ÇKA ËSHTË FILOZOFIA? (1)
E tërë historia e filozofisë tregon se çështjet me të cilat është marrë dhe merret filozofia kanë qenë dhe janë të shumta dhe të llojlloshme. Praktikisht, nuk ekziston asnjë çështje e cila nuk mund të jetë objekt i shqyrtimit filozofik. Që nga fillimi i ekzistencës filozofia ka synuar në një mënyrë ose në një tjetër të shqyrtojë dhe ta përcaktojë raportin midis subjektives dhe objektives, vetëdijes apo shpirtit dhe natyrës apo materies.
1.Gjeneza, domethënia dhe historia e fjalës filozofi
Filozofia, qoftë si shprehje apo si formë e vetëdijes shoqërore, zuri fill në Greqinë e vjetër e cila ka qenë djepi i tërë kulturës së Evropës Perëndimore. Shprehja filozofi përbëhet nga dy fjalë të vjetra greke: ‘filo’ që don të thotë ‘dashuri’, ‘dashamirësi’ dhe ‘sofos’ që don të thotë ‘urti’ apo ‘mençuri’. Nga kjo del se filozofia mund të përcaktohet si “dashamirsi ndaj urtisë” apo “synim kah urtia”. Mirëpo është e qartë se një përcaktim i këtillë i filozofisë nuk është asgjë tjetër përveç një përkthim i një shprehjeje greke në gjuhën shqipe. Andaj mund të themi se kjo shprehje nuk përmbledh të gjithë përmbajtjen e filozofisë se çfarë është dhe çfar u zhvillua gjatë 2500 vjetëve. Ky përcaktim i filozofisë vë në pah dy karakteristika: një se ç’ishte filozofia në fillim dhe gjatë disa shekujve pas sajimit të saj. Me shprehjen ‘synim kah urtia’ është theksuar ajo që ishte e re, specifike dhe e ndryshme në krahasim me mënyrën e mëparshme të të menduarit dhe shpjegimin e botës dhe të fenomeneve e proceseve të saj, që mbështetej në mitin dhe mitologjinë. Përkundër besimit, mitit dhe mitologjisë që dominonte në mënyrën parafilozofike të të menduarit, filozofia tash zu të mbështetet në mendjen e njeriut, në logosin. Sipas filozofëve të parë antik grek filozofia ishte një dëshirë apo synim që natyrën dhe njeriun ta shqyrtojë me mend dhe në mënyrë kritike, që të thuhet e vërteta dhe të merret qëndrimi i drejtë në situata të ndryshme. Dhe dy është theksuar karakteri teorik i kësaj dije të re. Sipas filozofëve të parë, marrja me filozofi nuk ka për qëllim ndonjë levërdi apo interes praktik, qoftë ajo e dobisë materiale apo lavdie shoqërore. Filozofia, sipas tyre ishte dije për hirë të dijes. Sipas disa autorëve, Herodoti ishte i pari që e përdori foljen “philosophein” që do të thotë duke filozofuar, duke synuar kah mençuria. Me rastin e takimit me Solonin, njërin prej shtatë të urtit grek, imperatori Persian Krezi e përshëndeti me këto fjalë: “Mysafir athinas, deri te ne ka arritur fama për urtinë tënde dhe dije se ka udhëtuar nëpër shumë vende, duke filozofuar dhe se këtë e ke bërë për hirë të vetë teorisë”. Nga kjo shofim se filozofimi është zhvilluar: 1. Duke udhëtuar e soditë, e jo në mënyrë spekulative, dhe 2. për hirë të vetë teorisë e jo për dobi praktike. I pari që e quajti veten filozof ishte matematikani dhe mendimtari Pitagora. Për të sqaruar më mirë domethënien e kësaj fjale Pitagora: jetën e krahasoi me një panair solemn, ku disa kanë ardhur për të bërë para, për të fituar, të tjerët për të shitur mallin, kurse vetëm më të mirët kanë ardhur si soditës; kështu është edhe në jetë: disa e manifestojnë shpirtin e tyre skllavopronar, duke lakmuar famën dhe dobinë, kurse vetëm filozofi e gjurmon të vërtetën.
2. Sajimi i filozofisë
Lidhur me shpjegimin e filozofisë ekzistojnë shumë pikpamje, të cilat ndahen në tre grupe kryesore:
pikpamja
- mitogjene,
- religjiogjene dhe
- gnoseogjene.
