Një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, një sondazh i ri në Greqi paraqet partinë SIRIZA, të Aleksi Cipras fituese të zgjedhjeve, me 21,7%. Në vend të dytë qëndron Demokracia e Re me 20,2% dhe pasohet nga PASOK me 11,7%.
Lista e sonadzhit
SYRIZA 21.7%
Demokracia e Re 20.2%
PASOK 11.7%
Grekët e Pavarur 7.3%
Partia Komuniste KKE 5.5%
E majta Demokratike DIMAR 6.2%
Agimi i Artë 3.7%
Aleanca Demokratike 2.5%
Të tjera 4%
Ky sondazh u krye nga kompania RASH për llogari të gazetës Metro. /albanians.gr/
Përgatiti: E.L