Forumi Kuq E Zi
ÇKA ËSHTË FILOZOFIA? (2) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
ÇKA ËSHTË FILOZOFIA? (2) Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
ÇKA ËSHTË FILOZOFIA? (2) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
ÇKA ËSHTË FILOZOFIA? (2) Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1ÇKA ËSHTË FILOZOFIA? (2) Empty ÇKA ËSHTË FILOZOFIA? (2) 23/6/2011, 14:29

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor

ÇKA ËSHTË FILOZOFIA? (2)

Sipas Platonit, ekzisotjnë tri entitete: idetë të cilat paraqesin qenien e vërtetë, njëmendësinë universale dhe të amshuar, materia e cila është një hiç apo një joqenie, ekzistence e së cilës është e mundur vetëm në atë përmasë sa në të janë të pranishme idetë, dhe sendet senzuale të cilat janë një përzierje e qenies (idesë) me joqenien (materien). Pra bota senzuale dhe sendet në të nuk kanë ekzistencë mvehtësore, ato nuk ekzistojnë pavarsisht nga ideja, por përkundrazi, ato varen nga idetë dhe paraqesin produkt të idesë.


4. Idealizmi

Idealizmi është një drejtim themelor filozofik, sipas të cilit, shpirti, fryma, mendja, ideja apo vetëdija është primare dhe si e tillë, i paraprinë materies ose në çfarëdo mënyre tjetër e mundëson atë. Natyra, materia dhe sendet materiale janë produkte të idesë ose të vetëdijes. Idealizmi filozofik, në fund të fundit, presupozon se bota është krijuar nga ndonjë fuqi jashtnatyrore, mbinatyrore jomateriale, (zoti, idea, shpirti) etj. Idealizmi filozofik nuk mund të flaket dhe të lihet anash në tërësi. Kështu bie fjala, filozofia e Platonit, Lajbnicit, Hegelit, Fihtes etj., me gjithë idealizmin e saj, përmban në vete elemente dialektike dhe elemente të tjera pozitive. Mirëpo teza themelore e idealizmit, pozicioni themelor i tij se ideja apo vetëdija është primare, kurse materia sekondare dhe se, në fund të fundit, bota është e krijuar nga ndonjë fuqi mbinatyrore, e bënë atë të papranueshëm për filozofinë materialiste përgjithësisht, kurse për filozofinë marksiste veçanërisht. Midis filozofisë idealiste dhe religjionit nuk ka ndonjë dallim parimor. Sipas vetë idealistit më të madh të të gjitha kohëve, Hegelit, atë që religjioni e paraqet me anë të përfytyrimeve, filozofia e paraqet me anë të koncepteve, përkatësisht me anë të mendimit abstrakt logjik, duke i angazhuar në mënyrë selektive të dhënat shkencore. Duke e pasur parasysh lidhjen e ngushtë midis idealizmit dhe religjionit, Lenini thotë se idealizmi është religjion i veshur me petk të bukur.

