Forumi Kuq E Zi
Planeti Venus i dukshëm. Një ngjarje që ndoh një herë në jetë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Planeti Venus i dukshëm. Një ngjarje që ndoh një herë në jetë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Planeti Venus i dukshëm. Një ngjarje që ndoh një herë në jetë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Planeti Venus i dukshëm. Një ngjarje që ndoh një herë në jetë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Planeti Venus i dukshëm. Një ngjarje që ndoh një herë në jetë Venusi-ne-siperfaqen-e-diellit
Me 5 dhe 6 Qershor te ketij viti, miliona njerez ne mbare boten do te jene ne gjendje te shikojne Venusin tek kalon ne siperfaqen e Diellit, ne ate qe do te jete nje pervoje qe ndodh nje here ne jete.

Venusit do ti duhen reth 6 ore per te perfunduar kalimin tranzit, duke u shfaqur si nje pike e vogel e zeze ne sipefraqen e Diellit, ne nje ngjarje qe nuk do te ndodhe serisht deri me 2117.

Fizikanti dhe astronomi Jay M Pasachoff nga “Williams College” shpjegon historine mahnitese dhe shkencen reth kalimit te Venusit. Kalimi i Venusit ndodh vetem ne raste shume te ralla, kur Toka dhe Venusi jane ne linje te drejte me Diellin. Ne raste te tjera Venusi kalon mbi ose poshte Diellit per shkak sepse dy orbitat jane ne nje kend te vogel me njera tjetren.

Duke u bazuar ne teorite origjinale te Nikola Kopernikut nga viti 1543, shkencetaret ishin ne gjendje te percaktonin edhe dy tranzitet e tjera te planetit Merkur dhe Venus, ne shekujt qe pasuan.

Shkencetaret kane planifikuar perdorimin e Teleskopit Hapesinor Hubble per te vezhguar kete ngjarje te vecante nderkohe qe NASA do te perdore Anijen Kozmike Cassini e cila po orbiton Saturnin per te vezhguar momentet kur Venusi do te shfaqet mbi siperfaqen e Diellit.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Planeti Venus i dukshëm. Një ngjarje që ndoh një herë në jetë 250px-Venus-realVenus është planeti i 2-te më afër Diellit
dhe i 5-ti për madhësinë e tij, kur themi e tij duam të tregojmë, që
Venus është planet, i cili konsiderohet si femër për shkak të emrit dhe
disa historive të kaluara.

Distanca : 108.200.000 km (0,72 AU) nga Dielli

Distanca : 41.842.944 km nga Toka

Diametri : 12.103,6 km

Masa : 4.869e24 kg

Rrotullimi Rreth vetes : 24 Ore

Rrotullimi Rreth Diellit : 225 ditë të Planetit Toke

Temperatura : +400 °C deri +480 °C

Nëse në Toke peshon 68 kg, në Venus peshon 41,2 kg
Venus për Greket Afërdita, për Babilonasit Ishtar është përendesha e
dashurisë dhe e bukurisë. Planeti është quajtur kështu për faktin se ka
një ndriçim të veçante dhe disa ngjyra tepër të veçanta.

Venus ka qene njohur, që në kohët e hershme. Pas Diellit dhe Hënës,
Venus është objekti më i ndritshëm në hapësire nga këndvështrimi i
tokës. Planeti është menduar të jetë si Merkuri, por në dy pjese trupi
të ndara : Eosphorus si Ylli i mëngjesit dhe Hesperus si Ylli Pasdites.
Shfaqja e Venus në mëngjes nganjëherë quhet dhe Lucifer.

