Një 17-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak të Tiranës, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:30 minuta në fshatin Baterr të vogël të Matit, në afërsi të shkollës 9-vjeçare të fshatit.
Kanë qenë familjarët të cilët arritën të shpëtonin të riun dhe e dërguan atë menjëherë në spitalin e Burrelit, prej nga u transportua me helikopter në spitalin ushtarak.
Sipas bluzave të bardha, adoleshenti ka pësuar djegie të mëdha në të gjithë trupin.