Qytetet historike
TIRANA
Tirana është kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, me popullsi prej 700 000 banorësh dhe shtrihet në rrëzë të Malit të Dajtit, 110 metra mbi nivelin e detit. Zona e Tiranës ka qenë e populluar që nga periudha neolitike. Ajo është themeluar në vitin 1614. Ndërtimi i xhamisë së Ethem Beut në sheshin Skënderbej filloi në vitin 1789, ndërsa Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1920. Në atë kohë popullsia e Tiranës ishte 17 000 banorë.
BERATI
Berati njihet si qyteti i një mijë e një dritareve për shkak të arkitekturës karakteristike të shtëpive. Origjina e qytetit ka qene ilire, ashtu siç mund të dallohet për shkak të blloqeve të mëdha të gurëve dhe mureve. Si qytetet e themeluara në shekullin e 4-t dhe të 5-të para Krishtit në territorin e fisit ilir të desaretëve, Berati u shndërrua në fillim të shekullit të 3-të të erës sonë në një qytet të fortifikuar të njohur me emrin Antipatrea. Berati është qytet muze i ndërtuar në rrëzë të një mali, ku ndodhet edhe një kala. Brenda mureve të kalasë ndodhet një lagje e banuar me një numër të madh shtëpish karakteristike, kalldrëme dhe kisha që u përkasin periudhave të ndryshme historike. Kishat më interesante janë Kisha e Shën Marisë dhe Kisha e Trinitetit të Shenjtë, që është një nga shembujt më të spikatur të arkitekturës bizantine në Shqipëri.Katedralja e Shën Marisë u rindërtua në vitin 1797 mbi rrënojat e kishës së mëparshme. Berati u pushtua nga osmanët dhe xhami të ndryshme u ndërtuan poshtë kalasë, si xhamia e mbretit dhe xhamia e plumbit. Muzeu i Onufrit ia vlen të vizitohet për pikturat dhe ikonat e tij e vetë Onufrit, piktorit të njohur të shekullit të 16-të. Qyteti përbëhet nga tre pjesë: Gorica, Mangalemi dhe pjesa e banuar brenda fortesës që njihet si Kalaja.
GJIROKASTRA
Gjirokastra është një nga qytetet më tërheqëse të Shqipërisë, ajo quhet ndryshe "qyteti i një mijë hapave" ose "qyteti i gurtë". Eshtë një qytet me interes të veçantë për arkitekturën e tij karakteristike. Shtëpitë rreth kalasë janë ne vetvete fortesa të vogla. Panorama e mrekullueshme e maleve të thepisura dhe atmosfera e mistershme i japin qytetit një pamje shumë të bukur.Rrugët e ngushta me kalldrëm të qytetit muze të Gjirokastrës të japin një ndjesi mesjetare. Kalaja është vendi nga ku mund të shohësh të gjithë qytetin.
KRUJA
Kruja është një qytet mesjetar, edhe pse u përmend për herë të parë si qendër fetare kristiane në vitin 879. Kruja ndodhet 32 kilometra në verilindje të Tiranës dhe 560 metra mbi nivelin e detit rrëzë malit Sari-Salltiku. Qyteti u ofron vizitorëve pamje të mrekullueshme dhe objekte të shumta historike. Për shkak të rëndësisë së saj strategjike ajo ka një kështjellë, ku ndodhet muzeu i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kështjella e Krujës u ndërtua gjatë shekullit të 5-të dhe të 6-të. Brenda mureve të saj gjenden ende rrënojat e disa shtëpive, ndërsa në rrugën për në kala ndodhet një pazar ku mund të gjesh shumë objekte të vjetra historike, punime artizanale, etj.
BREGDETI I VIRGJER
Bregdeti i Adriatikut dhe Jonit ka një bukuri të rrallë. Bregdeti shqiptar ka një gjatësi prej 427 kilometrash dhe është shumë i pastër. Bregdeti i Adriatikut është 300 kilometra dhe ka ujë të pastër dhe plazhe me rërë deri në 5 kilometra. Pjesa më e madhe e bregdetit ka edhe pyje pishe. Bregdeti jugor jonian është rreth 150 kilometra dhe ka shumë shkëmbinj dhe plazhe që nga ato me gurë deri tek ato me rërë të bardhë. Thellësia e ujit nis që në breg të detit.