Sipas pikpamjes mitogjene - filozofia është sajuar drejtpërdrejt prej mitit. Përfaqësuesit më të njohur të pikpamjes mitogjene janë: Frejzeri, Diltaj dhe Jaspersi. Pikpamja religjiogjene - kundron se filozofia është sajuar prej religjionit. Ithtarët më të njohur janë Hegeli etj. Sipas Hegelit religjioni është fillimi dhe fundi i filozofisë. Në fillim filozofia ishte e robëruar prej religjionit, më vonë i kundërvihet asaj, kurse në fund filozofia bëhet e vetëdijshme për esencën identike të saj me atë të religjionit. Pikpamja gnoseogjene – burimi i vetëm prej të cilit është sajuar filozofia është njohuria shkencore. Kjo pikpamje ka një kundërthënie të pakapërcyeshme midis mitit dhe religjionit në njërën anë dhe filozofisë në anën tjetër. Ithtarët e kësaj pikpamje janë pozitivstët dhe neopozitivistët. Anipse në vete përmbajnë pjesëza të së vërtetës, sërish këto pikpamje nuk janë në gjendje ta ndriçojnë drejt dhe tërësisht procesin e ndërlikuar të sajimit të filozofisë si dije dhe si formë e veçantë e vetëdijes shoqërore. Për arsye të dobësive të tyre që kanë, këto pikpamje janë të gabuara dhe të papranueshme në tërësi. Pikpamja marksiste ofron një shpjegim më të drejtë dhe më të gjithanshëm në lidhje me sajimin e filozofisë. Sipas kësaj pikpamje, filozofia nuk është produkt i ndonjë fuqie mbinatyrore e as zbulim i papritur e i pashpjegueshëm i ndonjë individi. Filozofia si formë e vetëdijes shoqërore është sajuar vetëm atëherë kur janë krijuar kushtet e caktuara psikike, mendore dhe shoqërore. Nuk ka dyshim se këto kushte si atëherë edhe sot janë të shumëllojshme por si më të përgjithshme dhe më të domosdoshme janë: 1. formimi i mendimit abstrakt logjik dhe njohja teorike në vend të mitit dhe mitologjisë; 2. ndarja e punës në punë fizike dhe mendore; 3. lirimi i njeriut nga hallet dhe brengat lidhur me nevojat ekzistenciale; 4. çudia si gjendje shpirtërore stimulative për gjurmime e përsiatje të reja dhe 5. ‘situatat kufitare’.
1. Formimi i mendimit abstrakt – logjik – është kusht i domosdoshëm për sajimin e filozofisë. Për formimin e tij ka qenë e domosdoshme që njeriu të arrijë një shkallë relativisht të lartë të aftësisë për ta ndryshuar dhe zotëruar natyrën dhe fenomenet e saj. Njeriu i shoqërisë së parë pa klasa, nuk e ka një mendim të këtillë abstrakt – logjik dhe një njohje teorike. Mendimit abstrakt – logjik i ka paraprirë miti, i cili ishte forma dominante e vetëdijes në shoqërinë e parë. Miti ishte një vetëdije e përbashkët ashtu siç ishte e përbashkët jeta shoqërore, në të cilën individi ishte ‘shkrirë’ gati plotësisht në bashkësi. Karakteristikë e mitit ishte mosdallimi i asaj që është natyrore dhe ajo që është „mbinatyrore“ midis ideales dhe reales, subjektives dhe objektives, simbolit dhe imazhit, të veçantës dhe të përgjithshmes në njërën anë, dhe vetë sendit në anën tjetër. Në bazë të pikpamjes mitike të gjitha këto ekzistojnë njësoj. Me diferencimin e punës prodhuese, të praktikës dhe të vetë shoqërisë, filloi njëkohësisht diferencimi brenda vetëdijes dhe pikpamjes mitike. Ky diferencim u manifestua si luftë midis mitit dhe logosit, midis asaj që ishte tipike mitike (fantazia, gojëdhëna, besimi etj.) dhe asaj që ishte racionale logjike. I interesuar për zotërimin e natyrës dhe ligjeve të saja, njeriu më nuk ishte i kënaqur me spjegime mitike, por synonte kah mendimi i shkoqitur, koherent dhe i argumentuar.
