Që një pjesë e madhe e 1.28 miliardë përdoruesve të Facebook e përdorin këtë platformë për të njohur dhe u afruar partnerë potencialë është diçka që dihet. Facebook ka gjetur një tjetër mënyrë për të marrë të dhëna personale duke luajtur pikërisht me ndjenjat.
E reja e fundit e Facebook është që ka futur në seksionin “informacione” në faqen e profilit, një buton për të pyetur përdoruesin se përse nuk dëshiron të ndajë informacione mbi statusin e marrëdhënies së tij. Duke klikuar në këtë opsion, një përdorues mund tia dërgojë këtë pyetje në formën e një mesazhi privat dhe të marrë ose jo një përgjigje nga personi në fjalë.
E teksa disa e shohin këtë risi si një sistem të ri për të filtruar “të njohur”, realiteti është që me këtë lëvizje Facebook do të jetë në gjendje që të marrë edhe të dhënat që keni vendosur të mos I bëni publike.
Një moment që i përgjigjeni një përdoruesi, qoftë edhe motra apo vëllai juaj që ju pyet se përse nuk e keni bërë publike fejesën tuaj, përdoruesit e tjerë nuk do të marrin vesh gjë por Facebook po. Këtë ky rrjet social do të përdorë për t"ju mbytur edhe më shumë në publicitet.
Me pak fjalë, nga tani e tutje statusi juaj civil do të përbëjë interes për Facebook pasi në këtë mënyrë do të mund të seleksionojë publicitetin e përshtatshëm për ju...