A ka nje thesar te fshehur thelle ne fund te Liqenit Michigan?
Ne Lindje te Wisconsin ndodhet nje pjese e vogel toke shkembore me gure qe e quajne Poverty Island, dhe eshte i rrethuar nga ujerat e Liqenit Michigan. Emri qe i eshte vene ishullit eshte nje emer mjaft i gjetur, vecanerisht kur ka stuhi qe shfaqen ne liqen papritur. Ne rastet e ererave te forta dhe stuhive te tmerrshme, shume anije jane mbytur prane ketij ishulli nder vite, dhe keshtu ka qene edhe zanafilla e disa legjendave intriguese per thesare te humbura.
Nje legjende ne vecanti eshte ajo qe ka terhequr me shume vemendjen, dhe thote qe se sapo del ne det te hapur nga Poverty Island, ndodhen pese senduke te mbushur me monedha ari dhe pllaka ari, te cilat ne ditet e sotme do te kishin nje vlere me shume se 400 milion dollare.
Richard Bennett, nje shkrimtar dhe zhytes profesionist, ka shpenzuar me shume se 20 vjet te jetes se tij dhe me shume se 100,000 $ prej parave te tij duke kekruar per pasurine e mbytur thelle ne liqen.
"Cdo histori qe ka mbijetuar per 100 vjet duhet te kete nje pjese te vertete ne te. Nese keto histori mbijetojne 100 vjet, atehere ato mund te kene nje shans prej 80. 85% qe te jene te verteta."
Por si perfunduan 400 milion dollare ne fund te liqenit Michigan? Historia e ketij thesari daton qe ne vitin 1863, nderkohe qe perfundimi i Luftes Civile po kthehej ne favor te Bashkimit. Jugu i rrethuar, i kerkoi nje ndihme Frances. Perandori Francez, Napoleon Bonaparte III, ne menyre te fshehte nisi nje anije te mbushur me ar pergjate Atlantikut. Por gjerat nuk shkuan ashtu si duhet per anijen.
Disa te tjere mendojne qe nderkohe qe ishte duke udhetuar anija u sulmua dhe u mbyt. Disa te tjere mendojne qe nderkohe qe ishte duke duke udhetuar, u godit nga nje stuhi e forte. Megjithate, ne cdo rast, anija dhe ngarkesa me ar nuk arriten asnjehere ne destinacion.
Steve Harrington, nje historian detar, eshte i bindur qe thesari ende gjendet sapo del ne det te hapur nga Poverty Island.
"Mendoj qe eshte nje prej gjerave me intriguese ne kete legjende. Ne te gjitha variantet, humbja e thesarit eshte ne Poverty Island, jane gjithmone 5 senduke me ar, dhe ne cdo here skenari eshte i njejte."
Megjithate, historiani Chuck Feltner nuk eshte dakord me te. Ai ka shpenzuar shume vite ne Liqenet e Medha duke kekruar per anije te mbytura. Feltner mendon qe legjenda e thesarit eshte nje histori shume e mire, por nuk mban asnje te vertete ne vetvete.
"Regjistrimet e mbytjeve te anijeve ne liqenet e medha ne vitin 1863 jane jashtezakonisht shume te sakta. Nuk ka asnje te dhene qe ndonje prej ketyre anijeve qe jane regjistruar te humbura te jene mbytur prane Poverty Island, apo qe ato te jene anije franceze, ashtu si thuhet ne legjende."
Pavaresisht mungeses se te dhenave ne leter, legjenda ka vazhduar. Ne vitin 1929, nje grup marinaresh thuhet se kane kapur senduket me spirancen e tyre. E ngjiten lart, por papritur vetem per pune sekondash zinxhiret u thyen. Thesari u rikthye ne varrin e tij ujor.
Disa vjet me vone, nje grup investuesish ne Chicago, mblodhen 50,000 dollare per te provuar fatin e tyre ne Poverty Island. Sipas Richard Bennett, nje djale i ri i quajtur Karly Jesson, babai i te cilit ishte rojtar i farit, thuhet se e ka pare operimin e famshem per tre vera me rradhe.
"Nje dite ai ishte ulur neper shkembinj duke pare operimin e zakonshem, dhe vuri re qe kishte shume gezim; nje feste e vertete ishte duke u bere ne anije."
Sipas djalit, nje stuhi e goditi anijen ate nate, dhe anija u mbyt se bashku me te gjithe burrat qe ishin ne bordin e saj. Liqeni Michigan edhe nje here nuk kishte pranuar qe ta leshonte thesarin e tij.
"E vetmja menyre per te gjetur vertet kete thesar eshte qe njerezit te kene nje mundesi qe te shikojne ne menyre vizuale fundin e liqenit. Eshte shume fohte, eshte shume thelle. Siperfaqja eshte shume e pabese. Por une jam nje enderrimitar, dhe jam nje kumarxhi. Per sa kohe qe gjerat jane ne rregull per mua, une do te vazhdoj te bej kete qe po bej."
A do te arrije ndonjehere Richard Bennett te gjeje thesarin e Poverty Island? Si ka mundesi qe duket vertet sikur Liqeni Michigan nuk mund te lejoje qe dikush te gjeje thesarin? A eshte ai nje thesar i mallkuar? (F.B/Infoalbania)