Puthja e pazakontë shpëton 16 vjeçarin nga vetëvrasja
Një adoleshent kinez ishte gati për t’i dhënë fund jetës së tij kur një vajzë i erdhi në shpëtim me një mënyrë të pazakontë.
Vajza e puthi djalin aq gjatë sa që mundësoi që të vijnë zjarrfikësit dhe ta tërheqin nga një lartësi mbi rrugë ku i riu kishte hipur, për tu hedhur poshtë me synimin për tu vetëvrarë.
Duket se djali i cili ndihej i vetmuar gjeti si zgjidhje vetëvrasjen për tu dhënë fund vuajtjeve të tij, transmetonin mediat vendase.
Siç informon noa.al ai humbi nënën e tij kur ishte ende një fëmijë, dhe njerka e tij i kishte shpenzuar të gjitha paratë e të atit.
Vajza e re mendoi se nëse do shtirej para djalit se kishte rënë në dashuri me të duke e puthur do ishte e vetmja mundësi për ta shpëtuar, kështu që mori guximin për puthjen e gjatë shpëtimtare.