Forumi Kuq E Zi
Po zbulohen shërime të reja të syve Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Po zbulohen shërime të reja të syve Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Po zbulohen shërime të reja të syve Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Po zbulohen shërime të reja të syve Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Po zbulohen shërime të reja të syve Shendeti-te-syte-300x213
Përmes minjve të verbër laboratorikë, duket se shkenctarët po shenojnë hap të madh drejt shërimit të sëmundjeve degjenerative të syrit.
Shkencëtarët kanë injektuar fotoreceptorët e minjve të rinj të shëndetshëm drejt në retinën e minjve të rritur të cilët kanë pasur verbërim të natës.
Pas katër deri gjashtë javësh, një, nga gjashtë qelizat e transplantuara ka arritur të krijojë lidhjet të cilat janë të nevojshme për transmetimin e informatave vizuale në tru.

Shkencëtarët po ashtu shpresojnë që së shpejti të mund të përsërisin këtë sukses me fotoreceptorët e dalë nga qelizat burimore embrionale dhe të mund t’i aplikojnë në testimet në njerëz.
Sipas mendimit të shkencëtarëve, ky sukses është hap i madh drejt mënyrave të reja të shërimit të të sëmurëve me sëmundje degjenerative të syrit.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Disa sëmundje kanë
periudha të caktuara të shfaqjes. Alergjia dhe infektimi i syve në të
shumtën e rasteve shfaqet me ardhjen e ditëve të nxehta, gjatë stinës së
pranverës dhe verës. Tashmë dihet që alergjia shtohet me rritjen e
temperaturës, me forcimin e rrezeve të diellit dhe me shtimin e
pluhurave në ambient, të cilat shtojnë thatësirën e syrit dhe shtimin e
infeksioneve.
Për kurimin e sëmundjeve të syrit, që shfaqen gjatë kësaj periudhe
mjekësia popullore vjen në ndihmë me bimët e saj. Një prej bimëve, që
përdoret për këtë qëllim, është eufrazia. Eufrazia është bimë
njëvjeçare, gjysmëparazite, e cila lidhet te rrënjët e barërave. Lulet
janë me ngjyrë të bardhë ose rozë me pika të verdha të ndritshme në
qendrën e lules. Shija e bimës është e hidhur. Bimën mund ta gjejmë
nëpër livadhe dhe nëpër të gjitha vendet e mbuluara me bar. Në mjekësinë
popullore përdoret e gjithë bima në lulëzim. Kjo bimë përdoret për
shërimin e sëmundjeve të syve, të konjuktovitisit (qepallës),
blefaritisit, iridociklitisit. Përveç efektit të saj në skuqjen dhe
infektimet e syrit, ekziston tradita e përdorimit të eufrazisë edhe në
sëmundjet serioze të syrit, si katarakti, madje edhe dobësimi i
shikimit.
Hurma
Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës,
frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Përdorimi i shpeshtë i frutit të
hurmës, çon në mosprekjen e sëmundjeve të syrit dhe sidomos të
alergjisë.
Patatja
Patatja i ngjan bukës, ndonëse për nga përbërja e vitaminave dhe
kripërave minerale u përngjan perimeve. Ajo përmban sasi të mëdha të
kaliumit si element kryesor për organizmin e njeriut. Në mjekësinë
popullore ajo përdoret në rastet e alergjive të syve, si dhe kur poshtë
tyre janë krijuar rrathë të zinj. Pritet një fetë e vogël patateje dhe
më pas e presim në gjysmë. Secila prej fetave vendoset poshtë syve dhe
lihen aty për 20 minuta. Ky veprim përsëritet disa herë në mbrëmje.
Trëndafili i majit
Në 100 ml verë zihet 50 gr fletë luleje trëndafili të majit. Me ujin e
trëndafilave lahen sytë dhe fletët vendosen në sy për pak kohë. Kjo
mënyrë do të çonte në përmirësim të skuqjes së syve. Një tjetër kurë për
qetësimin e skuqjes së syve është larja e tyre me lëngun e kamomilit.
Larja e syve me kamomil do të zgjasë deri sa mos të ketë më probleme.
Manaferra
Për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng
karote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng
manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë.
Gjithashtu, mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë. Për të
lehtësuar lodhjen e syve vendosen feta kastraveci mbi qepallat e
mbyllura dhe mbahen për 15 minuta.
Vitamina
Vitaminat dhe
mineralet janë të domosdoshme për funksionimin sa më mirë të syve.
Vitamina A përmirëson shikimin natën. Ushqime të pasura me vitaminë A
janë perimet e gjelbra, karotat, spinaqi, por edhe vezët, djathi dhe
gjalpi. Vitamina B redukton skuqjen e syve dhe mund të ndihmojë sytë që
janë të ndjeshëm ndaj dritës. Ushqime të pasura me vitaminë B1, B2,B3,
B6, B12 janë makaronat, buka, qumështi, kërpudhat, peshku ton, arrat,
bananet, mëlçitë. Karoteni ndihmon në forcimin e syve të dobët. Ushqime
të pasura me karoten janë karotat, lakrat dhe bishtajat.
detaje
Simptomat
Simptomat e para të alergjisë së syve janë: kruajtja që ndihet, skuqje
dhe fryrje e qepallës së syrit dhe shtim i sekrecioneve (lotëve). Në të
shumtën e rasteve sëmundja, në periudhën e pranverës, shoqërohet me
dhimbje dhe ndjenjën e thatësisë në sy.
Shkaqet
Shkaktarët e alergjisë janë disa lëndë, që gjenden në mjedis, si
pemët, pluhuri, kafshët shtëpiake, barërat, parfumet. Këta shkaktojnë
reaksion me konjuktivën e syrit, që përmban qeliza si basophili dhe
mastcellsi, që sjellin sekretimin e lotëve.
Alergjitë
Një lloj alergjie është ajo që shkaktohet në sy nga përdorimi i
lenteve të kontaktit, i pikave që hidhen në sy dhe i lëndëve kozmetike.
Një lloj tjetër është alergjia që shkaktohet nga faktorë të mjedisit.
Faktor është edhe nxehtësia dhe dielli.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
10 sekrete për të ruajtur sytë


