E eshte fantazma e nje viktime te nje vrasje njeqindvjecare qe frikeson nje resort ne New York?
Ne nje dite pushimi, dite vere ne vitin 1988 disa te punesuar te Covewood Lodge, ne Big Moose Lake, duke perfshire ketu edhe Rhonda Boussleot, ishin duke u afruar per tek shtepizat e tyre. Rhonda hyri ne shtepizen e saj, pa patur asnje dyshim qe dikush apo dicka mund te ishte duke e pritur aty brenda:
"Une hyra ne shtepizen e stafit, duke u ngjitur neper shkalle me doren time perpara duke kerkuar per te ndezur driten. Nderkohe qe u afrova ne maje te hskalleve dhe sapo isha gati te ndizja driten, nje ndjesi me erdhi, nuk e di, sikur ishte dikush aty. Ndalova e ngrire aty ku isha dhe nuk leviza fare. Nuk kisha ndjenje terrori, por isha e sigurt qe dikush apo dicka ishte aty dhe kjo me beri t'me mungonte fryma per pak."
Por kjo e Rhonda-s nuk ishte asgje perpara asaj qe po u ndodhte miqve te saj. Rhonda thote qe te tre miqte e saj kishin qene deshmitare te te njejtes ndodhi:
"Te tre ata kishin te njejten histori. U vertit per vetem disa sekonda, dhe me pas u largua. Te tre ata e pane fantazmen. Une vete nuk pashe asgje, por e ndjeva qe dikush ishte aty dhe kisha nje ndjesi te vecante dhe te cuditshme."
Por kush eshte fatanzma e Big Moose Lake? Njerezit besojne ne fantazmen e te rese bukuroshe Grace Brown. Ne vitin 1906, vrasja e saj brutale shokoi te gjithe vendin. Dhjetevjecare me vone, Hollywood e ktheu ceshtjen e saj ne nje film "A Place in the Sun".
Ne ate film Hollywood e portretizonte Grace si nje vajze te shemtuar. Por ne te vertete, Grace Brown ishte nje 19 vjecare naive qe punonte tek fabrika e fundeve Gillete ne Cortland, New York. Ishte pikerisht aty, qe ne vitin 1905 ajo u njoh me Chester Gillete, nipin simpatik dhe terheqes te pronarit te fabrikes.
Autori Craig Brandon ka shkruar per vrasjen e Grace Brown:
"Chester Gillete konsiderohej nje kapje shume e mire nga njerezit e qytetit sepse ai ishte i njohur, atletik, simpatik, dhe me para. Jam i sigurt qe shume vajza ne Cortland ishin te interesuara per te."
Qe nga fillimi ajo ishte nje romance skandaloze. Sipas Craig Brandon, Chester e bindi Grace qe ta takonte ate pa nje person qe ta shoqeronte, qe ne ato kohe e vendoste reputacionin e saj ne rrezik:
"Mendoj qe ajo e shikonte ate si personin ideal qe ishte gjithcka qe ajo kishte deshiruar. Ajo ishte e dashuruar, ndoshta per here te pare ne jeten e saj dhe donte te vazhdonte me te, pavaresisht te tjerave."
Per Chester, kjo ishtenje lidhje e fshehte. Ai nuk e mori asnjehere Grace ne publik. Ai asnjehere nuk e beri te njohur marredhenien e tyre. Sipas Craig Brndon, Chester shihej shpesh edhe me vajza te tjera, e sidomos ato nga familjet me te pasura te qytetit:
"Miqte e saj po e paralajmeronin Grace qe ai nuk ishte ashtu si dukej, ai ishte dicka ndryshe, dhe qe ajo nuk kishte eksperience me ate lloj njerezish. Ajo shihte ate cfare donte ajo te shihte, dhe jo te verteten."
Por Grace nuk mund t'i rezisotnte Chester-it dhe shume shpejt ajo zbuloi qe ishte shtatezane. Grace iu pergjerua Chester-it qe te martohej me te, por ai duroi sa me shume qe mundi. Me ne fund, ne korrik te vitit 1906 Chester e coi Grace ne Adirondacks. Ajo mendoi se ishte nje udhetim martese. Sipas Craig Brandon, ata moren me qera nje varke ne Big Moose Lake nga nje burre i quajtur Robert Morrison:
"Morrison priste qe ata te ktheheshin deri ne kohen e darkes. Kur nuk u kthyen ai mendoi qe kjo ishte pak e dushimte."
Mengjesin e neserm Morrison organizoi nje ekip kerkimi. Varka ishte e kthyer mbrapsh. Jo larg prej varkes u gjet trupi i Grace. Dy dite me vone, Chester Gillete u gjend ne nje hotel jo shume larg. Ne fillim ai mohoi edhe qe e njihte Grace Brown. Me pas ai deklaroi qe Grace kishte mbytur veten nga deshperimi pasi ai nuk e donte me. Shume pak veta e besuan. Ai u gjykua dhe denua per vrasje te grades se pare.
Ne 30 mars te vitit 1908 Chester Gillete vdiq ne karrige elektrike. A ishte vene drejtesia ne vend? Mesa duket jo mjaftueshem per te qetesuar shpirtin e paqete te Grace Brown.
Lynda Lee Macken ka patur edhe vete nje takim me Grace Brown disa muaj pas Rhonda Bousselot:
"Une isha duke ecur ne drejtim te liqenit me elektrikun e dores dhe drita po behej gjithmone e me e zbehte. Deri sa arrita ne buze te liqenit, drita nuk punonte me. Keshtu qe mu desh qe te kthehesha mbrapsht. Ngela palevizur. Jo vetem qe isha e sigurt qe po shikoja nje fantazem, por kisha nje ndjesi shume te forte trishtimi. Ajo ishte shume e trishtuar."
Gjate viteve jane te shumta raportimet qe kane pare fantazmen.
Shpirti i saj eshte i burgosur ne Big Moose Lake qe ne diten qe ajo u mbyt aty pabesisht nga i dashuri i saj i pabese. (F.B/Infoalbania)