2. Ndarja e punës në punë fizike dhe në punë mendore - ka ndikim në sajimin e filozofisë. Që nga ky çast i ndarjes së punës, ndërgjegja është në gjendje të emancipohet nga bota dhe të kalojë në formimin e teorisë së kulluar të teologjisë, filozofisë, moralit etj. Puna mendore u bë sferë e preokupimit të klasës sunduese, anëtarët më të talentuar zunë të ‘prodhojnë’ teori të kulluar. Të liruar nga procesi i prodhimit material, këta përshkruan dhe tentuan të zgjidhin çështjet e shumta siç janë: ç’është baza e kësaj bote, ç’është shpirti, ç’është e mira, e drejta, e bukura, a është bota e caktuar, e domosdoshme apo e rastit, ç’është njeriu, e të tjera. Në kushtet e ndarjes së punës në punë fizike dhe mendore, objekt i mendimit nuk ishin vetëm natyra dhe ligjet e saja, por edhe vet mendimi.
3. Sigurimi i nevojave materiale – që është i lidhur me ndarjen e punës, me perfeksionimin e mjeteve të prodhimit dhe me rritjen e produktivitetit ka qenë pa dyshim njëri ndër faktorët e jashtëm që ka ndikuar në sajimin e filozofisë si teori e kulluar. Vetëm me kusht që të sigurohet jeta dhe mjetet materiale të nevojshme mund të mendohet në mënyrë intensive, sistematike dhe të suksesshme. Këtë faktor të sajimit të filozofisë e theksuan dy filozofët më të mëdhenj: Aristoteli dhe Hegeli. Meqë filozofia konsiston në një veprim të lirë, jovetiak, del se më parë ka qenë e domosdoshme që epshet të qetësohen, kurse vetëdija të përparojë aq që të mund të mendojë për gjërat e përgjithshme. Së këndejmi, filozofia mund të quhet një lloj luksi.
4. Çudia – gjithashtu është një faktor psikologjik me shumë rëndësi për sajimin e filozofisë si veprimtari shpirtërore krijuese. Këtë faktor e thekson Platoni, Aristoteli etj. Në fillim, çudia dhe kërshëria janë faktorë për të ekzistuar, kurse më vonë bëhen stimulues për grumbullimin e njohurive të reja. Njeriu çuditet si për sendet e panjohura ashtu edhe për sendet dhe fenomenet që i takojmë për çdo ditë. “Kërshëria – thot Aristoteli – në Metafizikë – i ka nxitur mendimtarët e parë që jetën ta kundrojnë në mënyrë filozofike. Në fillim çudia e tyre kishte të bënte me vështirësitë që të parët iu paraqitën mendjes… Ta hetosh vështirësinë dhe të çuditesh, don të thotë ta pranosh mosdijen. Duke u çuditur, duke e hetuar mosdijen lidhur me fenomenet dhe sendet, mendimtarët e parë zunë të filozofojnë dhe të kuptojnë”.
5. Situatat kufitare - Ekzistencialisti i njohur gjerman Karl Jaspers thekson se përveç çudisë të cilën e theksuan Aristoteli, Hegeli dhe të tjerë, faktor i rëndësishëm në sajimin e filozofisë janë edhe të ashtuquajturat “situatat kufitare” të njeriut si qenie e veçantë. Jaspersi thotë se: “Njeriu me kohë bëhet i vetëdijshëm për veten si qenie e ‘humbur’ dhe që pëson dësfatë. Këto përcaktime njeriu i ndjen në mënyrë të ashpër në ‘situata kufitare’ të cilat nuk janë tjetër veçse situata që nuk mund të ndryshohen në kuadrin e të cilave njeriu stimulohet për ekzistencë dhe përjeton dësfatë si qenie ekzistuese. Vlera e situatave kufitare, thotë Jaspersi qëndron në faktin se brenda tyre njeriu bëhet i vetëdijshëm për disfatën e vet, për karakterin e humbur të qenies së vetë etj., kurse kjo vetëdije është kusht i rëndësishëm për të filozofuar. Në situatat kufitare siç janë ndjenja e fajit, lufta, shkatërrimi, pleqëria, sëmundjet, vdekja etj, aktiviteti mendor intensifikohet dhe shtrohet pyetja: kush jam unë, dhe prej nga jam si qenie njerëzore? E kjo pyetje nuk është tjetër veçse fillim i të filozofuarit. Megjithëse filozofia ekzistencialiste e Karl Jaspersit është e gabuar dhe e papranueshme, sërish, ajo ndikoi në sajimin e filozofisë.
Filozofia antike greke, si embrion i tërë filozofisë së mëvonshme të Evropës Perëndimore fillon me 7 të urtit grek: Talesi, Soloni, Periandri, Kleobul, Hiloni, Bianti dhe Pitaku.