Rruga nga Vlora për në Sarandë kalon përmes maleve të mrekullueshme të mbuluara nga pyje pishe dhe fshatra tradicionalë. Rruga ngjitet në Qafën e Llogarasë. Kjo zonë është park kombëtar dhe ka edhe pamjen më të bukur të të gjithë bregdetit shqiptar.
DURRESI
Durresi është një nga qytetet dhe portet më të mëdha në Shqipëri. Ka popullsi prej 95 400 banorësh dhe është 39 kilometra larg Tiranës. Durrësi është një nga qytetet më të lashta në Shqipëri. Ai u themelua nga Epidamnusi, mbreti ilir në këtë zonë që i dha atij edhe emrin e nipit të tij, Dyrrah. Nga vitin 1914 deri në vitin 1920 Durrësi u bë kryeqyteti i Shqipërisë. Vetëm pesë kilometra larg Durrësit ndodhet zona e plazhit.
VLORA
Vlora është qytet bregdetar. Ky qytet nuk është vetëm porti i dytë më i madh në vend por edhe një qendër me rëndësi të veçantë historike. Në kohët e lashta ai njihej me emrin Aulona. Në këtë qytet u mblodh në vitin 1912 një asamble që e shpalli Shqipërinë të pavarur, duke formuar kështu qeverinë e parë kombëtare të kryesuar nga Ismail Qemali, më 28 nëntor të vitit 1912. Në atë kohë Vlora u bë kryeqytet i vendit deri në vitin 1914.
Në jug të Vlorës, duke ndjekur rrugën për në Sarandë mund të zbulosh mjaft plazhe të virgjëra, Gjirin e Portopalermos dhe disa fshatra karakteristikë si Dhërmiu, Himara apo Piqerasi.
SARANDA
Saranda, porta jugore e Shqipërisë, është një qytet i vogël që ndodhet mes maleve edhe detit Jon. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtëve (Santi Quaranta).E vendosur në bregdetin jonian, përballë ishujve të Korfuzit, Saranda karakterizohet nga klima mesdhetare.për shkak të vendndodhjes së saj , ajo është një nga qytetet që tërheqin më shumë turistë në Shqipëri.
Saranda mund të vizitohet nga turistët që vijnë nga Korfuzi. Zona arkeologjike e Butrintit dhe qytetit historik i Gjirokastrës ndodhen fare pranë Sarandës, ndaj edhe turistët nga Korfuzi kanë mundësinë t'i vizitojnë këto zona.
BUTRINTI DHE APOLLONIA si dhe shume zona të tjera arkeologjike nëse jeni të interesuar për arkeologjinë
QYTETET HISTORIKE:
BERAT, GJIROKASTER, KRUJE
PLAZHET E VIRGJERA
DURRES, VLORE, SARANDE
BUTRINTI
Një rrugë e ngushtë e këndshme me pamje nga deti të çon drejt Butrintit përmes plantacioneve të ullinjve dhe pemëve të portokalleve. Butrinti ndodhet 15 kilometra në jug të Sarandës. Qyteti i lashtë i Butrintit, i shpallur nga UNESKO pasuri ndërkombëtare, banohej në kohët e hershme nga ilirët. Qyteti i lashtë i Butrintit preferohet të vizitohet si qendër arkeologjike, ku antikiteti dhe bukuria ndërthuren me njëra-tjetra. Gërmimet arkeologjike tregojnë se Butrinti ka qenë një zonë e rëndësishme e kaonëve ilirë, një ndër fiset më të mëdha të Ilirisë. Sipas zbulimeve të bëra në këtë zonë, është vërtetuar se zona ishte populluar që në periudhën paleolitike. Në shekullin e gjashtë para Krishtit grekët e Korfuzit u vendosën në këtë zonë, krahas ilirëve dhe kolonia e re eci përpara si rezultat i tregtisë.
