Një nuse dhe një dhëndër kanë ndërtuar “një urë bashkimi” në jetën reale duke ndarë një puthje nga dy makina të ndara me të cilat udhëtonin.
Lu Ben dhe tashmë gruaja e tij, Li Wen, hapën dritaret e makinave dhe shkëmbyen një puthje në shpejtësi, gjatë rrugës për në ceremoninë martesore që u zhvillua në Yuxi të provincës kineze Yunnan.
Ata ndanë një puthje të zjarrtë, ndërsa të ftuartit që gjendeshin prapa tyre brohoritën dhe i duartrokitën.
“Deshëm të bëjmë diçka ndryshe për fotografinë e puthjes nga dita jonë e martesës”, ka treguar nusja.