Për Talesin nga Mileti nuk dijmë aq sa do të donim të dinim sepse ai nuk ka lënë shkrime. Për të kemi informata nga autorë të mëvonshëm të cilët kanë shkruar për episode të paharrueshme të karrierës së tij. Gjatë një fushate ushtarake kundër Persisë, Talesi zgjidhi një problem duke i dhënë mundësi ushtrisë së mbretit Lydian të kalonte lumin Halys duke hapur një kanal që shmangu një pjesë të rrjedhës së lumit e duke bërë të krijoheshin dy lumenj të vegjël mbi të cilët mund të ndërtoheshin ura. Kur udhëtonte në Egjipt, Talesi zgjidhi problemin e matjes së lartësisë së piramidave duke përdorur një procedurë të thjeshtë, matjen e hijes së piramidës në atë orë të ditës kur hija e njeriut është e barabartë me gjatësinë e tij. Gjithashtu ai parashikoi edhe eklipsin e diellit me 28 Maj 505 para Krishtit. Talesi me plot elan iu përvesh vëzhgimit dhe shpjegimit të natyrës, tokës e qiellit, deteve, klimës, florës etj., dhe në saje të kësaj erdhi në përfundim se botën nuk e ka krijuar askush dhe se baza më e thellë e saj është materia në trajtë të ujit. Megjithëse nuk ka dëshmi se si Talesi erdhi në përfundim se uji është shkaku i të gjitha sendeve, Aristoteli shkruan se ai mund të ket nxjerrë këtë përfundim nga vëzhgimi i ngjarjeve të thjeshta: “ndoshta se lagështia është substanca ushqyese e të gjitha qenieve, se lagështia prodhon nxehtësi dhe e ruan atë…apo nga fenomene të tjera siç janë avullimi ose ngrirja etj etj. Saktësia e analizës së Talesit mbi përbërjen e sendeve, është shumë pak e rëndësishme në krahasim me faktin se ai ngrit çështjen që ka të bëj me natyrën e botës. Talesi zëvendësoi bazën e të menduarit, nga një bazë mitologjike në një hulumtim shkencor.
Anaksimandri – Për ndryshim mga Talesi dhe të tjerët pas tij, ai si shkak dhe fillim të parë të çdo ekzistence nuk e mori këtë apo atë gjendje konkrete të materies, por “apejronin”. Sipas tij, apejroni është një substancë materiale e pacaktuar sipas kualitetit dhe e pafund sipas kuantitetit. Toka sipas Anaksimandrit pezullon në gjithësi në saje të forcave të kundërta që veprojnë mbi të dhe se njeriu është sajuar nga një qenie që i ngjante peshkut.
Anaksimeni – Filozofi i tretë dhe i fundit nga Mileti ishte Anaksimeni. Ai ishte i mendimit se baza më e thellë dhe shkaku i parë i çdo gjëje është ajri, nga dendësimi dhe rrallësimi, ftohtësia dhe nxehtësia e të cilit janë krijuar uji toka, bjeshkët, shkëmbijtë etj. Ciladoqoftë dobia e ideve të tyre specifike rreth ujit, apejronit (të pakufishmes) dhe ajrit si substanca primare të sendeve, rëndësia e vërtetë e miletasve është se ata për herë të parë ngritën çështjen e natyrës. Ata bënë hapin e parë dhe direkt të hulumtimit mbi çështjen se nga çfarë është përbërë në të vërtetë natyra.
3. Drejtimet themelore filozofike
3.1. Materializmi dhe idealizmi
E tërë historia e filozofisë tregon se çështjet me të cilat është marrë dhe merret filozofia kanë qenë dhe janë të shumta dhe të llojlloshme. Praktikisht, nuk ekziston asnjë çështje e cila nuk mund të jetë objekt i shqyrtimit filozofik. Që nga fillimi i ekzistencës filozofia ka synuar në një mënyrë ose në një tjetër të shqyrtojë dhe ta përcaktojë raportin midis subjektives dhe objektives, vetëdijes apo shpirtit dhe natyrës apo materies. Kjo çështje është parashtruar qysh prej Talesit, Anaksimandrit, Anaksimenit, Heraklitit, Platonit, Demokritit etj., mirëpo në mënyrë më decide e kanë artikuluar Platoni dhe Demokriti. Ata tentuan të përgjigjen në pyetjen se ç’është primare: shpirti apo materia. Duke e pasur këtë të dhënë historike-filozofike, Engelsi pohon se çështja themelore e çdo filozofie, veçanërisht e asaj më të resë është çështja e raportit në mes mendjes dhe qenies, frymës dhe natyrës, pra çështja se ç’është e parë: fryma apo natyra. Kuptohet, edhe kjo çështje si çdo çështje tjetër filozofike është formuluar në mënyra të ndryshme në kohë dhe kushte të ndryshme, por esenca e saj ka qenë dhe ka mbetur e njëjtë: a është primare materia apo vetëdija?
Lidhur me raportin midis materies dhe vetëdijes apo idesë, me çështjen se ç’është primare, ekzistojnë dy drejtime themelore filozofike: materializmi dhe idealizmi. Materializmi filozofik dhe idealizmi filozofik japin përgjigje të kundërt lidhur me primaritetin e materies, përkatësisht të vetëdijes apo idesë.
Idealizmi është një drejtim themelor filozofik, sipas të cilit, shpirti, fryma, mendja, ideja apo vetëdija është primare dhe si e tillë, i paraprinë materies ose në çfarëdo mënyre tjetër e mundëson atë. Natyra, materia dhe sendet materiale janë produkte të idesë ose të vetëdijes. Idealizmi filozofik, në fund të fundit, presupozon se bota është krijuar nga ndonjë fuqi jashtnatyrore, mbinatyrore jomateriale, (zoti, idea, shpirti) etj. Idealizmi filozofik nuk mund të flaket dhe të lihet anash në tërësi. Kështu bie fjala, filozofia e Platonit, Lajbnicit, Hegelit, Fihtes etj., me gjithë idealizmin e saj, përmban në vete elemente dialektike dhe elemente të tjera pozitive. Mirëpo teza themelore e idealizmit, pozicioni themelor i tij se ideja apo vetëdija është primare, kurse materia sekondare dhe se, në fund të fundit, bota është e krijuar nga ndonjë fuqi mbinatyrore, e bënë atë të papranueshëm për filozofinë materialiste përgjithësisht, kurse për filozofinë marksiste veçanërisht.
Midis filozofisë idealiste dhe religjionit nuk ka ndonjë dallim parimor. Sipas vetë idealistit më të madh të të gjitha kohëve, Hegelit, atë që religjioni e paraqet me anë të përfytyrimeve, filozofia e paraqet me anë të koncepteve, përkatësisht me anë të mendimit abstrakt logjik, duke i angazhuar në mënyrë selektive të dhënat shkencore. Duke e pasur parasysh lidhjen e ngushtë midis idealizmit dhe religjionit, Lenini thotë se idealizmi është religjion i veshur me petk të bukur.
Ndryshe nga idealizmi, materializmi filozofik është një drejtim themelor filozofik, sipas të cilit materia është primare, baza më e thellë e çdo gjëje që ekziston, kurse vetëdija apo ideja është sekondare dhe produkti më i lartë i materies. Pra materialzmi filozofik në përgjithësi dhe ai marksist në veçanti nuk e mohon ekzistencën e vetëdijes apo të idesë e as rëndësinë e tyre kolosale, që ato kanë për njeriun dhe historinë. Primariteti i materies dhe sekondariteti i idesë do të thotë se:
- së pari ka ekzsituar materia si realitet objektiv, kurse madje, në bazë të zhvillimit të saj të pandërprerë kimik, fizik, mekanik, biologjik etj., në një fazë të caktuar, është paraqitur vetëdija, mendimi, ideja e jo anasjelltas;
- materien nuk e ka krijuar askush, por ka ekzistuar para se të paraqitet njeriu me vetëdijen e tij, ekziston dhe do të ekzistojë pavarësisht nga ajo se a ekziston apo jo vetëdija subjektive:
- vetëdija nuk është gjë tjetër veçse, siç thotë Lenini, “produkti më i lartë i materies së organizuar në mënyrë të veçantë” dhe i praktikës shoqërore të njeriut;
- vetëdija, mendimi apo ideja janë, në një mënyrë ose në një tjetër, pasqyrime relativisht të sakta të botës materiale dhe të proceseve, fenomeneve dhe të ligjësive të saj, dhe në fund;
- përveç materies si primare, e pakrijuar dhe e pazhdukshme dhe e vetëdijes dhe formave të shumëllojshme të saj si pasqyrime të materies në lëvizje, askund nuk ka asgjë mbinatyrore dhe hyjnore.
Sipas materializmit marksist, përkatësisht dialektik dhe humanist të Marksit, Engelsit, Leninit e marksistëve të tjerë, kundërtia midis materies, në njërën anë, dhe vetëdijes apo idesë në anën tjetër, është absolute vetëm brenda “çështjes themelore të çdo filozofie”, çështjes se ç’është primare – materia apo vetëdija. “Jasht këtyre kufijve nuk mund të ketë asnjë dyshim për relativitetin e këtij kontrasti”, të kontrastit midis materies dhe vetëdijes.