4.1. Idealizmi objektiv

Idealizmi objektiv është pikëpamje filozofike idealiste sipas së cilës ideja, vetëdija apo mendja jo vetëm që është primare, por është edhe objektive. Idealizmi objektiv idenë apo vetëdijen e projekton diku jasht botës dhe mbi të, jasht kohës dhe hapsirës. Përfaqësuesit më të njohur të idealizmit objektiv janë: Platoni, Toma Akuini, Lajbnici, Hegeli, etj.
Platoni – i pari e paraqiti në mënyrë sistematike konceptin e idealizmit objektiv. Sipas Platonit, ekzisotjnë tri entitete: idetë të cilat paraqesin qenien e vërtetë, njëmendësinë universale dhe të amshuar, materia e cila është një hiç apo një joqenie, ekzistence e së cilës është e mundur vetëm në atë përmasë sa në të janë të pranishme idetë, dhe sendet senzuale të cilat janë një përzierje e qenies (idesë) me joqenien (materien). Pra bota senzuale dhe sendet në të nuk kanë ekzistencë mvehtësore, ato nuk ekzistojnë pavarsisht nga ideja, por përkundrazi, ato varen nga idetë dhe paraqesin produkt të idesë. Idetë e këtilla janë jasht dhe pavarsisht prej botës së dhënë në shqisat tona dhe në vetëdijen subjektive. Secilit gjësend në botën materiale i përgjigjet një ide objektive, prej të cilës varet ekzistenca e tij. Sendet, dukuritë dhe proceset e botës senzuale janë të ndryshueshme, jokonstante sepse ato paraqesin vetëm hijen, kopjen apo manifestimin e idesë objektive. Përkundrazi, idetë janë konstante dhe të amshueshme. Kierarkia e gjësendeve, larmia dhe shumëllojshmëria e tyre, varet nga kierarkia, larmia dhe shumëllojshmëria e ideve si e esencave më të thella të botës senzuale. Ideja më e lartë sipas Platonit është ideja e të mirës, e cila është burim i çdo gjëje. “Idenë e të mirës, pra duhet ta kuptosh si diçka që sendeve, të cilat mund të njihen, u jep të vërtetën dhe shpirtin, i cili njeh, ai jep aftësinë e të njohurit. Duke e shpjeguar të bukurit, Platoni konfirmon se ajo është një ide objektive e pandryshueshme ndaj së cilës trupat, njerëzit, gjësendet, dukuritë e bukura senzuale janë vetëm imitim, kopje dhe hije e saj. Kjo është ajo për arsye të së cilës janë bërë përpjekjet e mëparshme: së pari që është e amshueshme dhe që as nuk sajohet as nuk shumëzohet, as nuk zhduket madje, që nuk është në njërën anë e bukur dhe në tjetrën e shëmtuar, as që sot është e bukur e nesër jo, as që është e bukur ndaj kësaj, kurse ndaj atij e shëmtuar…edhe diçka: kjo bukuri nuk do të manifestohet si ndonjë fytyrë, as si ndonjë dorë, as si ndonjë gjë që i takon trupit…por si diçka që është vetëm në vete dhe me vetveten si e njëtrajtshme dhe e amshueshme.
Lajbnici – është gjithashtu përfaqësues i idealizmit objektiv. Lajbnici kundron se e tërë bota, duke filluar që nga dukuritë më të vogla e deri të ato makrokozmike, është e përbërë prej monadave. Monadat janë atome shpirtërore ideore, të cilët e përbëjnë bazën më të thellë dhe primare të çdo gjëje në botë. Çdo gjë përbëhet prej monadave. Sendet më të thjeshta, më pak të zhvilluara, janë të përbëra prej monadave më pak të perfeksionuara. Njeriu përbëhet prej monadave më të përsosura, të cilat kanë aftësi që gjësendet t’i përfytyrojnë dhe t’i kuptojnë në mënyrë të qartë. Monada më e lartë, më supreme, absolutisht e përsosur është Zoti, ekzistenca e të cilit sipas Lajbnicit është evidente nga fakti se në botë vërehet cakshmëria e saj. Kjo monadë supreme dhe absolutisht e përsosur është krijuesi i të gjitha monadave të tjera duke filluar nga ato më të thjeshtat, prej të cilave përbëhet materia inorganike, nëpër ato pak më të përsosura, prej të cilave përbëhet njeriu si monadë e vetëdijshme. Sipas Lajbnicit, materia nuk është realitet siç kundron materializmi, por substancë sekondare dhe e varur prej substancës shpirtërore të monadës. Sipas Lajbnicit, Zoti (monada supreme) jo vetëm që e ka krijuar botën – natyrën, shoqërinë dhe mendjen e njeriut por Ai edhe i rregullon ato, duke e determinuar që më parë ligjshmërinë e saj.
Hegeli – koka më universale e shekullit të kaluar, e ka paraqitur idealizmin objektiv në mënyrë më sistematike dhe më të thellë. Bazën më të thellë dhe fillimin e botës e paraqet ideja botërore. Kjo ide është absolute, sepse asgjë nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojë pavarsisht prej saj. Çdo gjë që ekziston, prej atyre më të voglave e deri te ato më të mëdhatë është vetëm një manifestim, një shfaqje e idesë absolute. Natyra si realitet material është e kushtëzuar dhe e determinuar me këtë ide. Natyrën duhet kuptuar – thotë Hegeli – si sistem të shkallëve, ku secila prej tyre del në mënyrë të domosdoshme prej tjetrës. Kjo nuk don të thotë se secila, në mënyrë natyrore ka dalë prej tjetrës. Një shkallësi e tyre e tillë ekziston vetëm në idenë e brendshme e cila gjendet në themelin e natyrës. Kritika e Marksit kundër Hegelit është kritika më dëshpëruese. Në parathënien e “Kapitalit” Marksi vuri në pah se Hegeli procesin e të menduarit, të cilin e quan ide, e shndërron në subjekt mvehtësor dhe në krijues të njëmendësisë, e cila sipas Hegelit, paraqet vetëm dukurinë e jashtme të idesë. Hegeli ia doli që përmes dialektikës së koncepteve të hamendë dialektikën e sendeve, dhe pikërisht, kjo ishte gjeniale në filozofinë e tij.