Në shekullin e pestë para Krishtit, Butrinti ishte një qytet i fortifikuar. Në shekullin e katërt ra nën sundimin e Epirit, ndërsa në vitit 167 para Krishtit ra nën regjimin romak. Në shekullin e dhjetë ai ishte selia e një kishe bizantine. Butrinti u mor nga normanët në shekullin e 11-të dhe i kaloi Venedikut nga viti 1690 deri në vitin 1797 kur u mor nga Ali Pashë Tepelena. Me rënien e Pashallëkut të Janinës në vitin 1822, Butrinti i kaloi regjimit osman deri në vitin 1913. Disa gërmime që datojnë në shekullin e parë dhe të katërt pas Krishtit mund të vizitohen tashmë mes të cilëve; amfiteatri i vjetër, tempulli i Asklepios apo Asekulapius, muret e qytetit të vjetër, Baptisteri, Nymfaeumi, etj.
APOLLONIA
Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apollonia u zbulua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Por, gjurmët e para të pranisë së tyre në këtë vend I perkasin vitit 588. Gjatë viteve të para të ekzistencës së saj, Apollonia ruajti kontaktet me Korintin dhe Korkyrën si dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apollonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aos (Vjosë). Me interes të madh këtu janë muri rrethues, monumenti i Agonetit, Biblioteka, Odeoni, Portiku, shtëpia e mozaikëve, muzeu i Apollonisë, Kisha e Shën Mërisë. Fatkeqësisht, disa nga objektet arkeologjike dhe statujat u përvetësuan nga vendet e tjera para vitit 1945. Ato që kanë mbetur janë vendosur në një muze që ndodhet në një manastir të shekullit 13-të. Në kopshtin e manastirit ndodhet edhe një kishë që I perket shekullit te 14-të. Të huajve që janë të interesuar për kërkime arkeologjike në Shqipëri u duhet shumë më tepër kohë për të eksploruar gjurmët e hershme të popullimit të territoreve shqiptare, që janë zbuluar në Xarë të Sarandës dhe Gajtan të Shkodrës, që I perkasin periudhes se paleolitit, 100 000 vjet më parë, ndërsa në periudhën e Neolitit 7 000-3 000 vjet para Krishtit përfshihen zbulimet në Dunavec dhe Maliq të Korçës.
Zona të tjera arkeologjike që mund të vizitohen në Shqipëri janë: Amantia, Bylisi, Antigonea, Albanopoli, Selca e Poshtme, Lisi.
AMANTIA
Emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e 4-t para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e 3-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.
BYLIS
Ishte qendra e fisit ilir, Bylis dhe një nga qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire të zhvilluara gjatë shekullit të 4-t para Krishtit. Gjatë shekullit të 3-të para krishtit u ndërtua teatri, stadiumi etj. Në shekullin e parë pas Krishtit u bë koloni romake, ndërsa gjatë shekullit të pestë dhe të gjashtë u bë qendër dioqeze, që u vertetua nga zbulimi i gjashtë bazilikave dyshemetë e të cilave kanë mozaikë me motive romake.
ANTIGONEA
Eshtë një qytet i zbuluar në shekullin e 3-të para Krishtit.
ALBANOPOLI
Ndodhet në një kodër në afërsi të fshatit Zgerdhesh të Krujës. Qyteti ishte qendra e fisit ilir, albanët, që jetuan aty në shekullin e dytë dhe të tretë pas Krishtit. Nga emri i këtij fisi ilir vjen edhe emri i vendit, Shqipëri.
SELCA E POSHTME
Rrënoja të qyteteve ilire të shekullit të 4-t dhe të 3-të. Në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit, ajo u bë qendra e rajonit të Ilirisë, Dasaretias.
LISI
Një qytet i themeluar në shekullin e 4-t para Krishtit. Muret e tij rrethues gjatë shekullit të 3-të dhe të 2-të P.K e ndanin atë në tre zona Akropoli, Qendra dhe Periferia e qytetit, të cilat shtriheshin përgjatë lumit Drin. Muret e tij, 12 portat dhe kullat e shumta janë të ruajtura mjaft mirë.