Supervullkanet mund të shpërthejnë shumë më shpejt
Shpërthimi i një supervullkani është katastrofa më e madhe natyrore që mund të godasë planetin tonë pas asteroideve. Tani shkencëtarët mendojnë se ata mund të shpërthejnë më shpejt nga sa ishte menduar. Ky mund të jetë një lajm i keq për amerikanët, pasi një supervullkan mendohet se është mu poshtë parkut Yellowstone. Nëse shpërthen, dy të tretat e vendit do bëhej i pabanueshëm.
Supervullkanet furnizohen nga pishina gjigande të mbushura me magma nëntokë. Gjeologët mendonin se duheshin 100 mijë deri në 200 mijë vjet që një pishinë e tillë me magma të formohej mjaftueshëm sa për të siguruar presionin për shpërthimin.
Por një studim i ri sugjeron se ato mund të formohen shumë më shpejt, ndoshta brenda disa qindra viteve. Një rezervuar me magma gjashtë milje poshtë parkut Yellowstone është duke u rritur me shpejtësi rekord që nga viti 2004.
Mendohet se supervullkanet kanë shpërthyer tre herë në 2.1 milion vite.
Ka prova se një shpërthim i tillë ka ndodhur në Indonezi 74 mijë vite më parë dhe thuajse e zhduku krejt racën njerëzore. Mendohet se një shpërthim tjetër ka ndodhur 760 mijë vite më parë në Kaliforni.