Daily Mail shkruan se libri i gjetur ne renojat antike te Persise ne Iranin e sotem, i shkruar mbi një lëkurë të përpunuar kafshe, tregon se Jesusi nuk u kryqëzua kurrë dhe se ai me fjalët e tij parashikoi ardhjen e Profetit Muhamed në tokë.
Ky libër me tekste fetare, që mendohet se i përket shekullit të pestë, i zbuluar vetëm 12 vite me parë, sipas Iranit do të sjellë shkatërrimin e Krishterimit.
I shkruar në siriak, një dialekt i gjuhës aramaike, ungjilli madje predikon ardhjen e mesias së fundit islamik, shtojnë raportet.
Autoritetet turke besojnë se mund të jetë një version autentik i ungjillit të dishepullit të Krishtit, Barnaba. Media në Iran thotë se përmbajtja e librit do të sjellë rrëzimin e Krishterimit.
Të tjerët thonë se pretendimet e Iranit janë qesharake dhe një propagandë anti- kristiane.
Autoritetet turke e kanë kapur këtë tekst në vitin 2000, ndërsa arrestuan një grup trafikantësh të gjërave antike.
Por kulmi arriti në shkurt të këtij viti, kur u raportua se Vatikani ka bërë një kërkese zyrtare të shohë librin. Nuk dihet nëse kjo kërkesë është pranuar.
Origjina e librit nuk dihet, por mediat turke raportojnë se libri është mbajtur në Pallatin e Drejtësisë në Ankara.