikë së bashku me miqtë tuaj në faqet e Facebook në mënyrë sinkrone.
Shërbimi është futur fillimisht në Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe më vonë do të vijë dhe në Europë.
Ndërkohë, 60 aplikacionet e reja janë të llojeve të ndryshme dhe synojnë bërjen e rrjetit më funksional. Pas vendosjes së “Timeline”, që në një farë mënyrë edhe dhe ditari virtual i jetës së një përdoruese, me aplikimet e reja mund të zgjidhen dhe faqet që përdorni më shpesh.
Me aplikacionet e reja mund të zgjidhni çdo gjë që lidhet me jetën tuaj, ushqimet, udhëtimin, sportin, media si dhe shumë funksione të tjera. Po ashtu ka dhe aplikacione që lidhem me blerjet on-line. Pra Facebook është bërë një rrejt social që i kushton jo pak rëndësi konsumit. Po ashtu, një pjesë e aplikacioneve “Pëlqej” do të zëvendësohet me “Blej”, “Ha”, “Lexoj”.