Nje oficer policie shikon nje UFO dhe okupantet e tij qe zbresin ne shkretetiren e New Mexico.
Ne daten 24 Prill 1964, ne qytetin e vogel te Socorro, New Mexico, Oficeri i Policise Lonnie Zamora, vuri re nje adoleshent lokal qe po shpejtonte me makine neper qytet. Oficeri Zamora e ndoqi adoleshentin ne dalje te Socorro dhe me pas ne shkretetire.
Ai nuk ia kishte aspak idene se cfare rrjedhe te cuditshme do te merrte jeta e tij.
"Une mund te shikoja nje objekt te bardhe ne te majten time atje. Mendova se mos ishte nje makine e permbysur. Kur arrita ne maje, dhe pashe poshte, dallova kete objektin e madh te bardhe ne toke. Mendova se arrija te shikoja dicka rreth anijes kozmike atje. Mund te shikoja disa figura. Dukej sikur ato ishin duke ecur rreth e rrotull anijes kozmike. "
Sipas Lonnie, kishte shenja te kuqe ne huli, nje shigjete vertikale me nje vije horizontale poshte saj dhe nje hene ne forme rritese mbi te. Lonnie u mundua qe te fliste ne radio me zyrat qendrore te policise por nuk arriti te lidhej me to per shkak te statikes se rende. Mbasi degjoi dy zhurma metalike, si dyer qe po mbylleshin, Lonnie vuri re qe figurat e vogla ishin zhdukur.
"Pashe flake qe dilte nga poshte anijes kozmike, dhe me pas vrapova mbrapa makines. Anija kozmike u ngrit ne ajer. Me pas qendroi atje per pak kohe. Dhe me pas, me ne fund filloi te largohej me ngadale ne drejtim te perendimit. Ne fillim, pasi mora veten, thashe: 'E pashe apo nuk e pashe? Cfare ndodhi?' ".
Me radion e tij qe tashme punonte pasi nuk kishte statike, Lonnie foli me mikun e tij te vjeter, Sergjentin Sam Chavez, i Policise se Shtetit te New Mexico, dhe i kerkoi atij qe te nxitonte per tek vendi ku ndodhej ai.
"Une mund ta kuptoja qe Loonie ishte i intigruar dhe ndoshta edhe i frikesuar. Loonie Zamora, eshte nje person shume i drejte dhe i sakte. Ai nuk eshte nga ato persona qe do te ndertonin apo te shpiknin histori te tyre apo te ndryshonin gjerat per t'i bere me interesante."
Kur Sam mberriti, ai dhe Loonie vune re ato qe dukeshin si shenja zbritje ne toke:
"Shenjat ne toke ishin 9 inch te thella, 8 inch te gjata, dhe 9 inch te gjera. Une fillova te kerkoja per gjurme ne toke, gjurme njerezore, por e vetmja gje qe arrita te gjeja ishin shenja ne toke qe ishin bere nga nje rreth perfekt. Por nuk gjeta gjurme njerezore. Nuk gjeta shenje kepucesh."
Oficeret e Ushtrise se Shteteve te Bashkuara dheWhite Sands Missile Range derguan Kapitenin Richard T. Holder per te hetuar:
"Mendimi im i pare ishte qe mund te ishte dicka qe mund te kishte nevoje per ndihme. Ndihma e shpejte, kujdes, apo siguri. Sa me shume i afrohesha, aq me shume bindesha qe ky nuk ishte rasti."
Holder vuri re shenja te pazakonta qe ishin ne rere dhe nje shkurre te djegur vetem nga njera ane.
"Cdo gje qe ne pame dukej se mbeshteste historine e oficerit Zamora. Asgje nuk me dha pershtypjen qe ai te kishte shpikur nje histori te tille per tu bere i famshem."
Mbas hetimeve te tyre, Forcat Ajrore pranuan qe Loonie kishte pare dicka, por ata kembengulen qe duhet te kishte qene nje anije kozmike sekrete e ushtrise. Eksperti dhe autori UFO Jerome Clarck tha qe shpjegimet e tyre nuk kane baza.
"Ata nuk qene asnjehere te afte per te gjetur te dhena te tjera per nje gje te tille qe ishte duke u testuar ne ate kohe. Dhe, ne fakt, edhe sot as edhe nje fakt nuk ka dale ne mbeshtetje te kesaj deklarate. Megjithate, te pakten ata pranuan qe oficeri ishte nje deshmitar i besueshem. 'Ai qartesisht pa nje fare mjeti te trukturuar fluturues dhe duhet te kete qene dicka qe e kishim ndertuar ne, por nuk mundemi ta gjejme ne asnje vend.""
Oficeret e Forcave Ajrore sollen Dr. J. Allen Hynek, nje astronom te respektuar dhe nje keshilltar ne Projektin Bluebook, studimi zyrtar i Forcave Ajrore mbi fenomenin UFo. Dr. Hynek mendoi se te dhenat ishin bindese. Por sipas Jerome Clarck, argumenti me i besueshem ishte vete Loonie Zamora.
"Dr Hynek ishte impresionuar shume nga Lonnie Zamora. Ai mendonte qe virtualisht nuk kishte vend per nje mashtrim. Ai tha qartesisht qe ishte e dukshme qe historia qe te kishte qene nje mjet eksperimental dhe jo nje UFO, ishte nje genjeshter qe e dinin shume mire te gjithe."
Si mund te shpjegojme ate cfare pa Lonnie Zamora? Pa rendesi se cfare mendojne te tjeret, Lonnie nuk ka dyshim qe ajo cfare ai pa, nuk ishte nga kjo Toke:
"Nese duan te me besojne, shume mire. Edhe nese nuk me besojne, prape shume mire." (F.B/Infoalbania)