Disa sëmundje kanë
periudha të caktuara të shfaqjes. Alergjia dhe infektimi i syve në të
shumtën e rasteve shfaqet me ardhjen e ditëve të nxehta, gjatë stinës së
pranverës dhe verës. Tashmë dihet që alergjia shtohet me rritjen e
temperaturës, me forcimin e rrezeve të diellit dhe me shtimin e
pluhurave në ambient, të cilat shtojnë thatësirën e syrit dhe shtimin e
infeksioneve.
Për kurimin e sëmundjeve të syrit, që shfaqen gjatë kësaj periudhe
mjekësia popullore vjen në ndihmë me bimët e saj. Një prej bimëve, që
përdoret për këtë qëllim, është eufrazia. Eufrazia është bimë
njëvjeçare, gjysmëparazite, e cila lidhet te rrënjët e barërave. Lulet
janë me ngjyrë të bardhë ose rozë me pika të verdha të ndritshme në
qendrën e lules. Shija e bimës është e hidhur. Bimën mund ta gjejmë
nëpër livadhe dhe nëpër të gjitha vendet e mbuluara me bar. Në mjekësinë
popullore përdoret e gjithë bima në lulëzim. Kjo bimë përdoret për
shërimin e sëmundjeve të syve, të konjuktovitisit (qepallës),
blefaritisit, iridociklitisit. Përveç efektit të saj në skuqjen dhe
infektimet e syrit, ekziston tradita e përdorimit të eufrazisë edhe në
sëmundjet serioze të syrit, si katarakti, madje edhe dobësimi i
shikimit.Hurma
Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës,
frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Përdorimi i shpeshtë i frutit të
hurmës, çon në mosprekjen e sëmundjeve të syrit dhe sidomos të
alergjisë.
Patatja
Patatja i ngjan bukës, ndonëse për nga përbërja e vitaminave dhe
kripërave minerale u përngjan perimeve. Ajo përmban sasi të mëdha të
kaliumit si element kryesor për organizmin e njeriut. Në mjekësinë
popullore ajo përdoret në rastet e alergjive të syve, si dhe kur poshtë
tyre janë krijuar rrathë të zinj. Pritet një fetë e vogël patateje dhe
më pas e presim në gjysmë. Secila prej fetave vendoset poshtë syve dhe
lihen aty për 20 minuta. Ky veprim përsëritet disa herë në mbrëmje.
Trëndafili i majit
Në 100 ml verë zihet 50 gr fletë luleje trëndafili të majit. Me ujin e
trëndafilave lahen sytë dhe fletët vendosen në sy për pak kohë. Kjo
mënyrë do të çonte në përmirësim të skuqjes së syve. Një tjetër kurë për
qetësimin e skuqjes së syve është larja e tyre me lëngun e kamomilit.
Larja e syve me kamomil do të zgjasë deri sa mos të ketë më probleme.
Manaferra
Për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng
karote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng
manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë.
Gjithashtu, mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë. Për të
lehtësuar lodhjen e syve vendosen feta kastraveci mbi qepallat e
mbyllura dhe mbahen për 15 minuta.
VitaminaVitaminat dhe
mineralet janë të domosdoshme për funksionimin sa më mirë të syve.
Vitamina A përmirëson shikimin natën. Ushqime të pasura me vitaminë A
janë perimet e gjelbra, karotat, spinaqi, por edhe vezët, djathi dhe
gjalpi. Vitamina B redukton skuqjen e syve dhe mund të ndihmojë sytë që
janë të ndjeshëm ndaj dritës. Ushqime të pasura me vitaminë B1, B2,B3,
B6, B12 janë makaronat, buka, qumështi, kërpudhat, peshku ton, arrat,
bananet, mëlçitë. Karoteni ndihmon në forcimin e syve të dobët. Ushqime
të pasura me karoten janë karotat, lakrat dhe bishtajat.
detaje
Simptomat
Simptomat e para të alergjisë së syve janë: kruajtja që ndihet, skuqje
dhe fryrje e qepallës së syrit dhe shtim i sekrecioneve (lotëve). Në të
shumtën e rasteve sëmundja, në periudhën e pranverës, shoqërohet me
dhimbje dhe ndjenjën e thatësisë në sy.
Shkaqet
Shkaktarët e alergjisë janë disa lëndë, që gjenden në mjedis, si
pemët, pluhuri, kafshët shtëpiake, barërat, parfumet. Këta shkaktojnë
reaksion me konjuktivën e syrit, që përmban qeliza si basophili dhe
mastcellsi, që sjellin sekretimin e lotëve.
Alergjitë
Një lloj alergjie është ajo që shkaktohet në sy nga përdorimi i
lenteve të kontaktit, i pikave që hidhen në sy dhe i lëndëve kozmetike.
Një lloj tjetër është alergjia që shkaktohet nga faktorë të mjedisit.
Faktor është edhe nxehtësia dhe dielli.