Në lashtësi njerëzit lexonin pa problem edhe në moshë të thyer, sepse
nuk e njihnin skllavërinë e kompjuterit. Por nëse ndiqni këto 10
rregulla, mund të lexoni si ata.


1. Kurrë shumë afër. Mos i ulni sytë shumë pranë kur lexoni dhe shkruani.

2. Ruani pjerrësinë e tastierës. Për të pasur një qëndrim të mirë,
krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e
shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.

3. Këmbët në tokë. Zgjidhni një karrige që t’ju lejojë të mbështesni mirë këmbët në tokë që ta shpërndani peshën kudo.

4. Dritë natyrale sa më shumë. Punoni vetëm gjatë ditës dhe me dritën e diellit që sjell gëzim dhe energji.

5. Është më e mirë llapma e zakonshme sesa ajo me neon. Nëse punoni në
dritë artificiale, përdorni vetëm llambat sepse neoni skuq sytë dhe
shkakton dhimbje koke.

6. Drita të vijë nga ana e majtë. Por nëse jeni mëngjarashë, duhet të vijë nga e djathta.

7. Shmangni fotokopjet. Përpiquni të lexoni libra të shtypur me germa të mëdha.8. Vështroni peizazhin. Vëreni tryezën pranë dritares për të hedhur vështrimin larg herë pas here. Më mirë nëse është në natyrë.

9. Shpërqendrohu. Largojeni vështrimin vazhdimisht nga libri apo ekrani i kompjuterit.

10. Shikohuni në pasqyrë. Nëse keni pranë jo dritaren, por një mur, atëherë vini një pasqyrë ku të shiheni herë pas here.

Masazhi i fytyrës: Fërkoni lehtë me mollëzat e gishtërinjve pjesën e
sipërme të syve pastaj të poshtme. Duke nisur nga ana e brendshme, drejt
hundës, rrëshqisni gishtat për nga ana e jashtme. Përsëriteni ushtrimin
për të paktën dhjetë herë.

Dixhitopresioni: Vini gishtat e mëdhenj mbi tëmtha dhe gishtërinjtë e
tjerë mbi ballë. Pastaj vini treguesit pak më poshtë se tëmthat dhe
gishtat e mëdhenj nën mjekër dhe fërkojeni shumë herë./T.O/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons