Hidhet pa parashutë nga 731 metra lartësi
Britaniku Gary Connery ka arritur të
hidhet pa parashutë nga 731 metra
lartësi, e c’është më e rëndësishmja të
mbijetojë edhe pas rënies në Tokë.
Connery, i cili u hodh nga helikopteri, ishte
veshur me një veshje të pajisur me krahë
të veçantë.
41-vjeçari, Gary Connery, u hodh në jug të
Anglisë mbi Henley-on-Thames. Shpejtësia e
zbritjes e cila zgjati vetëm pak minuta kishte
kaluar 130 km në orë. Connery u hodh mbi
një grumbull të madh të përbërë prej 18 600 kutish për të minimizuar sadopak
tronditjen. Pas zbritjes së suksesshme spektatorët arritën të marrin frymë lirisht.
Në një intervistë të dhënë për “Sky News” dubluesi i njohur i filmave “Harry
Potter” dhe “James Bond”, Gary Connery e cilësoi provën si “fantastike” dhe se
zbritja ishte shumë e rehatshme dhe e butë. “Llogaritë më dolën në rregull
prandaj jam shumë i lumtur”, pohoi Connery ndërkohë që bashkëshortja e tij
shpreh gëzimin e saj pas kalimit me sukses të provës.
Javët e fundit dubluesi anglez kishte bërë prova hedhjeje nga malet e Italisë dhe
Zvicrës me veshjen e pajisur me krahë të veçantë.
Më pare Connery ishte hedhur edhe nga Kulla Eifel dhe London Eye, afër lumit
Tamiz.
/Start/Aisa Kokiçi/