Venus është cilësuar si planet inferior kur shihet me teleskop nga
Toka. Pika e vëzhgimit nga Galileo ishte tepër e rëndësishme për
evidencat në favor të Nikola Kopernikut për teorinë e Sistemit Diellor.
Anija-Satelit e pare që vizitoi Venus ishte Mariner 2 në 1962. Venus u
vizitua nga shumë (Anije Satelit) të tjera mbi 20 duke përfshire
Pionier Venus dhe satelitin Rus Venera 7 e cila ishte Anije-Satelit, që u
ul për herë të parë në planetin tjetër, dhe Venera 9 që arriti të
sjelle fotografitë e para nga sipërfaqja e Venusit. Orbituesja e pare
rreth Perëndeshës së Bukurisë ishte Sateliti Amerikan Magellan i cili
prodhoi detaje dhe hartën e sipërfaqes së Venusit duke përdorur radarin e
saj të sofistikuar. Venus Express ESA eshte tani në orbite rreth Venus
me disa info dhe instrumente më të gjera eksploruese.

Një vit në Venus është 225 Dite ndaj 365 ditëve të Planetit Tone.
Nëse në Toke do peshonit 68 kg, në Venus do peshonit 61 kg, gjatë
rrotullimit dhe afrimit afër Tokës në orbite, Venus shfaq të njëjtën
pjesë të sajën në këndvështrimin nga Toka.

Venus për disa arsye njihet si planeti binjak me Tokën, për shkak të
disa gjerave të përbashkëta. Venus është me i vogël se planeti ynë. 95 %
të diametrit të Tokës, 80 % të (masës Pesha).

Si Toka dhe Venus kanë të dyja kratere në siperfaqe, densiteti i tyre dhe disa përbërje kimike janë të njëjta.
Për shkak të këtyre ngjashmërive u mendua se nën retë e dendura Venus
mund të jetë me një atmosferë si Toka, që të jetë në gjendje të këtë
jetë. Por pas studimeve të fundit që janë bërë për Perëndeshën e
Bukurisë rezulton që kjo e fundit është një Planet Ferr-Djall në
krahasim me Tokën, dhe nuk është aspak në gjendje të rigjeneroje jete
siç bën planeti ynë Toka.

Presioni në atmosferën e Venusit është 90 atmosferë presion i njëjte
po të futesh 1 km thelle në Oqean në planetin tone. Venus është e
përbëre kryesisht nga dioksidi i karbonit, dhe ka disa shtresa resh
kilometra të trasha të përbëra nga acidi sulfurik. Këto re përbejnë një
pengese për ne për të parë sipërfaqen e Venus. Ky presion atmosferik
përbën ndryshimin e Serës - Greenhouse e cila rrit temperaturën në
sipërfaqen e Venus mbi 400 °C, e cila është e mjaftueshme për të shkrire
plumbin. Sipërfaqe e Venus është më e nxehte se sa ajo e Merkurit, që
është shumë më afër Diellit se Venus.

Ka një erë të fortë sipër reve të Venus, të cilat arrijnë shpejtësinë
350 km, por era në sipërfaqen e Venusit është shumë e ngadalte, vetëm
disa km në ore në krahasim me erën sipër reve. Venus mund të ketë pas
një sasi Uji tepër të madhe siç ka në planetin tonë Tokë, por uji është
thare në Venus për shkak te temperaturave të larta dhe përbërjeve
gjeologjike të vullkaneve.
Ne mund të kishim pasur të njëjtin fat në Tokë po të kishim qenë pak
më afër diellit siç është Venus. Ne mund të mësojmë shumë rreth Tokës
duke shtruar pyetjen se pse Venus në thelb njësoj si Toka, ai doli
komplet ndryshe.

Pjesa më e madhe sipërfaqes së Venus përbehet nga kodra dhe fusha,
gjithashtu ka dhe disa pjese të njohura dhe të emëruara nga
shkencëtaret : Atalanta Planitia, Guinevere Planitia, Lavinia Planitia.
Venus ka dy zona të mëdha malore : Ishtar Terra në hemisferën veriore me
madhësinë e Australisë, dhe Aferdite Terra me ndodhje përgjatë
Ekuadorit me madhësinë e Amerikës Jugore. Brendësia e Ishtar përbehet
kryesisht nga një pllaje e larte : Lakshmi Planum e cila është e
rrethuar nga malet më të larta në Venus duke përfshire Maxwell Montes.