4.2. Idealizmi subjektiv

Përkundër materializmit dhe me ndryshim nga idealizmi objektiv, të cilët pranojnë ekzistencën objektive (idealistët të ideve, materialistët të materies), idealizmi subjektiv nuk pranon se ekziston ndonjë gjë objektive. Sipas idealizmit subjektiv, e tërë bota është kompleks ndijash apo kombinim i tyre. Në çdo gjësend, dukuri apo proces të “jashtëm”, vetëdija i rinjeh produktet e saj, ndijat dhe kombinimet e tyre. Konsekuenca logjike e idealizmit subjektiv është solipsizmi, doktrina sipas së cilës, ekzistoj vetëm meqë vërej dhe që duke vërejtur, i krijoj gjësendet. Përfaqësuesit më të njohur të idealizmit subjektiv janë: Xhorxh Berkli dhe Fihte.
Xhorxh Berkli – është kundërshtar i madh dhe i papajtueshëm i materializmit. Përgënjeshtrimin dhe zhdukjen e materializmit Berkli e kundronte si detyrë të shenjtë të çdo njeriu të ndershëm, sepse materializmin e konsideronte jo vetëm teoretikisht të gabueshëm, por edhe praktikisht të rrezikshëm e të dëmshëm. Prandaj sipas tij, materia nuk mund të jetë baza dhe esenca e botës… “ju mund, nëse mendoni se është e përshtatshme ta përdorni fjalën materie me të njëjtin kuptim me të cilin njerëzit e tjerë e përdorin fjalën asgjë. Kur e kombinojmë ndijen e të keqes , të erës së caktuar, të shijes së caktuar, të formës së caktuar, ne themi “mollë” por kjo nuk don të thotë se ekziston ndonjë mollë jashtë të dhënave subjektive shpirtërore. E tërë esenca idealiste subjektive e filozofisë së Berklit është shprehur në barazimin e tij të njohur “esse = precipii” që do të thotë “për të qenë = për të qenë i(e) vërejtur”. Kështu del se subjekti, duke i vërejtur gjësendet, njëkohësisht edhe i krijon ato, dhe se jasht të vërejturit ato nuk kanë kurrfarë ekzistence. Mirëpo nëse është kështu, atëherë ekzistenca e subjekteve të tjera është e kushtëzuar me të vërejturit e subjektit tjetër, respektivisht nuk ekzistojnë subjektet e tjera përveç atij që e vëren. Kështu, idealizmi i tij subjektiv e shpuri Berklin në solipsizëm. Berkli e modifikoi tezën e tij idealiste subjektive dhe zuri të konfirmojë se përveç subjekteve individuale vrojtuese, që janë e nuk janë, jetojnë e vdesin, vegojnë e flejnë, ekziston edhe një subjekt universal, i gjithanshëm dhe përherë vigjilent, i cili me të vërejturit e vet mundëson ekzistencën konstante të gjësendeve. Ishte ky kalim i Berklit nga pozita e idealizmit subjektiv në atë të idealizmit objektiv.
Fihte – e vazhdon më tutje vijën e idealizmit subjektiv. Sipas mendimit të tij, në filozofi janë të mundura dy drejtime teorike: dogmatizmi (kështu Fihte e quante materializmin) dhe idealizmi. Materialistët nisen nga qenia dhe arrijnë deri te vetëdija dhe prandaj nuk janë në gjendje ta shpjegojnë këtë të fundit. Idealistët nisen nga vetëdija dhe sendet e jashtme i shpjegojnë si rezultat i aktivitetit të lirë të vetëdijes dhe vullnetit. “Filozofia duhet ta vëj në pah bazën e çdo përvoje: prandaj, objekti i filozofisë domosdo gjendet përtej çdo përvoje… Më në fund, qenia mendore nuk ka asgjë tjetër, përveç përvojës; përvojë është ajo që në vete përmban tërë materien e mendimit të tij… Nëse i abstrakton sendet, atëherë e ndal inteligjencën në vete, respektivisht ai e abstrakton raportin e saj ndaj përvojës; nëse e abstrakton inteligjencën, atëherë e ndal sendin në vete. Veprimi i parë quhet idealizëm, kurse i dyti dogmatizëm. Sipas idealizmit subjektiv të Fihtes, Uni (vetëdija) e determinon dhe e prodhon Jounin (sendet) e jo anasjelltas, siç konfirmon materializmi. Si subjekt absolut, Uni me veprimtarinë e tij të dlirtë jo vetëm që paraqet veten, por paraqet edhe Jounin si diçka të kundërt me të.



