Zbulimi, ADN tregon ngjyrën e syve, flokëve si dhe gjatësinë
Në të ardhmen për të identifikuar autorin e krimit ndoshta nuk do të duhet një dëshmitar okular, por mjafton një analizë e ADN-së së kriminelit e cila do përshkruajë ngjyrën e syve dhe të flokëve, gjatësinë madje edhe sëmundjet e personit në fjalë.
Siç informon noa.al, është ky rezultati i arritur në takimin e ekspertëve në Romë në konferencën e anës së panjohur të ADN e organizuar nga Vincenzo Pascali, docent i mjekësisë në Universitetin Katolik në Romë.