Ndoshta mund të mos jemi në nivelin e teletransportimit si në filmin “Star Trek” për ata që e mbajnë mend atë, por rezultoi i fizikanëve kinezë, përbënë një hap të madh për shkencën në fushën e kriptografisë kuantike.
Po, teletransportimi është i vërtet
Duke përdorur një lazer të fuqishëm dhe fibra optik për të manipuluar fotonet, apo njësit e dritës, shkencëtarët në Kinë, vunë një objektiv për teletransportimin e një fotoni mbi 16km dhe e arritën atë në 2010-ën.
Tashmë, një ekip tjetër nga Universiteti i Shkencave dhe Teknologjisë të Kinë, që ndodhet në Shangai, pretendojnë se e kanë thyer këtë rekord, duke deklaruar se kanë dërguar një foton më shumë se 97km.
Teletransprortimi kuanitk, që nga 1997-ta, është shumë më ndryshe nga ai që ne shikojmë në filmat fantastikoshkencorë.
Konsiderohet si “Kupa më e shenjtë e shkencës së fizike të kuantikës”. Siç dhe pohojnë shkencëtarët, teletransporti është aftësia e lëvizjes të një sendi nga njëra anë në tjetrën, pa përshkuar vendin/hapësirën ndërmjetës.
Forbes, jep një shpjegim tjetër, sendi i vërtet, nuk lëviz nga pika A në pikën B. Në të kundërt, fotoni i largët rrezaton informacionin që buron nga fotoni i parë, ai origjinal, pra në thelb krijohet një objekt identik në hapësirë…!
Suksesi më i madh për ekipin e shkencëtarëve, nuk është e domosdoshme distanca që përshkoi udhëtimi i të dhënave, por metoda që përdoret për të shfrytëzuar 1,3-watt rreze leizer që transporton. Sa më shumë të udhëtoj një rreze, aq më shumë ai shpërndahet, duke provokuar fotonin të humbas informacionet dhe gjurmët e udhëtimit të tij.
Për të ruajtur rrezen në objekt, studiuesit krijuan një teknik e cila fokuson dhe drejton lezerin. Edhe pse teorikisht, ka aftësinë të teletransportoj deri dhe njeriun “ashtu siç në filmin Star Trek”, ajo akoma nuk është në nivelin e hartimit të përcaktuar. Kështu ata deklaorjnë se së shpejti, do të realizohet dhe kjo, pasi teknologjia bëhet akoma më shumë e aplikueshme. Sipas gjasave kjo teknik fillimisht do të praktikohet në telekomunikacionin ushtarak./albobserver/