5. Materializmi

Ndryshe nga idealizmi, materializmi filozofik është një drejtim themelor filozofik, sipas të cilit materia është primare, baza më e thellë e çdo gjëje që ekziston, kurse vetëdija apo ideja është sekondare. Materializmi filozofik nuk e mohon në përgjithësi idenë e as rëndësinë e saj, por vetëm ngulmon në faktin se materia është primare kurse vetëdija sekondare.
Primariteti i materies, dhe sekondariteti i idesë (vetëdijes) do të thotë se:
- së pari ka ekzistuar materia si realitet objektiv, kurse madje, në një fazë të caktuar është paraqitur vetëdija, mendimi, ideja.
- Materien nuk e ka krijuar askush, por ka ekzistuar para se të paraqitet njeriu me vetëdijen e tij, ekziston dhe do të ekzistojë pavarsisht se ekziston apo jo vetëdija subjektive.
- Vetëdija nuk është gjë tjetër, sic thotë Lenini, veçse produkt i materies.
- Vetëdija, mendimi apo ideja janë në një mënyrë ose në një tjetër, pasqyrime të sakta të botës materiale dhe të proceseve, fenomeneve dhe të ligjësive të saj, dhe në fund.
- Përveç materies si primare, e pakrijuar dhe e pazhdukshme dhe e vetëdijes dhe e formave të shumëllojshme të saj si pasqyrime të materies në lëvizje, askund nuk ka asgjë mbinatyrore dhe hyjnore.

