Forumi Kuq E Zi
Viagra mjekon çrregullimet kardiake Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Viagra mjekon çrregullimet kardiake Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Viagra mjekon çrregullimet kardiake Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Viagra mjekon çrregullimet kardiake Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Viagra mjekon çrregullimet kardiake Viagra-150x150
Viagra, i njohur ndryshe si ilaçi i dashurisë, ka aftësinë të mjekojë edhe zemrën. Kështu thotë një studim i ri i kryer së fundmi në Itali.
Në fakt, viagra është efikase për kurimin e zemrës së shëndoshur nga kardiomiopatia dhe parandalon çrregullimet kardiake, shkak për vdekjen e 80 për qind të të sëmurëve me diabet.

Studimi është kryer nga një grup profesorësh italianë të Departamentit të Mjekësisë së Eksperimentuar, në universitetin La Sapienza të Romës.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
TIRANE-Pas kalimit te moshes 50-60-vjeçare shfaqen edhe problemet e para me kujtesen dhe me lidhjen mes imazheve e mendimeve.
Keto probleme mendore jane ne nje mase edhe te trasheguara, por mund te ndikojne edhe nje sere faktoresh. Per te shm-
angur humbjen e kujteses dhe per te pasur mendje te fresket studiuesit sjellin disa keshilla shume praktike qe duhen zbatuar.
1. Frekuentoni palestren
Me teper se 60 per qind e njerezve nuk i praktikojne ushtrimet dhe
aktivitetin fizik. Ky veprim eshte i demshem, sepse mungesa e ushtrimit
fizik do te shfaqej me pasoja negative per shendetin. Probleme do te
shfaqeshin jo vetem ne mireqenien fizike, por edhe ate mendore. Palestra
dhe aktiviteti fizik bejne qe organizmi te nxite disa neurone te reja,
te cilat ndikojne ne pjese te veçanta te trurit dhe jane pergjegjese per
kujtesen. Ushtrimet e perditshme fizike ndihmojne ne qarkullimin e
gjakut, i cili shkon edhe ne tru, duke ndikuar ne permiresimin e
kujteses.
2. Perdorni kompjuterin
Mjetet programuese dhe kompjuterat tashme kane hyre ne perdorim te gjere
thuajse nga te gjitha grupmoshat. Nga studimet e bera ka rezultuar se
perdorimi i kompjuterit ka ndihmuar shume persona qe kane kaluar demtime
te trurit-apo probleme me kujtesen. Lojerat e ndryshme si Sudoku,
ose lojera qe kerkojne gjetjen e ngjashmerive dhe ndryshimeve mes dy
figurave, ndihmojne te mbani te fresket mendjen dhe kujtesen tuaj.
3. Faktoret ushqimore
Edhe ushqimi dhe dieta e perditshme luan nje rol te pazevendesueshem ne
mireqenien mendore. Studimet kane treguar se Omega-3, jane perberes te
yndyrshem, te cilet gjenden me bollek tek farat e lirit, arrat,
lajthite, salmoni, soja dhe shume ushqime te tjera. Keto njihen jo vetem
si stimulues te gjendjes se humorit, por edhe ndihmojne ne perqendrim
gjate punes dhe aktivitete te ndryshme mendore. Hani mire dhe ate qe
duhet. Ka shume barishte qe ndihmojne ne permiresimin e memories, por
asnje prej tyre nuk ka treguar efektivitet ne testet klinike. Por nje diete e
shendetshme, kontribuon ne tru, pasi permban antioksidante. Keshtu
brokoli, boronicat, spinaqi, ndihmojne ne permiresimin e funksioneve te
trurit. Ushqehuni me Thiamine, Vitamine E, Niacine dhe Vitamine B-6.
Ështe vertetuar gjithashtu se ata persona qe hane 5- 6 here ne dite kane
memorie me te mire se ata qe hane vetem 3 vakte. Kjo gje limiton
sheqerin e tepert, i cili ndikon negativisht ne tru.
4. Konsumoni acid folik
Kerkimet e publikuara vitin e kaluar ne ‘British Medical Journal’,
treguan se personat e rritur te moshes nga 50 deri ne 70 vjeç, te cilet
konsumojne rreth 800 mg acid folik ne dite per rreth tre vjet, kane nje
kujtese me te fresket dhe nuk rrezikojne te humbin kujtesen.
5. Konsumoni alkoolin ne masen e duhur
Shpeshhere ndjeni qe truri juaj eshte i lodhur, madje nje sere mendimesh
sillen turbull ne koken tuaj, atehere nuk eshte keq qe te pini nje gote
pije alkoolike ne masen e duhur. Pas studimeve te bera me nje grup
personash mbi moshen 50 vjeç me probleme me kujtesen dhe aftesite
njohese, rezultoi se ata persona te cilet konsumonin nje gote vere ne
dite kane nje progres me te ngadalte te humbjes se kujteses ne krahasim
me ata persona qe ishin antialkool. Megjithate eshte e keshillueshme te
mos kalohet masa nekonsumimin e alkoolit, sepse perdorimi i tepert i tij kthehet ne faktor rreziku per shendetin.
6. Relaksohuni
Te gjithe ata persona qe gjenden nen ndikimin e theksuar te stresit kane
nevoje per relaks, per te larguar hormonet te cilat shkaktojne kete
gjendje te padeshiruar. Relaksi eshte nje menyre e suksesshme per te
menaxhuar dhe shmangur stresin.
7. Vezhgoni me shume
Shpesh njerezit harrojne gjerat jo per shkak te memories se keqe, por
sepse nuk vezhgojne gjerat aq sa duhet. Situata me e thjeshte eshte kur
ne takojme njerez te rinj. Ne e kemi te veshtire te kujtojme emrat e
tyre, pasi nuk perqendrohemi. Ështe e qarte qe sikur te beni nje
perpjekje sado te vogel per te kujtuar keto gjera, do ti mbani mend per
shume kohe. Nje menyre per te mbajtur mend pamjet eshte te shikoni mbi
te per disa sekonda dhe pastaj te mbyllni syte dhe te mundoheni te
krijoni ate pamje ne mendjen tuaj. Jepini vetes kohe per te mbajtur
diçka ne mendje. Memoria eshte shume delikate ne kohe te shkurter, dhe
hutimi mund te beje qe ju te harroni shume shpejt nje gje, po aq sa dhe
nje numer telefoni. Çelesi per te shmangur humbjen e nje pamje eshte
fokusimi per disa sekonda ne ate pamje, duke harruar çdo gje tjeter.
8. Krijoni pamje te gjalla ne kujtese Nje informacion krijohet me lehte ne mendje nese
shikohet me sy. Keshtu nese doni qe nje femije te lexoje nje liber, mos e
detyroni ate ta beje kete, pasi do ta harroje shume shpejt ate çka
lexoi. Perpiquni te beni diçka me argetuese, si per shembull libri qe
ndjek femijen, ose femija duke ngrene nje liber. Kjo do te beje qe
femija te ulet me deshire ta lexoje ate liber.
9. Perseritni gjerat qe doni te mesoni
Sa me shume te degjoni, ta shikoni, ose mendoni diçka aq me mire do ta
kujtoni ate. Nese doni te mbani mend diçka perseriteni me ze te ulet ose
te larte, dhe mendoni per kete.
10. Organizoni jeten tuaj
Mbajini gjerat ne te njejtin vend gjithmone. Ruani numrat e telefonit
dhe mos u mundoni ti mbani mend. Shkruani datat e takimeve ose gjera te
tjera ne nje axhende. Ideja eshte qe truri te mos mundohet te mbaje mend
gjera rutine, te cilat nuk kane rendesi, por te fiksoje gjera me te
rendesishme se aq.
11. Meditoni
Kerkimet e fundit kane zbuluar se njerezit te cilet meditojne kane memorie me te mire.Mjeket argumentojne se meditimi rrit qarkullimin e gjakut ne korteksin qendror te trurit. Kjo rrit perqendrimin, dhe memorien.
12. Flini mire
Gjumi ndikon ne aftesine e trurit per te thirrur informacionin e fundit
qe ka mesuar. Duke fjetur mire, minimumi 7 ore ne nate ndihmon ne
permiresimin e memories afatshkurter dhe afatgjate.


(balkanweb.com.al

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons