Historia
Kjo varreze mban mbetjet e kolonizuesve te hershem te Wales dhe zones qe e rrethon. Ne fakt, ne ditet e sotme nuk perdoret me si varreze.
Ky vend ishte shume i qete per shume dhjetevjecare deri sa histori paranormale dhe aktiviteti paranormal filuan te shfaqeshin ne vitet 1990.
Tani eshte nje atraksion turisitik shume interesant dhe cdo vit ka qindra turiste qe e vizitojne. Por kjo ka sjelle ne kete vend edhe shume vandalizem. Per pasoje, administratoret e varrezes kane urdheruar mbylljen e varrezes ne menyre qe te mos shkaktoheshin me shume deme.
Fatkeqesisht investigimet ne kete vend kane shkaktuar edhe nje tragjedi. Nje prej hetuesve qe po investigonin ne lidhje me aktivitetin paranormal, u godit dhe u vra nga nje makine jashte varrezave.
Ne fakt, edhe pse kjo varreze ndodhet aty, aktiviteti paranormal nuk ka shume te beje me kete varreze. Aktiviteti paranormal vjen nga nje shtepi e braktisur qe ndodhet perballe varrezes.
ne mesin e shekullit te 19, nje doktor i cili jetonte ne kete shtepi, bente abortime te paligjshme dhe i varroste mbetjet ne nje koder te vogel qe ndodhej pas varrezes. Shiu shkaktonte vazhdimisht token qe te rreshkiste dhe rezidentet lokale u perballen me kete problem kur qente e tyre filluan te hanin mbetjet e zbuluara.
Thuhet gjithashtu qe edhe disa prej grave te reja qe abortonin aty vdisnin gjate procedures dhe trupat e tyre hidheshin ne nje pellg pas varrezes. Pasi e zbuluan, thuhet se doktori vari veten ne nje peme afer pellgut.
Legjendat dhe aktiviteti paranormal
Ky vend eshte bere nje prej vendeve me te famshme ne Shtetet e Bashkuara per shkak te aktivitetit paranormal shume te shpeshte qe ndodh aty.
Njerezit vazhdojne te gjejne kocka ne cep te pellgut dhe vecanerisht mbas shirave te shumte.
Shfaqjet e atyre qe do te beheshin mama jane te zakonshme neper varreze. Dhe me e tmerrshme akoma, jane pare shfaqje te bebeve qe zvariten neper guret e varreve.
Edhe doktori vete eshte pare neper varreze dhe prane pemes ne te cilen ai vari veten.
Gjithashtu eshte raportuar per nje zonje te veshur me te bardha (qe besohet te jete viktima e nje abortimi te deshtuar), e cila shetit neper varreze dhe neper token rreth e rrotull.
Jane raportuar edhe aktivitete te tjera si; pika te ftohta, ndjesi te cuditshme, ndjesi sikur jeni nen vezhgim, sikur jeni te padeshiruar dhe madje raportohet te jene degjuar edhe ulerima apo qarje femijesh.