5.1. Materializmi naiv

Materializmi naiv është forma e parë dhe më elementare e filozofisë materialiste që zuri fill në shoqërinë greke dhe romake. Filozofia e materializmit naiv grek e romak përmbante elemente mitike, fantastike e joshkencore, por megjithate në esencën e saj ishte filozofi kryesisht materialiste. Përfaqësues të materializmit naiv janë: Talesi, Anaksimandri, Anaksimeni, Herakliti, Parmenidi, Leukipi, Demokriti, epikuri në Greqi dhe Lukreci në Romë. Që të tre miletasit (Talesi, Anaksimandri, Anaksimeni) konfirmojnë se baza më e thellë dhe e parë e botës është materia dhe se çdo gjë zanafillën e ka në materie. Talesi thoshte se uji është parashkak i çdo gjëje. Anaksimandri thonte se baza e çdo gjëje është substanca e pafund (e pafukishme) të cilën ai e quajti Apejron. Anaksimeni si bazë të çdo gjëje dhe parashkak i botës thoshte se është ajri.
Një shkallë më të lartë të materializmit naiv e paraqiti Herakliti. Sipas tij, bota në esencën e saj më të thellë është një zjarr, pra një materie, që ekziston objektivisht. “Kjo botë, të cilën nuk e ka krijuar askush prej njerëzve dhe askush prej perëndive, ka qenë është dhe do të jetë një zjarr i gjallë, i amshueshëm, i cili me masë ndizet, me masë shuhet”. Herakliti, jo vetëm që e pranon primaritetin e materies, por kundron se kjo botë lëviz ndryshon dhe zhvillohet pareshtur në bazë të luftës së të kundërtave. Sipas tij, lëvizja, ndryshimi dhe zhvillimi janë të pandarë prej zjarrit dhe të pareshtur. “Çdo gjë rrjedh, dhe në të njëjtin lum nuk mund të hyjmë dy herë”.
Demokriti - gjithashtu është materialist. Sipas tij, bazën e çdo gjëje e përbëjnë atomet. Atomet janë thërrmija të pandara, të padukshme dhe të pazhdukshme materiale, prej të cilave përbëhet çdo gjë në këtë botë. Atomet as nuk janë krijuar, as nuk vdiren, ato janë të amshueshme. E tërë bota përbëhet prej dy principeve materiale: prej atomeve të cilat janë “qenie” dhe prej hapësirës apo zbrazëtisë e cila paraqet ‘joqenien’. Kjo e fundit (zbrazëtia, hapsira) është kusht i domosdoshëm që atomet si qenie materiale të mund të lëvizin dhe të zhvillohen. Asgjë nuk mund të ekzistojë jasht atomeve dhe pavarsisht prej tyre. Shpirti nuk është i pavdekshëm. Për dallim nga Platoni, Demokriti thotë: Shpirti nuk është gjë tjetër veçse produkt i materies së veçantë, respektivisht kombinim i atomeve të lëmuara dhe të rrumbullakëta të cilat duke lëvizur me shpejtësi e mundësojnë shpirtin. Me shpartallimin e këtyre atomeve vdes edhe shpirti. Përfaqësuesi më i dalluar i materializmit naiv në Romën e vjetër ka qenë pa dyshim Tit Lukreci. Në vepren e tij “Mbi natyrën e sendeve” Lukreci dha një goditje të rëndë dhe bindëse fesë dhe idealizmit. Lukreci thotë se: Unë do të flas për ligjet madhështore në të cilat janë mbështetur qiell e hyri dhe për atomet, se si vetë natyra krijon e rrit dhe ushqen çdo gjë e si ajo e shkatërron sërish. Atomet në trajtimin e subjektit, ‘materie’ do t’i quajmë “trupa shkajmues” ‘farë të çdo qenie’ bile do t’i quajm ‘trupa të parë’ sepse çdo gjë përbëhet prej elementesh të tilla primordiale… Këtej pra rrjedh se përveç materies dhe zbrazëtirës apo hapsirës nuk ekziston askund natyrë e tretë. Materializmi naiv antik është hap i parë në të shikuarit e botës me sy njerëzor, shpjegimi i parë i botës, kryesisht në bazë të arsyes.

5.2. Materializmi metafizik

Fillet e materializmit metafizik i gjejmë në Greqinë e vjetër. Parmenidi dhe Zenoni e shtjelluan një filozofi tipike materiliste metafizike. Parmenidi kundron se bota është qenie materiale dhe se jasht kësaj nuk ka asgjë. Qenia – thot Parmenidi – nuk është krijuar dhe nuk mund të vdiret, sepse sikur të ishte krijuar, do të duhej të ishte krijuar prej diçkafit të kundërt me qenien, pra prej joqenies, kurse kjo e fundit nuk ekziston, nuk mund të vdiret, sepse sikur të mund të vdirej, atëherë do të mund të shndërrohej në diçka të kundërt me qenien, pra në joqenie, kurse kjo nuk ekziston.
Zenoni tentoi që me anë të “aporive” ta argumentojë pamundësinë që me mendje ta kuptojmë dhe ta shprehim lëvizjen dhe zhvillimin e gjësendeve. Zenoni e hetoi drejt karakterin e kundërthënshëm të lëvizjes dhe të zhvillimit, por e kundroi gabimisht kundërthënshmërinë si indikatorë të gënjeshtrës. Zenoni nuk qe në gjendje ta shpjegojë racionalisht raportin midis kufishmërisë dhe pakufishmërisë, kontinuitetit të kohës dhe hapsirës, të ndijes dhe të mendjes, të lëvizjes dhe të qetësisë etj.
Materializmi metafizik lulëzoi dhe dominoi kryesisht gjatë shekullit XVI, XVII, XVIII dhe në gjysmën e parë të shekullit XIX. Përfaqësuesit më të njohur janë: Spinoza, Hobsi, Bekoni, Lametri, Holbahu, Helveciusi, Fojerbahu etj.
Sajimin e materializmit metafizik e kanë kushtëzuar shumë rrethana gnoseologjike dhe historike – shoqërore, ndër të cilat më të rëndësishme janë:
- Procesi i konstituimit të shkencave të veçanta si nevojë e shoqërisë së re borgjeze,
- tentativa që mekanika e më vonë edhe shkencat e tjera (fiziologjia, biologjia, medicina etj.) të aplikohen edhe në sferat e tjera të njëmendësisë – në histori dhe filozofi – të cilat karakterizohen me ligjshmëritë e tyre specifike, dhe
- Synimet atëbotë moderne kah kurdisja spekulative e sistemeve të mbyllura filozofike.
Me fillimin e sajimit të raporteve të reja shoqërore zuri fill edhe procesi i shkoqitjes së shkencave të veçanta nga gjiri i filozofisë, në kuadrin e së cilës ekzistonin deri atëherë. Sejcila shkencë e veçantë zuri t’i trajtojë ligjshmëritë e veçanta të një sfere: matematika – ligjet e raporteve numerike, gjeometria - marrëdhëniet e trajtave hapsinore, biologjia – qeniet e gjalla, fiziologjia e anatomia - funksionimin e organizmave dhe veçanërisht atë të njeriut, astronomia - ligjet e lëvizjes së trupave qiellore etj. Materializmi metafizik i cili e kundron botën si shumë e sendeve, e proceseve dhe raporteve të izoluara, është një anticipim dhe refleks edhe i raporteve të reja shoqërore borgjeze, ku njerëzit si individ janë ndër veti të izoluar. Materializmi metafizik i ka kryesisht këto forma të veçanta: materializmin metafizik spekulativ, materializmin metafizik mekanicist, dhe materializmin metafizik vulgar.

5.3. Materializmi dialektik

Materializmi dialektik i Marksit dhe Engelsit është forma dhe domeni më i lartë i filozofisë materialiste. Ai në vete përmban tërë begatitë e rezultateve progresive të praktikës sociale dhe të shkencave, të cilat mendimi njerëzor i ka realizuar deri në ditët e sotme. Materializmi dialektik si doktrinë për ligjet më të përgjithshme të lëvizjes dhe të zhvillimit të natyrës, shoqërisë njerëzore dhe të mendjes paraqet bazën e përgjithshme dhe fundamentale teorike e metodologjike të marksizmit si teori e revolucionit socialist, përkatësisht të kalimit nga shoqëria me klasa në shoqëri pa klasa. Materializmi dialektik është një materializëm i përkryer jo në kuptimin e përfunduar, por në kuptimin e mishërimit organik të materializmit me dialektikën dhe anasjelltas – të dialektikës me materializmin. Përveç asaj se është unitet i materializmit dhe i dialektikës, materializmi dialektik paraqet një hap të madh të zgjerimit të tij në sferën e historisë, të shoqërisë, njeriut e njohjes së tij. Pikërisht për arsye se është njëkohësisht materializëm dhe dialektikë, atij i shkoi për dore që ta shpjegojë në mënyrë të drejtë materialiste jo vetëm natyrën, jo vetëm materiet dhe sendet e proceset materiale, por edhe atë sferë të njëmendësisë, e cila, me gjithë hamendjet gjeniale, aty-këtu mbeti e panjohur dhe e pashpjegueshme për mendimin njerëzor deri te Marksi dhe Engelsi – sferën e njeriut, të shoqërisë dhe të historisë. Sipas Marksit dhe Engelsit, qenia shoqërore, respektivisht procesi i njëmendët i jetës së njeriut e determinon vetëdijen shoqërore. Kështu zuri fill materializmi historik, respektivisht dialektika materialiste për njeriun, shoqërinë dhe historinë. Në filozofinë jomarksiste – qoftë materialiste apo idealiste – teoria dhe praktika mbetën prore dy botëra ndër vete të ndara në mënyrë të pakapërcyeshme. Në filozofinë marksiste, teoria dhe praktika, nuk janë më të ndara. Materializmi dialektik nuk është vetëm shpjegim i drejtë i botës, por edhe kërkesë që bota të ndryshohet praktikisht në të mirë të njeriut dhe të njerëzisë, kërkesë që ajo të humanizohet. Sipas materializmit dialektik, historia dhe praktika nuk janë dy sfera të ndara, por dy anë ndër vete të gërshetuara në mënyrë dialektike të një procesi unik të të njohurit – të ndryshuarit të botës. Materializmi dialektik është pikpamje botëkuptimore e klasës punëtore si klasë deri në fund revolucionare, e aftë dhe e gatshme që t’i mposhtë të gjitha format e robërimit dhe të dehumanizmit të njeriut. Pra karakteri humanist dhe revolucionar i materializmit dialektik, konsiston në faktin se ai është i lidhur me interesat e klasës puntore, synimet historike e sociale, të cilat janë krijimi i shoqërisë pa klasa, për barabarsi, shoqëri që njeriut i ofron mundësinë reale për zhvillimin e tij të gjithanshëm.

6. Ontologjia

Ontologjia është padyshim disiplina më e vjetër filozofike. Ajo merret me studimin e çështjes, origjinës, esencës, strukturës, ligjësive dhe përcaktimeve të përgjithshme të të qenët si të qenë. Edhe pikpamja e Talesit (uji), Anaksimandrit (apejroni), Anaksimenit (ajri), Pitagorës (numri) Heraklitit (zjarri) etj., si paraelemente dhe si qenie të para dhe më universale të botës në esencë paraqesin qëndrime të caktuara ontologjike. Të gjitha pikpamjet e mëvonshme filozofike në Greqinë antike dhe në mesjetë i kushtuan kujdes të madh problematikës së qenies. Sikurse e tërë filozofia ashtu edhe ontologjia në mesjetë ishte në shërbim të teologjisë dhe u rrek ta shpjegojë të qenët e Zotit në bazë të posedimit të konceptit për të. Qeniet e tjera derivoheshin në mënyrë deduktive nga qenia më e lartë, më e përsosur dhe më reale – nga qenia e Zotit. Fjala ontologji (prej greqishtes së vjetër ontos – të qenë, logos – shkencë, doktrinë) të parët e përdorën Rudolf Goklenius dhe Johanes Klauberg, ndërsa për herë të parë, në terminologjinë filozofike hyri përmes Kristian Volfit. Sipas Volfit, ontologjia si disiplinë filozofike është pjesa e parë dhe më e rëndësishme e metafizikës e cila përmban teologjinë racionale, kozmologjinë racionale dhe psikologjinë racionale. Pas dështimeve të gnoseologjizmit dhe aksiologjizmit neokantist etj., në filozofinë bashkëkohore borgjeze është bërë ‘një kthim kah gjësendet’, përkatësisht kah çështja e qenies në përgjithësi. Çështjes ontologjike kujdes të madh sot i kushtojnë neotomistët – Zhak Mariten, Etjen Zhilson, Martin Hajdeger i cili ia vuri bazat “ontologjisë fundamentale”, Sartri, Bloh i cili ‘parimin e shpresës’ e konsideron si parim të vetë qenies. Ndërkaq sipas Hartmanit në të vërtetë asnjë filozofi nuk mund të ekzistojë pa disa pikëpamje themelore lidhur me të qenët (pa një pikpamje ontologjike). Çështja e raportit midis qenies dhe mendimit, materies dhe vetëdijes, të cilën Engelsi e quan “çështje të madhe themelore të çdo filozofie” është një çështje njëkohësisht ontologjike dhe gnoseologjike. Pikërisht filozofia e Marksit, e Engelsit dhe Leninit është sendërtim i unitetit dialektik të dialektikës, gnoseologjisë dhe të logjikës.

7. Gnoseologjia

Gnoseologjia (nga greqishtja ‘gnosis’ – njohje, ‘logos’ – shkencë) është disiplinë filozofikë e cila merret me studimin e çështjes së mundësisë, burimeve, mënyrës, vëllimit, besnikërisë dhe ligjësive të njohjes në përgjithësi. Elementet e para të pikpamjeve të ndryshme gnoseologjike i gjejmë ende të filozofët e vjetër grek. Parmenidi dhe Zenoni theksuan rolin vendimtar të mendjes në të njohurit e sendeve dhe të raporteve duke e nënvlerësuar rolin e shqisave. Demokriti tentoi të përcaktojë rolin si të shqisave ashtu edhe të mendjes, sepse, sipas mendimit të drejtë, njëra pa tjetrën nuk bëjnë dot. Sofistët u kushtuan kujdes çështjeve ontologjike dhe të njohurit, iu qasën në mënyra të ndryshme rolit të shqisave dhe të mendimit në procesin e njohjes. Protagora kishte pikpamje senzualiste dhe ngulmonte në mendimin se ‘gjërat janë të tilla, siç duken’, se ‘njeriu është masa e çdo gjëje – e atyre që ekzistojnë se ekzistojnë dhe e atyre që nuk ekzistojnë se nuk ekzistojnë’. Gorgjiu, i pari e vuri në dyshim mundësinë e njohjes së botës duke theksuar se ‘asgjë nuk ekziston’ dhe se ‘edhe po të ekzistonte nuk mund të njihet dhe të shprehet’. Platoni zhvilloi pikpamjen racionaliste sipas së cilës vetëm arsyeja mund të jetë burimi i të njohurit, vetëm kjo mund t’i kuptojë idetë si qenie të njëmendta. Gnoseologjia si disiplinë e veçantë filozofike është produkt i filozofisë së re dhe e përpjekjeve të përfaqësuesve të saj më të njohur: Bekonit, Hobsit, Spinozës, Lajbnicit, Llokut, Berklit, Hjumit etj. Filozofi anglez Xhon Lloku, autor i veprës ‘Ese për arsyen e njeriut’ i pari e shtjelloi në mënyrë sistematike problematikën komplekse të të njohurit dhe e përcaktoi objektin e gnoseologjisë. Në veprën e Kantit ‘Kritika e mendjes së pastërt’ kemi një ndërrmarrje serioze që problematika e njohjes në përgjithësi të analizohet në mënyrë të izoluar nga objektet e njohjes dhe nga vetë procesi i njëmendtë i njohjes. Lidhur me çështjen e mundësisë së njohjes ekzistojnë disa drejtime gnoseologjike: dogmatizmi, skepticizmi, agnosticizmi, fiksionalizmi etj.
Dogmatizmi – e pranon mundësinë e njohjes së botës dhe insiston në karakterin e padiskutueshëm të të vërtetave njëherë të pranuara. Për të nuk ka dyshim, luhatje dhe zhvillim.
Skepticizmi – është pikpamje gnoseologjike dhe metodë e të menduarit, sipas të cilit çdo gjë duhet marrë me rezervë, duhet shqyrtuar edhe anët e tjera të çështjes, sepse nuk ekziston vetëm një e vërtetë e përmotshme, por më shumë të vërteta relative.
Agnosticizmi – Esencën e të cilit e formuloi Hjumi është formë radikale dhe ekstreme e skepticizmit.
Fiksionalizmi – i Fajhingerit konsideron se e tërë njohja dhe dija jonë nuk ka asgjë të ngjashme me njëmendësinë dhe se njohja nuk është gjë tjetër veçse një fiksion.
Racionalizmi – është drejtim gnoseologjik i cili e absolutizon rolin dhe vlerën e mendjes së njeriut si i vetmi burim i njohjes së botës. Racionalizmi zuri fill qysh në filozofinë e Parmenidit, Zenonit, Platonit, u zhvillua në mënyrë sistematike në veprat e dekartit, Spinozës, Lajbnicit etj., kurse në filozofinë bashkëkohore borgjeze ithtarë të njohur të tij janë Edmund Huserli, Gaston Bashlari etj.
Senzualizmi – i Protagorës, Aristotelit, Kondijakut, Fojerbahut etj., është drejtim gnoseologjik sipas të cilit shqisat janë burimi kryesor i çdo njohje dhe dije e jo mendja.
Empirizmi - është pikpamje gnoseologjike që ngulmon në përvojën si burim kryesor i njohjes. Këtë pikpamje e shtjelluan dhe e mbrojtën Lloku, Hobsi, Berkli etj.
Intuitivizmi - është drejtim gnoseologjik që si burim të njohjes së vërtetë ka intuitën, të soditurit e drejtpërdrejtë në esencën e gjësendeve dhe të proceseve.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Me thjeshte Filozofia eshte arti i te jetuarit i lire ne mendime dhe ne kerkim te se vertetes absolute

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons