Hulumtuesit kanë bërë një numër të madh testimesh, të cilat kanë zbuluar të gjitha shenjat e sëmundjeve të zemrës.
Këto janë simptoma befasuese që tregojnë që me zemrën tuaj diçka nuk është në rregull:
Dhimbja në fyt
E ndieni thuajse ju shtrëngon muskuli në zonën e qafës? Mendoni përsëri, veçanërisht nëse dhimbja nuk ndalet. Pas sulmit në zemër, disa pacientëve u kujtohet se si shpesh kanë ndier dhimbje dhe shtangim në zonën e qafës. Femrat më së shpeshti as që i ndjejnë simptomat e tilla të sulmit në zemër. Ajo që këtë dhimbje e dallon nga të tjerat është që dhimbja përhapet në anën e majtë të trupit, dorën apo supin e majtë.
Disfunskioni erektil
Nëse keni probleme me arritjen ose mbajtjen e ereksionit, ndoshta vuani nga sëmundjet koronare. Një hulumtim ka treguar që meshkujt problemet me ereksionit fillojnë t’i ndjejnë me muaj apo vite para se të kuptojnë që kanë probleme me zemrën. Arteria mund të ngushtohet ose ngurtësohet, kështu që penisi nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak.
Marramendja, dobësia ose frymëmarrja e shkurtuar
Më shumë se 40 për qind e femrave në një hulumtim kanë deklaruar që kanë ndier shkurtim të frymëmarrjes në ditët para sulmit në zemër. Ndoshta do të ndiheni thuajse nuk mund të merrni frymë ose do të ndieni marramendje. Të gjitha këto janë arsye që ta vizitoni mjekun tuaj. Shkaku i këtyre simptomave është arteria e dobësuar e cila nuk mund të qarkullojë shumë oksigjen.
Të përziera apo thartësirë e stomakut
Edhe pse shumica prej nesh pret që dhimbja e cila ka të bëjë me sëmundjet e zemrës të shfaqet në gjoks, ajo mund të paraqitet kudo, madje edhe në zonën e stomakut. Disa njerëz, veçanërisht femrat, këtë dhimbje e përjetojnë si thartësirë të stomakut. Çrregullimet në tretje dhe të përzierat mund të jenë shenja të hershme të sulmit në zemër. Në një hulumtim është treguar që femrat dukshëm më vështirë i hetojnë të përzierat dhe çrregullimet tretëse si simptoma të sëmundjes së zemrës.
Dhimbjet e nofullës dhe të veshit
Dhimbja e nofullës mund të jetë simptoma kryesore e sëmundjeve koronare dhe e sulmit të ardhshëm të zemrës. Dhimbja mund të shtrihet deri te veshi, ndërsa ndonjëherë mund të jetë vështirë të përcaktohet se nga cila zonë vjen. Kjo është simptomë, të cilën mjekët kanë filluar ta studiojnë vetëm në kohën e fundit, sepse shumë pacientë pas sulmit në zemër pohojnë që dhimbjen në zonën e nofullës dhe veshit e kanë ndier ditë ose javë më herët