Të dhënat e radarit nga Sateliti Magellan tregon që shumica e
sipërfaqes së Venusit është e përbëre nga llava e ngrire, që ka ardhur
si rrjedhoje e shpërthimeve vullkanike. Venus ka disa mburoja vullkanike
të mëdha, të cilat janë njësoj si ajo e Hawait ose Olympus Mons.
Studimet e fundit të bëra në Venus tregojnë, që planeti është akoma
aktiv në përbërjet vullkanike por vetëm në disa pika të nxehta të saj.
Në pjesën më të madhe të saj, Venus ka qenë e qete për rreth disa qindra
miliona vjet.

Nuk ka kratere të vegjël në Venus. Duket që asteroidet e vegjël
digjen në atmosferën e Venusit para se të përplasen në siperfaqe.
Mendohet që dhe asteroide e mëdha ndahen sapo hyjnë në atmosferën e
Venus duke arritur në disa pjese të vogla, të cilat digjen nga atmosfera
agresive e Venusit. Terrenet e vjetra të sipërfaqes së Venus janë rreth
800 milion vjet. Vullkanet e shumta të Venus kanë zhdukur shumë kratere
të mëdhenj, të cilët janë të formuar që në kohët e hershme të formimit
të vet planetit Venus.

Imazhet që vijnë nga sateliti Magellan tregojnë disa pjese vullkanike
të veçanta në sipërfaqen e Venus duke zbuluar, që këto vullkane kanë
një llave tepër të trashe. Pjesa e brendshme e Venusit është shumë e
ngjashme me atë të Tokës, me një përbërje rreth 3000 km të hekurit dhe
shkëmbinjve të shkrire në formë llave. Nga informacionet e marra nga
sateliti Magelan tregojnë, që korja e Venus është shumë herë më e trashë
dhe e fortë, se çka qenë herët në formimin e saj si Planet.

Venus nuk ka fushe magnetike për shkak të rrotullimit të saj të
ngadalte. Venus nuk ka Hëna ose objekte tjera shkëmbore, që rrotullohen
rreth saj. Venus zakonisht është e dukshme si objekt dhe pa përdorur
teleskop. Venus nga një herë referohet si Ylli mëngjesit gjithashtu dhe
si ylli Pasdites.Në Qershor 2004 Venus kaloi ndërmjet Diellit dhe Tokës duke dhëne një
pamje të Venus si një pikë të zezë rreth Diellit. Kjo ngjarje quhet
transit. Për herë të fundit ndodhi në vitin 1982, dhe do të nodhe serish
në 2012, dhe pas 2012 duhet të presim deri në 2117 për ta parë përsëri.
Kjo nuk është ndonjë gjë interesante për shkencëtaret siç ishte në të
kaluarën, por në ditët e sotme ky fenomen mësohet shumë nga shkencëtaret
amatore, dhe ata që sapo kanë filluar mësimin rreth shkencës.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Planeti Venus i dukshëm. Një ngjarje që ndoh një herë në jetë Venusi-300x184Planeti Venus (Afërdita) do të mund të shihet nga toka duke kaluar
pranë diellit, duke dhuruar një spektakël që do të zgjasë për më shumë
se gjashtë orë e gjysmë duke nisur nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme. Ky
është një fenomen shumë i rrallë astrologjik, që nuk do ndodhë më deri
në vitin 2117.
Venusi do të duket si një disk i vogël i zi përkundrejt diellit, por
asnjë nuk duhet ta shohë atë direkt me sy, pa përdorur pajisjet e
posaçme, pasi rrezikon edhe verbimin. Natyrisht Venusi do mund të shihet
nëse e lejon moti dhe nuk ka re.

Por ka shumë astrologë që e shohin si një ogur të keq. Belgu Patrick
Geryl thotë se ky është një sinjal për fundin e botës, që do ndodhë më
21 dhjetor sivjet.

Të tjerë thonë se 12 mijë vjet më parë, kur ndodhi një fenomen i tillë, pati përmbytje gjigande që shkatërruan Atlantidën.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons